I marrë peng dhe i rrahur për vdekje. Ky ka qenë fundi i zv.ministrit të Brendshëm bolivian, Rodolfo Illanes, i cili vdiq në duart e minatorëve grevistë.
Zyrtari i lartë dhe truproja e tij u rrëmbyen mëngjesin e së enjtes në postbllok të Pandur-s, në jug të La Pazit. “Të gjitha sinjalet janë se Illanes është vrarë në një sulm brutal dhe burracak”, deklaroi ministri i Brendshëm, Carlos Romero, ndërsa shtoi se për momentin nuk është mundur të rekuperohet trupi i tij.
Më shume se 100 arrestime janë kryer në lidhje me rastin e bujshëm. Autoritetet premtojnë ndëshkim ekzemplar për personat përgjegjës. Në kohën e pengmarrjes, Illanes vetë pati pohuar për radiot boliviane se kushti i lirimit të tij ishte që Qeveria të negocionte me minatorët mbi legjislacionin e ri.
Këta të fundit mbajnë të bllokuar që prej së martës një rrugë kryesore në Panduro. Protestuesit kërkojnë më shumë lëshime në lidhje me aktivitetin e tyre, këmbëngulin të kenë të drejtën të punojnë dhe për kompani private e duan një përfaqësim më të madh në sindikata.
ne shqiperi ne i mbrojme dhe japim dhe jeten. se mos e shti detin apo i solli plehrat ai..thjesht e vrane se nuk e besuan rufjanin…..
Bolivjanet po qe jane popull qe ka respekt per veten, kemi shume per te mesuar ne shqipetaret.
Burra jo si shqiptatet me Enver Hoxhen 50 vjet dhe me keto fekalet e Enverit qe na drejtojne,per 30 vjet.