Qendrat tregtare, me sipërfaqe sa në Perëndim, blerësit…

27 Gusht 2016, 09:31Politika TEMA

Çfarë “fshihet” pas taksimit të blerjeve online. Tirana, me një numër banorësh që në fillim të 2016-s arriti mbi 800 mijë sipas INSTAT, numëron 16 qendra tregtare. Në vjeshtën e këtij viti, pritet të vijë në treg një qendër e re, që do t’i shtojë stokut të përgjithshëm një sipërfaqe shtesë prej 60 mijë m² (mbi 240 mijë në total), por a ka vërtet blerës? Ngopet tregu me qendra, kryeqyteti njësoj si vendet perëndimore, me rreth 220m2 për 1000 blerës…

Të gjithë sot po kërkojnë blerës. Qendrat tregtare tentojnë të joshin me oferta të kombinuara me argëtim. Dyqanet e rrugëve kryesore ofrojnë skonto deri në 80%, pikat e shitjes së lagjeve tentojnë të krijojnë klientë besnik. Kjo në një mjedis ku konsumi është i dobët, ndonëse pozitiv, rritja ekonomike e ngadaltë dhe për më tepër klientët janë bërë më kërkues për raportin cilësi-çmim. Që pas heqjes së vizave, një pjesë e konsumatorëve blinin direkt jashtë vendit, ndërsa dhe blerjet online po bëhen gjithnjë e më të preferuara. Këto të fundit gjithsesi priten të frenohen pasi limiti për blerjen pa taksa u ul së fundmi nga 145 euro në 22 euro, duke u shtuar produkteve që blihen në internet, përveç 22.4% TVSH dhe taksë doganore, edhe andrallat e zhdoganimit. Ulja e kufirit erdhi pikërisht si rrjedhojë e presionit të biznesit vendas, që duket se po ndien tkurrjen e konsumit dhe shtimin e konkurrencës nga të gjitha drejtimet.

Shtohen qendrat tregtare dhe hapësirat

Stoku i përgjithshëm sipërfaqes së shitjeve me pakicë në Tiranë në qendrat tregtare, në fund të vitit 2015 ishte 183,000 m², sipas të dhënave nga Colliers International. Stoku pritet që të arrijë në 243,000 m² me çeljen e Toptani Center në vjeshtë të këtij viti.

Investimet në qendrat tregtare në Shqipëri janë zgjeruar me shpejtësi që pas vitit 2005, kur u hap Qendra Tregtare Univers (QTU), në periferi të kryeqytetit.

Vetëm në kryeqytet, aktualisht ka 15 qendra tradicionale tregtare, 4 prej të cilave janë në periferi të tij dhe së bashku me Toptani do bëhen 16.

Zonat periferike janë shndërruar prej vitesh preferenciale për zhvilluesit e tregut, pasi ato ofrojnë mundësi për zonat e mëdha tregtare dhe hapësirë parkimi. Megjithatë, hyrja në treg e dy qendrave të reja, fillimisht Tirana Ring Center, në maj 2015 dhe Toptani Plaza, që pritet në gjysmën e dytë të 2016-s të, dëshmon se edhe qendra e qytetit po shndërrohet në një atraksion të ri. Stela Dhami, menaxhere ekzekutive e Colliers International, tregon se me Tirana Ring Center në treg dhe me ardhjen e Toptani Plaza, pritet që të përmbushen kërkesat e konsumatorëve për blerje në qendër të Tiranës dhe të sjellë një shtim të vlerës së kryeqytetit nga ana komerciale, duke nënkuptuar një treg të mbingopur.

Megjithatë, znj. Dhami tregon për ‘Monitor’ se, edhe qendrat tregtare vazhdojnë të shikohen nga qiramarrësit potencialë si vende ku mund të bëhet biznes më i sigurt, sipas fluksit të konsumatorëve që ato ofrojnë, pavarësisht se nëpërmjet një kostoje më të lartë.

Qendrat kryesore tregtare në Tiranë janë të Tirana East Gate, City Park, Qendra Tregtare Univers, Casa Italia, , Kristal, Condor, Sheraton Shopping Plaza, Coin, Hekla Center, Concord Center, Metropol Center.

Tre qendrat e tjera, Blue Star, Qendra Galaktik dhe Qendra Flagship janë vendosur në Durrës, 38 km larg nga kryeqyteti. Dy degë të tjera të qendrës tregtare QTU gjenden në Fier dhe në Vlorë. Një tjetër qendër tregtare ndodhet në Elbasan, Orti Center, rreth 500 metra në autostradë.

Ka vend Tirana për qendra të reja?

Tirana Ring Center hyri një vit më parë në tregun e qendrave tregtare të kryeqytetit, duke i shtuar stokut total të qendrave një hapësirë prej 55 mijë m², me ambiente argëtimi dhe dyqane.

Në gjysmën e dytë të këtij viti pritet të vijë edhe një tjetër kompleks shumëfunksional, konkretisht Toptani Plaza.
Toptani Plaza, e konceptuar si qendër shumëfunksionale në rrugën “Abdi Toptani”, ndodhet në qendër të Tiranës, me një strukturë prej 60,000 m², nga të cilat rreth 13,000m² janë dyqane dhe rreth 17,000 m² zyra, sipas burimeve zyrtare. Është një investim i kompanisë Gener 2, ndër të tjera ndërtuesi dhe menaxhuesi i Abba Center (Coin).
Sipas të dhënave, ndonëse nga kompania nuk vijnë konfirmime të sigurta, duke lënë në mëdyshje kohën e saktë se kur do të hapet si qendër, në faqen e internetit të kompanisë dhe në rrjetet sociale kanë nisur thirrjet për qiradhënie të ambienteve.

Stela Dhami, nga Colliers International, tregon për “Monitor” se kjo qendër e re pritet që të shtojë stokun e përgjithshëm të retail, që do të shkojë në 243,000 m², si dhe të përmbushë kërkesat e konsumatorëve për në qendër të Tiranës.

Ngopet tregu me qendra, kryeqyteti njësoj si vendet perëndimore

Me hyrjen e Tirana Ring Center dhe hapjen e Toptani Complex Center në shtator, treguesi i përqendrimit të qendrave për gjithë vendin arrin në rreth 80 m2 për 1000 banorë, nga 67 m2 për 1000 banorë, që ishte para hyrjes së tyre. Ndonëse ky indikator është i ulët në raport me vendet e tjera të rajonit (mesatarja e Europës qendrore është 209 m2 për 1000 banorë, sipas Europa Property), përqendrimi i tyre në zonën e Tiranës e Tiranës dhe Durrësit, ku jetojnë më se një e treta e popullsisë së vendit rrezikon ta çojë këtë sektor drejt mbipopullimit (Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, numri i banorëve në Tiranë vlerësohet të jetë 811,649 dhe në Durrës 278.775).

Vetëm për zonën e Tiranës e Durrësit, treguesi shkon në rreth 220 m2 për 1000 banorë, sa në vendet e tjera të zhvilluara të Europës Perëndimore e Qendrore, ku fuqia blerëse është shumë më e lartë. Në Itali psh, ky tregues është 227 m2 për 1000 banorë, në Gjermani 180 m2, në Greqi 56, në Spanjë 244, ndërsa shumë i lartë është në vendet nordike, ku kryeson Norvegjia, me gati 900 m2 për 1000 banorë.

Në verë, qendrat tregtare në Shqipëri tentojnë të tërheqin edhe pushuesit nga Kosova.

Çmime të stabilizuara

Nga studimet e Colliers pohohet se çmimet e qirave mbeten të stabilizuara në vendin tonë, dhe në këtë rast flitet për qendra që funksionojnë mirë dhe kanë vite që operojnë në treg.

Por, a do të kemi ulje të çmimeve me shtimin e qendrave? Znj. Dhami tregon se hapja e qendrës Toptani Plaza pritet të ketë ndikimin e vet në treg, sa u përket çmimeve, megjithatë, ajo thekson se qendrat e stabilizuara prej vitesh nuk do të preken nga ndonjë ndryshim në nivelet e qirave të tyre.

“Me çeljen e qendrës së re Toptani, e cila parashikohet që të hapet brenda vjeshtës së 2016-s, pritet që të ketë edhe ndikime në treg, por përsëri qendrat e stabilizuara, të cilat u ofrojnë qiramarrësve konsumatorë të rregullt, do të mbeten në nivelet e mëparshme të qirave”,- tregon znj. Dhami.

Sa i përket ndryshimit të çmimeve të dyqaneve mes rrugëve kryesore tregtare dhe atyre në qendra, znj. Dhami pohon se rrugët kryesore qendrore karakterizohen nga njësi tregtare të vogla, gjë që çon në qira për m² më të larta se qiratë në qendrat tregtare, por si volum qiratë në total në qendrat tregtare janë më të larta.

Frenimi i shitjeve online, në favor të qendrave tregtare

Një vendim i fundit i qeverisë, tashmë i hyrë në fuqi, që blerjet online mbi 22 euro të paguajnë TVSH dhe taksë doganore, ndërsa për dhuratat apo dërgesat që qytetarët marrin nga jashtë, taksimi fillon nga kufiri 45 euro, ka shkaktuar zemërimin e konsumtorëve.

Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se për të gjitha blerjet mbi 22 euro dhe dhuratat e dërgesat nga jashtë mbi 45 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.

Kufiri mbi të cilin paguhen taksa është ulur ndjeshëm. Në mes të vitit 2014, qeveria vendosi që të gjithë ata që blinin online dhe iu vinte produkti me postë nga jashtë vendit, paguanin taksë në rast se vlera e mallit do të kalonte 20 mijë lekë, duke e rritur, nga 10 mijë lekë, që ishte më parë.

Ky veprim, sipas Financave, bëhet për të shmangur konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Ulja e kufirit për blerjet online ka shkaktuar pakënaqësi e reagime të shumta te konsumatorët, të cilët gjithnjë e më shumë i ishin drejtuar kësaj alternative, si një zgjidhje për të blerë mallra cilësorë me çmime të pranueshme.

Monitor

22 komente në “Qendrat tregtare, me sipërfaqe sa në Perëndim, blerësit…”

  1. loni says:

    Ne te mire te neve biznesit vendas ndoshta. Logjika ta thote qe cdo mall duhet te paguaje dogane ashtu sic fusim me dogane ne bizneset e vogla. Por vende te tjera qe e kane pragun me te larte jane me pak protektive ndaj biznesit vendas? Por lindi pyetja pse u rrit pragu ne 2014?
    Shteti e ngriti pragun, shteti e uli prape pas nje viti e ca. Sa jane keto vendime pasoje e logjikes racionale dhe sa jane keto vendime pasoje e lobuesve te medhenj qe kontrollojne funksionare
    te larte publik, kjo mbetet per diskutim. Dhe ky eshte problemi kryesor. Kapja e shtetit. Luhatje vendimesh brenda pak kohesh. Si gjithmone Shqiperia mbetet vendi i cudirave

    1. LaundryMoney says:

      Hahaha… Jeni vertet budallenje te gjithe ju qe mendoni dhe thoni se ka konkurrence tregu per bleresa etj. Eshte vetem dicka llogjike qe fshihet pas ketyre investimeve. PASTRIM I PARAVE TE PISTA!!! Droga , prostitucioni, korrupsioni jane duke hyre mire ne gjithcka. Shtet qe nuk prodhon asgje me varferi ekstreme dhe pa piken e etikes ne sherbim e komunikim… Cmimet ne stratosfere pasi keshtu edhe pastrimi i parave ka nje eficence me te larte, pra humbje me te vogel. Nje popull i zhytur ne llum ku edhe medja e zhytur ne pastim parash gjithashtu.

    2. Safari says:

      @Loni
      Kapja e shtetit, ke shume te drejte!
      Gomarllek ne dukje i Shkerdhim Canit, qe i kushtoi miliona euro ekonomise vendase.
      Nga ana tjeter, trilema mbete: “po nese keto para do te mbeten ne vend, sa garanci ka qe do te investohen dhe nuk do te vidhen nga pushtat-shtetaret qe kemi!?”

  2. tema says:

    KJO BEHET QE TE MBYLLEN TREGETARET E VEGJEL.

    1. Tatimori says:

      Tregtarucet, deshe te thoje???
      Po varja atyre, se nuk lane cep pa zene e trotuar, e nuk ngeli njeri pa bere matrapazllek nen emrin e “lirise ekonomike”… te mesojne zanate se boll me batakçinj e matrapaze

  3. Bariu says:

    loja e qeverise,mesuesit te anglishtes,min.i financave Arben Ahmetaj ,me parallinjte si Zamir Mane dhe kompani.Mendojne ns cdo sekonde si ta varferojne popullin e te fitojne ata– 1%.

    1. Ratata says:

      O Bari mavriu, shiko dhite e mos u merr me pube me te medha se kova e qumeshtit!!! ???

  4. stil says:

    Po si mund te shkruash per ekonomine kur nuk di as te shkruash fjalen qerà! Ju me qira keni trurin!

    1. Eri says:

      Hap fjalorin e gjuhes shqipe dhe do ta gjesh qe shkruhet qira. Do te korrigjosh te tjeret dhe del si trap.

      1. Gramatiku says:

        @Eri:
        Të sugjeroj të konsultosh fjalorin online:
        http://www.fjalori.shkenca.org/

  5. Liu says:

    – Po t’e kerkoni e kerkoni do dale qe gjithe qendrat tregetare ne Shqiperi jane ngritur dhe mbushur me mall nga para te “pista” …
    – Qendrat Tregetare ne Shqiperi jane “lavatrice pastrim parash” dhe “droge” ashtu si Firmat e Ndertimit apo disa “gjoja” Universitete te nivelit te ulet ku shkolla miret me para apo seks.
    – Populli nuk mund te shkoje apo bleje keto mallra me cmime te larta … Drejtesia do nxjerre ne shesh emra kush i financon keto Qendra Tregetare (ish-ministra, fam. Berisha me shume qendra karburanti si “Kastrati” vellai i mikut ngushte Sali Berishes, doktorr Kastrati .. etj etj …}

  6. Spartaku says:

    Mendoje se keto qendra te medha tregu jane shume te mire.Nuk mund te mendosh sote per sot,por edhe per neser.Vendi yne eshte ne zhvillim,dhe ne ripertritje te perhereshme,prandaj do jene te nevojsheme.Gjithashtu mendoj,se vendi yne me keto qendra tregtare mahnitese,po hyne ne jeten e zhviluar EVROPIANE.

  7. xhemi says:

    Tirana me qendra tregtare sa ne perendim????
    Po ato jane pastrim lekesh, kompani ofshore, nuk eshte zhvillim ekonomie!!!!! Leku i modh qe eshte pastru m’Shqipni me qendra tregtare e me pallate…..
    ….. kete e di edhe bufi, ooooo Tema.

  8. fiodor says:

    KOMPANIA ZARA NE TEG KERCENOI SAMIR MANEN SE DO LARGOHEJ NGA SHQIPERIA, KY PAGOI DY QELBESIRAT ARBEN AHMETAJ DHE EDI RAMA QE MOREN VENDIMIN. PRA KOMPANIA ZARA BLEU QEVERINE QE TJA FUSTE QYTETARIT TE VET. KY ESHTE SHTETI SHQIPTAR FATKEQSISHT.

    1. Satrap says:

      @fiodor:
      Lexo Monitor dhe raportin se ku blejne shqiptaret, 150 milione € per 2015 tek Inditex dhe LCWaikiki!
      Nese ke vrer apo ta zhyt ndokush nga pas per te hedhur balte tek qeveria, dhe konkretisht tek Ben Ahmetaj, ke plot çfare te thuash, po boll me karlliqet e 97-2005 se na vjen per te vjelle!!!

  9. Futja Kot says:

    Duhen pare mire te gjitha qendrat, kush i ka dhe si.
    E kollajte. Nxirrni letrat dhe “hajt se folim”…
    Se fjala vjen, QTO e Elbasanit, qaneti quhet konpleks dyqanesh , por je qender tregtare! Mbase po te qe ndertuar ne Bulqize apo Laç mbase ??

  10. DUMDUM says:

    Qendren Toptani nuk e besojne as pronaret e as ndertuesit, po hajt moooo… i zuri tani!
    E bukura eshte se kureshtja per te do te bjere shpejt, mbase do te zgjase pak me shume se Ring-u, por shpejt do te kthehet ne bulmetore dhe agjenci udhetimesh. Shihni Casa Italia, nje karshillek idiot qe detyroi devijimin e rruges dhe tani as dildot e as outlet-et nuk e mbushin dot.

  11. Skenaristi says:

    Me pelqen foto qe ka perzgjedhur TemA, nga TEG, vendi im i preferuar ???
    Jo per gje, por eshte edhe bashkeprobesi me AAEF, fondin amerikan dhe shtetin shqiptar…. ??????
    Praaaa… krisma nuk ka patur, vetem ca pordhe dashakeqese dhe plot smire e xhelozi provincialesh

  12. Van Dami says:

    Shume zhurme per asgje!
    Shqetesim i panevojshem. Tregu sistemohet vete.
    Parimi “laissez-faire” rregullon vetvetiu si ata qe punojne me vizion, si ata qe duan dhe kane nevoje per legjitimimin e parave, si ata qe duan te mbushin gazetat me muhabetet dhe andrrallat e te dyja paleve.

  13. Kesheshi says:

    Per te gjithe ju qe pellisni kot fare ketu per TEG- ikni e shini e QKR qe TEG eshte investitor eshte Fondi Amerikan i Investimeve pra fondi i qeversie amerikane po kjo nuk eshte hera e pare qe ja fusni katunit. BOll krijuat fantazira po mrruni me faktet dhe faktet jane keto dhe ska asgje tjeter.

  14. Mirandatacajgojen says:

    Po akoma me kete idene qe ka kaq shume qendra tregatre? Po si mund te quhet e tille Casa Italia- qe ka vite qe eshte bere si magazine, apo city park qe ka vetem 5 dyqane funksionale, pale kjo Ring Center-obobobobo vetem ke kafja shof njerez. Po lereni mos u merrni me kesi shkrimesh koti, monitor ate pune ka te shese gazeten. Vetem TEG dhe QTU jane qendra te mirefillta, te tjerat jane merre me leng se qmeshti pluhur mbaroi.

  15. Alibaba says:

    Duhet te marre fundi trafikimi i artikujve nga nje gazete apo fletushke nje nje tjeter ku dikush shkuan ca traplliqe dhe te tjere e marrin dhe e bejne te besueshme. Keto jane shkrime qe si hyjne ne pune askujt e po deshen njerezit me pa ca behet shkone vete tek qendrat tregtare dhe ato te ashteaquajtura te tilla dhe bejne diferencen. Pastaj kujt po i rruhet se sa metra katror ka per njeri? Rendesi ka firmat dhe emrat e medhenj si dhe uljet qe behen dhe ato dihet se ku gjenden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje