Rama: Nuk iki nga kryeministër, pa bërë "Rrugën e Arbrit" (dhe disa fjalë të mira per Sherefedinin)

23 Gusht 2016, 18:22Politika TEMA

Kryeministri Rama prezantoi sot në Dibër kandidatin e majtë për Bashkinë e qytetit, Muharrem Ramën.

Në fjalimin e tij prezantues Rama foli për përkushtimin e Dr. Muharremit për qytetarët e Dibrës, “të majtë e të djathtë”, dhe për vazhdimin e këtij misioni si kryetar I Bashkisë së Dibrës duke u shërbyer “të majtëve d etë djathtëve”.

Rama vlerësoi po ashtu dhe kandidatin e opozitës Sherefedin Shehu, duke e vlerësuar si “burrë i mirë”, por theksoi se Dibra nuk është vendi i duhur për të dalë në pension.

“Ju ftoj edhe ju demokratët që të zgjidhni Muharrem Ramën. Edhe ai tjetri është burrë i mirë, por është lodhur dhe është në prag pensioni. Dibra nuk është vendi i duhur për të dalë në pension”, tha Rama.

Sa i përket “Rrugës së Arbrit”, e cila është një temë mjaft e nxehtë ndër dibranët, Rama përsëriti se nuk do të largohej nga posti i kryeministrit pa e bërë “Rrugën e Arbrit”.

Ai u justifikua duke thënë se qeveria nuk ka pasur fonde dhe se këto vite ka negociuar me qeverinë kineze për këtë investim.

 

3 komente në “Rama: Nuk iki nga kryeministër, pa bërë “Rrugën e Arbrit” (dhe disa fjalë të mira per Sherefedinin)”

  1. mirel says:

    Ske turo legen.
    Nuk le me stadium dhe park pa ndertuar dhe tani nuk largohesh pa thithur dhe nje koncesion te ri nga kinezet.
    O qeneri shtet.
    O popull debil.
    Ky ja ben muuu qe do vjedh nga rruget dhe ndertimet mbi pronat publike, dhe do e lere tere Shqiperine ne dore te koncesioneve.
    Nuk largohem thote pa mbushur dhe xhepin e fundit nga kinezet.

  2. Petro says:

    Sigurisht s ka pasur fonde.Politika e fasades dikton gjera te tjera.Palma arabie, gure Skrapari per sheshe, asfaltime e pastaj germime per kanalizime, shtime pensionesh me 200 leke kur pensonet e deputeteve i ka 1.4 miljon, plane rregullues me para, kur ka me qindra specialist urbanist dhe planifikues territori ne administraten e tij qe mund t i benin keto pa para(jemi ne 2016 me plote student te kthyer nga perendimi).Tjeter se e ka mbushur administraten me militante injorante qe marrin paga gjysem miljoni duke ndenjur ne kafene.Do te numeronim me dhjetra raste te tjera po le ta leme me kaq kete here.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje