Fushata e PD në Dibër, reagon PS: Kandidati me telekomandë nga SHQUP, 5 apartamente në Tiranë

26 Gusht 2016, 15:55Politika TEMA

Partia Socialiste ka reaguar pas akuzve të kreut të PD-së, Lulzim Basha gjatë prezantimit të kandidatit të djathtë për bashkinë e Dibrës, Sheferedin Shehu.

Socialistët akuzojnë Bashën për mashtrim, ndërsa nënvizojnë se kandidati me telekomandë nga SHQUP Sherefedin Shehu ka pesë apartamente në pronësi.

“Sot komuniteti dibran pati mundësinë të bënte dallimin mes takimit dinjitoz të koalicionit qeverisës për prezantimin e Muharrem Ramës dhe mitingut me ulërima të Partisë Demokratike për prezantimin e Sherefedin Shehut.

Në të njëjtën sallë, shumica qeverisëse foli për çka është bërë dhe do të bëhet për Dibrën duke nxjerrë në pah vlerat e një qytetari të nderuar si Muharrem Rama; ndërsa Partia Demokratike shau, shpifi, iku pasi ngriti në qiell një kandidat të ardhur me telekomandë nga Shqupi në Dibër, pasi ka vënë në zotërim gjatë jetës së tij në Tiranë plot 5 apartamente.

Lulëzim Basha ulëriti gjatë për të gjitha të zezat, duke shprehur bindjen se dibranët nuk janë budallenj që të gënjehen me llafe, dhe natyrshëm lind pyetja: Ku mendon Lulëzim Basha se do t’i gjejë aq shumë dibranë jobudallenj që gënjehen nga llafet e tij?!

Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se Partia Demokratike e la gati Rrugën e Arbërit?! Ku do t’i gjejë Lulëzim Basha aq shumë dibranë që të besojnë se varfërinë, papunësinë, rrënimin shumëvjeçar në Dibër e solli Edi Rama për tre vjet?!

Po aq shumë dibranë që të besojnë se plagët e vjetra të Dibrës do t’i shërojë Partia Demokratike me Sherefedinin, ku do t’i gjejë Lulëzim Basha?!

Sidoqoftë Partia Socialiste e falenderon sot Partinë Demokratike për takimin e zhvilluar në të njëjtën sallë, sepse kështu dibranët mund ta bëjnë më lehtë dallimin.

Ashtu sikundër Partia Socialiste e falenderon edhe Lulëzim Bashën që duke përsëritur fjalimin që ka tre vjet që mban, u dha mundësi dibranëve të kuptojnë se ai nuk ka asgjë të re për Dibrën!”, thuhet në deklaratën e PS.

2 komente në “Fushata e PD në Dibër, reagon PS: Kandidati me telekomandë nga SHQUP, 5 apartamente në Tiranë”

  1. mrika says:

    Ca na pan syte … ne krah te lul bashës ishe xhemal gjunkshi nje dru me pre dhe ma i korruptumi qe merrte 5000 euro per ushtar dhe 10 mije per grade…
    Turp e marre per demokratet tu paraqiten kto fugura te mbarume …

  2. harillaqi says:

    Ne Diber,degjova sot nje gomar qe po plliste forte,si gomari i Beqos,dhe nuk po e kuptoja kush ishte.Paspak e mora vesh kush pelliste,ishte kryegomari i ri i pd-ke Lul Basha.Kame degjuar te pellasin gomaret,por me ze te çjerr si ky, nuk kame degjuar.Gomar Basha pelliste se ne gomaret e pd-ke do sundojme ne Diber dhe askush tjeter.Epo mire,per hajer qofte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje