Bashkia e Dibrës, kryeministri Edi Rama prezanton sot doktorin kandidat për kryetar

23 Gusht 2016, 11:22Politika TEMA

Kryeministri i vendit, Edi Rama, pritet të jetë sot prezent në Dibër për të prezantuar zyrtarisht para  votuesve dibranë kandidatin e koalicionit të majtë, Muharem Rama, ndonëse ky i fundit ka ditë që ka nisur fushatën e tij.

Përfaqësuesit e maxhorancës kanë thënë se Rama është një alternativë e mirë për t’i rikthyer Dibrës imazhin e cenuar nga ish-kreu i bashkisë, Shukri Xhelili.

Mësohet se prezantimi I kandidatit të koalicionit të majtë, ASHE, do të bëhet në qendër të qytetit, me një organizim madhështor ku do të jenë të pranishëm edhe shumë deputetë socialistë.

Këto zgjedhje të pjesshme në këtë bashki sipas demokratëve do të jenë një test për tëpolitikën për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, ndonëse mazhoranca I ka quajtur thjeshtë zgjedhje aksidentale locale dhe me ndikim lokal.

1 komente në “Bashkia e Dibrës, kryeministri Edi Rama prezanton sot doktorin kandidat për kryetar”

  1. Bujar Male says:

    1 – E keni parë së fundi Ramën si pozon? Sa afrohet fotografi Rama menjëherë qesh, nxjerr gjuhën, tund bishtin… Jo jo, gabim, e ngatërrova me qenin e Argitës.

    2 – Më në fund një lajm i mirë nga Shqipëria, Berisha për disa ditë do largohet nga pushteti. Lajm i keq është se do zëvëndësohet nga i jati, Rama.

    3 – E morrët vesh ditën kur do largohet qeveria Berisha dhe do vij qeveria Rama? Më 16 tetor, ditën kur ka lindur Berisha… Prit pak, jo jo gabim, Berisha ka lindur më 15 tetor. Më 16 tetor ka lindur Enveri…, ups, dhe qeveria Rama.

    4 – E ndoqët konferencën “Shqipëria e gjeneratës tjetër”? E dini se fjala “gjeneratë” e ka prejardhjen nga fjala “degjeneratë”. Është e vërtetë, e tha Mustafa Nano.

    5 – Besoj jeni në dijeni të emërimit më të fundit të Ramës, Shkëlzen Maliqit! Problemi është se i jati Shkëlzenit paska qenë diktator në Kosovë në kohën e Sllobodanit… (këta Shkëlzenat njëlloj i paskan baballarët).

    6 – A ju bëri përshtypje që emërimi i Shkëlzen Maliqit u bë fill pas ardhjes së Ramës nga Franca? Nejse, Franca interesohet më shumë për shqiptarët se për serbët, kjo dihet, e ka thënë Mustafa Nano.

    7 – Ju kujtohet Enveri, edhe ai i gjatë ishte. Ju kujtohet që edhe ai kishte jetuar (dështuar) në Francë para se t’i hynte politikës në Shqipëri. Ju kujtohet që edhe ai pozonte si “njeriu që qesh”. E dini pse? Sepse “Njeriu që qesh” është film francez.

    8 – Emri i karakterit kryesor te filmi “Njeriu që qesh” quhet Guinplen, besoj e mbani mend? – Çfarë thatë? – Jo jo nuk quhet Edvin! Po flasim për “Shqiperinë e gjeneratës së vjetër”, jo për “Shqiperinë e de-gjeneratës tjetër”…

    9 – PD filloi punë zyrtarisht në godinën e SHQUP-it. Në fakt PD-s i shkojnë këto godinat ushtarake. E patë Bashën sa mire dukej, i mongonte vetëm uniforma jeshile… dhe Gazidede.

    10 – Sipas Andi Bushatit, godina e SHQUP-it i takon PD-s, sepse PD futi Shqipërinë në NATO, ashtu si PS-s i takon piramida e Enverit, sepse PP futi Shqipërinë në Traktatin e Varshavës… Çfarë, çfarë, kush e tha këtë???

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje