Reshjet nuk janë problemi i vetëm, në Tiranë mungon qytetaria

24 Gusht 2016, 18:37Sociale TEMA

Reshjet e shiut që përfshinë kryeqytetin pasditen e të mërkurës, kanë shkaktuar përmbytjen e disa rrugëve, duke e vështirësuar mjaft situatën jo vetëm për automjetet, por sidomos për këmbësorët.

Megjithatë, një video e publikuar nga portali “Jeta Osh Qef” tregon se problemi i vetëm në Tiranë nuk është natyra, por edhe vetë qytetarët. Në video duket një
burrë, i cili ka ngecur në mes të rrugës bashkë me biçikletën e tij, i bllokuar nga uji.

Si të mos mjaftonte kjo, automjetet që kalojnë pranë tij as nuk marrin mundimin të ndalen për ta lejuar të kalojë në anën tjetër. Madje, ai shihet edhe teksa laget prej tyre.

1 komente në “Reshjet nuk janë problemi i vetëm, në Tiranë mungon qytetaria”

  1. Phoenix says:

    Po pra, ne nuk pyesim per tjetrin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje