Debati: Më postoni një faturë nga hotelet shqiptare, pas pushimeve. Komentuesit: Tallesh?!

23 Gusht 2016, 10:02Sociale TEMA

Deputeti socialist Erjon Braçe bën lajm edhe kur kërkon thjeshtë një faturë hoteli në Shqipëri, pavarësisht se shqiptarët nuk pajisen kurrë me një të tillë.

Tashmë që sezoni i pushimeve verore po shkon drejt fundit, të gjithë ne bëjmë një bilanc të shpenzimeve që kemi bërë.

Nëse do të çuditeni nga faturat e larta, që kryesisht janë evidentuar më së shumti në plazhet e jugut ë Shqipërisë, atëherë do të mund ta denonconi në adresë të kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe.

Në disa raste, Braçe me të drejtë referuar çmimeve skandaloze që ekzistojnë në verë kryesisht në stinën e verës, ka denoncuar dhe ka kërkuar nga organet kompetente kontrolle të rrepta.

Sot deputeti ka një kërkesë të veçantë, pikërisht denoncimin e faturave të hoteleve në gjithë vendin, që ashtu si edhe ato të restoranteve kanë qenë tepër të larta, që sipas asaj çfarë kanë denoncuar në rrjetet sociale pushuesit që kanë zgjedhur vendin tonë, nuk përkojnë aspak me shërbimet e ofruara.

Por ajo çfarë kanë nisur të komentojnë miqtë e deputetit është një tjetër fenomen abuzimi që duhet ndëshkuar, pikërisht mungesa e një fature që vërteton çmimet ekstreme. “

Mirmengjes! Shumica keni pushuar besoj. A me ndihmoni dot; Dua një fature fjetjeje ne hotel ne Shqiperi, kudo, ne jug apo veri. Postojeni këtu po mundet”, shkruan Braçe në profili e tij në Facebook.

Por, komentuesit thonë se asnjë hotel nuk jep faturë.

Ja disa prej komenteve:

“Ska fature, afrofe parapagim…”

“hahaha. mision i pamundur”

Fature pupu me mire mos kerko se ne Vlore te thyejne ne mes tu kerkosh fatur. :)”

“As ne Pogradec ata e quajne jashtplanetare”

“Une fjeta nje nat ne Permet cmimi 30 €,,,kur ikem ne mengjes pagova leket nuk mora asnje fature,,,,nderkohe qe u kapa me ate pronarin duke i thone se nuk je ne france o italy qe flet me €….pune injorantesh”

“Si fature? Do kupon tatimor per fjetjen? I pari qe e poston nje kupon do t’i paguaj nje jave ekstra ;)”

“Unë fjeta në hotel, pagova lekët, bëra pushimet dhe ika, tani kush e ka fajin, unë, hotelieri apo Erjoni që kërkon regulla te tatimet?!”

“Hahahaha pronarja e nje hoteli ne skele ne vlore, kur i kerkova recepsionistes kupon kase me tha sikur kishha dash t’ja digjia hotelin…ne fund me dha nje fature me cmimin e hotelit pergjysem”

“He mos u tall. Kush ben fatura ketu. Ne hotel ska, ne apartamente jo, ne dyqane as behet fjale, maximumi ndonje kafe ku dhe aty nje fatur jepet me kafen dhe tre pijet e tjera ti jep me mend kamarieri.”

“Në një restorant në Sarandë të vendosnin në çmim edhe mbulesat e letrës për tavolinat. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë.”

23 komente në “Debati: Më postoni një faturë nga hotelet shqiptare, pas pushimeve. Komentuesit: Tallesh?!”

  1. albatros says:

    Ne Afrike, kam qene disa here dhe te japing vete , sapo paguan faturen. Nuk ka qene nevoja te kerkosh se ta japin vete. Ketu te ne sado qe kam kerkuar nuk kam arritur te marr, vecse nje cope leter nganjehere qe ne fakt nuk permbush funksionin e fatures. Meqe ra llafi, pse nuk do ajo SHEFJA(te me fali pasi nuk I zmadhoj dot germat) qe hotelet ketu te japin fature? Ma ha mendja z. Brace, nuk e ben dot zap as ti qe ke funksion te larte

    1. Kiu says:

      Z. Brace, respekt per ty se je deri diku djale me integritet. Mire bejne qe nuk japin fature. Me mire te vjedhin ca pronare hotelesh dhe te bejne ndonje gje me te bukur vitin tjeter, se sa te vjedhin gjithe koleget e tu deputete dhe ministra nga taksat e ketij mileti dhe te mos merret vesh ku shkuan paret…

    2. Grigor says:

      Ne Jug te Shqiperise mos u lodh kot. Jane demek “te zgjuar” dhe duan t’ja hedhin shtetit. Por nga shteti kerkojne ama. Duan rruge, duan rend, duan mos t’jua prekin plantacionet e kanabisit.
      Por ne plazhet e Golemit nuk kam çfarë te them. Çdo gje me rregull. Edhe per nje kafe te vetme merr fature. Hotel Malvina dhe Supermarket Golemi ne Golem, Hotel Family, Hotel Kastrati dhe Fafa Resort tek Mali I Robit, nuk kam pare biznese me te rregullt. Çdo gje me fature, çmimet te aresyeshem, sherbimi tejet I kulturor, disa djem te qeshur dhe shakaxhinj qe sherbenin. E kam thene edhe me pare, deti eshte ai qe eshte, por te kam dhjere detin dhe tet’eme po qe se nuk di te sherbesh.

  2. Ervini says:

    Te gjithe dyqanet e lagjes sime ne Tirane kane marre gjobe per mos prerje fature per mallra qe zakonisht shkojne deri ne 5000 leke te vjetra. Te hoteli Paradise ne Radhime paguam 120€ per dhomen plus rreth 100,000 leke te vjetra per ushqim ne dite, fature tatimore nuk pa njeri me sy. Me sa duket fushata “sensibilizuese” e Benit te Finances eshte vetem per hallexhinjte per buke goje se per hotelet e ish-deputeteve qe marrin rreth 3,000,000 leke per 10 dite nuk ka nevoje per “sensibilizim”

  3. Komunista Delenxhinj 25 Karat says:

    komunisti Brace do te kontrolloje te drejten e privatit..por dhe tregon qe sa larg realitetit jane keta mafjoze te politikes qe vetem kane rrjepur kete vend e popull akoma me shume pas demokracise….nuk kerkon bileten e avionit per ne Tiraane qe eshte me e shtrenjte se te shkosh ne Afganistan..delenxhi, hipokrit i Zeri te Popullit.

  4. Tutu says:

    Rruges per ne Lalez eshte nje pasticeri qe ben akullore…aty kush nuk kalon dhe kush nuk ndalon…kur pritet te kaloje sheiku i Lsi aty para dyqanit mund te rrine deri 12 forca pilicie qe zotria te kaloje rehat…sbesoj te kete pushtetare qe kalon atje dhe te mos kete ndaluar…ka nje xhiro te papare…me nje goxha petsonel….kupon tatimor skam pare ndonje here…ne fund i uroj qe te kete fat ne bixhos heres tjeter ministrit te financave….

  5. jani says:

    Ne lalez 50000 leke . Ca mut fature ketu as litar te varesh nuk te japin. Kjo eshte fryma qe injektoi vicidoli per 25 vjet. Rrace e qelbur kurvash dhe injorantesh. Pse nuk del grigja duma per kete. Lylezimi nuk thote nje fjale. Keta jane legenat qe e shpartalluan shtetin.

    1. Maçu Piçu says:

      o jani, jo per gje, po thjesht per hir te saktesise, vicidoli ka qene ne pushtet 15 vjet. Dhjete vjet te tjere nga ato qe thua zotrote jane te Tosit dhe nja tre tashti ne fund jane te ketij shtatlartesises se Tij, prandaj vicidolasit t’i japim cfare i takon vicidolasit, po ka mut sa te duash edhe nga te tjeret, apo nuk ua mesojne keshtu ne Parti?

  6. Maçu Piçu says:

    Cudi o Erjon, se ai palla, ai shefi jot ka ca kohe qe na mbyti duke na mbushur mendjen qe po hidhte themelet e shtetit meqe po i bente bizneset te jepnin fatura e kupone. Madje llogariti qe vetem nga uji dhe kafet dilnin nja 60 miljon dollare ne vit. Keshtu qe o Erjon, o ai palla shefi jot talli byhten me miletin per ate shtetin qe po rilindte Rilindja, o ai palla shefi jot talli byhten me miletin per ate shtetin qe po rilindte Rilindja. Ti zgjidh e merr cilen te duash, palla shef persseri do te talli byhten me miletin.

  7. shqip says:

    e kuptoni tani se ç’mender vend i natos jemi? dikush te shan se je komunist nese kerkon kuponin. me vjen ne mendje shkrimi i blendi manes, ” o rrace e qelbur”. dhe ne jemi te tille. e meritojme nje shtet te tille bananesh. te gjithe ulerasim se s’ka drita. po dritat i vjedhin. me se shumti bizneset. te gjithe ankohemi per rruge te prishura e mungese parqesh. po shume pak te kerkojne kuponin. edhe keta masakrohen nga tregtaret batakçinj e te pa skrupullt. po ky han kete bylmet ka. u bene zengjiner duke mashtruar e vjedhur. dhe ne prape kemi turp te kerkojme kuponin. sepse kultura kafsherore atje te ben me turp, madje me faj. me fal, po ç’humbje do kete shteti nese mbyll 1000 apo 5000, madje edhe 10000 biznese? llogjika idiote e ndonje shqupisti thote se mbajne ekonomine. ekonomine e leshit qe u ka zene syte. po kur nuk deklarojne e nuk derdhin taksa e detyrime ne arken e shtetit, eshte njesoj sikur nuk ekzistojne. atehere perse u dashkan mbajtur ne kembe aktivitete informale. apo per te demtuar edhe konkurrencen e ndershme. po ku eshte pare qe ti te fitosh 50 euro nata per person, qe per 10 bejne 500te, e qe per 100te kliente bejne 5000 euro. dhe te thuash s’ka kupon. kjo eshte ti thuash robespierit ” mirse erdhe”. po , me keta kafshe demokracia nuk funksionon. po paskemi kaq shije te ulta si komb sa nuk na e merr mendja. te vesh ne disa zona te bregdetit shqiptar, eshte sikur te besh banjo ne mes te urines. vjen tjetri dhe paguan 30-40-, madje edhe 50 euro per tu lare ne plazhin e golemit. aty 85% e ujrave te zeza derdhen ne det , ose dalin ne siperfaqe e kuterbojne dynjane. ne jug situata duket diçka me mire. po eshte vetem ne aparence. duket e tille pasi ne bregun e himares ka me pak densitet. po ku kalojne ujrat e zeza? atje edhe rruget jane bere tek tuk po pa kanalizime. medoni nje restorant apo hotel. vriteni mendjen se ku shkarkojne mbetjet. te thuash qe ne shqiperi mund dhe duhet vene dore ndaj atavizmave te nje kapitalizmi kanibal, sot eshte e pa imagjinushme. me kete brez ku bej pjese edhe vete , eshte e pa mundur. mbase femijte e erion braçes, mbase nipat, ndoshta do shohin nje vend me kupona e me sherbime. po ne jemi vete drite larg nga normalja.

  8. sefi says:

    kerkoni fatura ne biznesi kur vete shteti abuzon ne menyre skandaloze shikoni shtepite e pushimit ne durres se si shiten dhomat e fjetjes ne nje kohe flete kampi nuk jepen ndersa dhomat e fjetjes shiten pa fatura me leke ne dore dhe kjo eshte me se normale cfar kerkon nga te tjeret ooooooooo shtet

  9. Arjan says:

    Po Ben propagande Erjon,ku jeton ti zoteri dhe nuk e dike qe ska kupon ose me qarte takse ne Te gjithe bregdetin Shqiptar me perjashtim te 2-3 vetave qe sjane me parti.Per cfare rilindje flet TI plehre,kjo eshte vetem anarshi ku pronare vendosin cmime si te duan se duan te behen milionere shume shpejt .Ku eshte ministri i financave perse paguhet ,per cfare parlamenti flet ti .

  10. vaso says:

    Nuk ndertohet shteti me spiuna.Mund te shkoni vet,dhe te verifikoni cdo gje.

  11. Anonim says:

    Z.Brace je ne hipokrit qe se ke shokun, pse tani u kujtove ti, kryetari i komisionit parlamentare per ekonomine. Po qe trecereku I shqiptareve paguhet me dy bordoro gjysmen e rroges ne. Banke dhe gjysmen tjeter ne dore, as kete se di z.Brace, do “habitesh” kur ta maresh vesh. HIPOKRIT

  12. endri says:

    Nuk esht ashtu si mendoni. Shqiptaret po shkojn drejt paperless per te ndihmuar natyren. Natyrisht qe i paguajn taksat

  13. Baxhanaku says:

    Te gjitha bisneset e restorant-Hoteleri,bejne shkelje te kushtetutes-ne kushtetute thuhet monedha kombetare eshte LEK u,dhe jo euro.Te gjitha cmimet ti japin ne euro,dhe min e financove luan bixhos me euro.

  14. enter"" says:

    Cmimet e dhomave ne Greqi. Kroaci, Itali, etj jane nga 30 euro nata deri 110 eur nata, kshu qe mos thoni qe jashte shqiperise eshte me lire.
    Kushtet jane dicka tjeter, por cmimet e dhomave mos na thoni qe jane me lire jashte

  15. Beci says:

    O Erion une personalisht kam denoncuar per mungese kuponi tatimor ne emailin e tatimeve dhe te drejtoreshes se pergjithshme te tatimeve per nje lokal ne Himare qe quhet REHAB i cili ta jep cadren dhe dy shezlone per 15000 leke ne dite dhe te thote se ke brenda dhe dy birra. Po ti more djale i thashe ke marre nje prone publike per menaxhim per dhenie cadrash e jo per shitje birre. Ate e vendos une me tha pronari. Bera cbera une e denoncova kete rast ne tatime. Pandeh ti o Erion djali se e rruajti njeri per denoncimin tim? Jo mor jo

  16. loshi says:

    O brace palla pse nuk ja kerkon kyekarit tend se dhe ai pushimet ne jug i beri bashk me zahon zagarin mbasa te jep pergjigjet.
    Ose pyet gruan tende qe i ben pushimet nje muaj ne radhim ti ja jep leket apo i nxjerr me djersen e ballit

  17. skrepi says:

    rregullohet kjo pune ! Qeverriu ti marre NATO-s makoneri te renda me qera per 6 muaj dhe ti hyj vence nga veriu ne jug te gjithe cibaneve qe jane bere gangrena reale e ketij vendi !
    Buldozera,ekskavatore, fadroma, centaura e te tjera si keto dhe bohet apo nuk bohet ky vend??!!
    Se tek e fundit te gjithe pa leje kane ndertuar ne truall shteteror! ( perjashto ata pak qe kane ndertuar ne pronen e tyre dhe i pagijne rregullisht taksat) sikurse dhe njerezit qe shkojne per te blere produkte te ndryshme apo si dhe ne rastin konkret sherbim hotelier!!
    me respekte per njerezit e punes ,
    eskavatoristi

  18. ALBAN DEGA says:

    A MUND TE BEHET SHQIPERIA ME KESISOJ KUSARESH!?

    Te lumte penda e me shume mendja Erion…
    Prandaj Dogaanat dhe Tatimet dalin me humbje katastrofike per shtetin jo per xhepat e doganiereve dhe tatimoreve dhe bosave te tyre te pangijshem…
    Ngrini nje Komision Hetimor te Kuvendit jo vetem per to por edhe per grantet nga BE- ja etj.
    Mastraf qe fillojne nga ministrite e deri na hallkat e fundit te pushtetit dhe OJQ- ve.
    Nje shembull konkret : nje mik imi biznesmen I suksesshem ne SHBA ka bere nje investim multimiolionesh ne blegtorine dhe bujqesine shqiptare. Kerkon nje grant nga BE-ja ne ministrine perkatese dhe miratohet. 400 000 Euro ne total.
    Ne momentin e fundit te nenshkrimit Drejtoresha e Departamentit perkates i kerkon firmen per te nenshkruar per shumen 400 000 Euro duke e sqaruar se ne fakt atij do ti jepeshin vetem 200 000 euro. 50 per qind
    Gjysma tjeter sigurisht do te perfundonte ne xhepat e bosave dhe te asaj vete !
    Biznesmeni u terhoq, nuk nenshkroi …
    ” E di sa eshte rradha per nje grant te tille!?” i thote drejtoresha
    A nuk ndodhe kjo dukuri edhe me rruget dhe me tenderat, me punet publike etj. etj.
    A mund te behet Shqiperia me kusare te tille qe tash 25 vjet vjedhin e vrasin, plackisin e ate vend aq te bukur qe nena natyre i ka dhene bukuri e pasuri perrallore !

  19. like says:

    çar boet kshu or bap!! paska plas parja sheshit n´shqipni! ?

  20. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Me nje llogaritje te thjeshte,hotel,restorant,shezllon,pronaret i kalojne 150 miljon lek ne tre muajt e veres !!!
    Pronaret kane gjetur “Ameriken” !
    Ku eshte shteti ?
    Tatimoret bejne bilançet e pronarve,ne menyre fiktive,duke filluar nga 50 mije lek(te vjetra),per shtetin,vari leshte.
    Braçe mos luaj rolin e budallait,aq me keq kur mardheniet e tua me ministrin e financave apo tatimeve,nuk jane normale.
    Turistet qe futen ne Shqiperi,nuk flene rrugeve.
    Ku ka shkuar 20% i tvsh ?
    Mbase ti je nga te vetmit qe fut doren ne xhep,nga qeveritaret,per te paguar nga rroga,detyrimet per pushimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje