SHISH, një rresht me skandale: Nga zbulimi i agjentëve, tek historia e përgjimeve

26 Gusht 2016, 17:12Politika TEMA

Sherbimi Informativ i Shtetit nuk ndalet te konsumoje skandale.

Njeri pas tjeterit. Cdo jave.

Por te gjithe pergjegjesit per te heshtin, presidenti i Republikes, ai qe e dekreton per emerimin dhe shkarkimin, kryeministri, ai qe propozon per emerimin dhe shkarkimin, komisioni i Sigurise Kombetare ne Kuvend, ai qe mbikqyr e kontrollon aktivitetin e ketij sherbimi.

Pas publikimit ne fillimjave te skandalit te zbulimit te faktit qe punonjes se sherbimit jane atashuar trupit diplomatik ne ambasadat e Shqiperise ne disa vende, gjithkush priste furtune mbi ate qe e drejton sherbimin, Visho Ajazi Lika.

Por pervec mediave qe publikuan lajmin dhe e vrane aty, me aq, kerkush nuk foli, as zyrtarisht e as publikisht.

Nje proces per ate akt as nuk u nis, ne fakt as nuk u mendua.

Zbulimi nga vete Sherbimi i oficereve te tij ne shtete te ndryshme, vecanerisht ne Serbi, Maqedoni e Greqi, eshte nje akt i paprecedente.

Me nje njoftim per tender (!!), Sherbimi deklaroi se ne keto vende ka oficere te tij, te cilet ndodhen atje dhe me familjet e tyre!!

Eksperte te kesaj fushe, te cilet me heret kane punuar ne kete Sherbim, e cilesojne kete si krim.

Per ta ai eshte nje krim ndaj sigurise kombetare por edhe ndaj imazhit te vete vendit.

Ndaj punonjesve te Sherbimit dhe familjareve te tyre, pa diskutim.

Cdo shtet, mundohet te mbuloje oficeret e tij te Sherbimit duke i deklaruar ne detyra te ndryshme, brenda sherbimit diplomatik. Ne kete rast, Sherbimi yne i ka deklaruar, duke vene ne nje pozite skandalozisht te veshtire edhe sherbimin diplomatik ne keto vende.

Ekspertet qe Skandal.al konsultoi, rekomandojne nje proces per te analizuar gjithe cka ndodhur, padiskutim per te analizuar dhe minimizuar demet; ne fund edhe pergjegjesite e secilit prej drejtuesve te perfshire ne kete akt papergjegjshmerie.

Sikur te mos mjaftonte kaq, dje u publikua nje tjeter “njoftim per tender”.

Kete here per te blere nje paisje qe identifikon paisje pergjimi ne makine.

E mbani mend?

Muaj me pare, Sherbimi Informativ Kombetar u be burimi gojor per rast te deklaruar si pergjim, ku sipas Sherbimit ishin perfshire Policia e Shtetit, ministria e Brendeshme dhe misioni italian i ekspertizes Interforce.

Drejtori i Sherbimit tha ne Kuvend se, kishte informuar gojarisht per nje gje te tille Presidentin e Republikes, ky i fundit, kishte therritur Prokurorin e Republikes e kishte kerkuar prej tij nisjen e hetimeve.

Hetimet nisen por askush nuk di te thote se cfare ka arritur te zbuloje prokuroria. Ceshtja duket se eshte harruar fare.

Per jave te tera, presidenti i Republikes, pohonte publikisht “jemi pergjuar te gjithe”. Partia e tij, partia qe drejtohet ende nga Sali Berisha shkoi me tej, akuzonte cdo dite italianet si te perfshire jo vetem ne pergjim por edhe ne mbulimin e ministrit te Brendshem.

Shqiperia, prej ketyre-perfshire dhe Sherbimin e saj sekret, rrezikoj nje lufte me Italine fqinje, pa asnje shkak, thjesht per papergjegjshmeri te Sherbimit dhe nevoja politike te Sali Berishes dhe Bujar Nishanit. Dhe jo vetem ketyre.

Italia sqaroi me shkrim ne me shume se dy raste, Presidentin, Partine Demokratike dhe Prokurorine se, paisja kishte vetem opsione trajnimi, nuk pergjonte dot asnje bisede audio, mesazhe permes telefonit apo permes internetit.

Por personazhet kyc te perfshire, Presidenti dhe partia e tij, nuk u ndalen.

Tani, Sherbimi del serish ne skene, duke i shkuar deri ne fund skemes qe ndertoi muaj me pare.

Por edhe paranojes qe eshte kthyer ne kostum ne nje aradhe politikanesh te opozites, perfshire dhe Presidentin e tyre; po ble nje paisje qe sipas tyre duhet te identifikoje paisje pergjimi ne makina gjithfaresh!!!!

Nuk dihet nese Sherbimi ka patur te planifikuara ne shpenzimet e filllimvitit kete “investim” dhe natyrisht qe kjo meriton nje kontroll te plote nga institucionet pergjegjese.

Ne fakt, SHISH prej vitesh ka refuzuar nje kontroll te KLSH. Vetem dy jave me pare, audituesit e KLSH ka arritur te marrin leje per te hyre ne llogarite e SHIK dhe procedurate zbatuara prej tij ne administrimin e parave publike.

Askush nuk spjegon perse eshte toleruar ky Sherbim kaq gjate, nderkohe qe duhet te ishte Qeveria ajo qe duhet te kishte kerkuar kontrollin. Sic duhet ta kerkoje edhe ne kete rast.

Skandal.al

6 komente në “SHISH, një rresht me skandale: Nga zbulimi i agjentëve, tek historia e përgjimeve”

  1. Arjan Duka says:

    Nuk ka asnje skandal jane te gjithe te shitur marrin rroge dhe nga shteti shqipetar dhe nga shteti ku gjoja punojne per shqiperine loje te dyfishte. Plehra. Shish shqipetare hahahaha ?????.

  2. xhemal says:

    jo cdo lajm i gazetareve.ethashethemexhinjeve duhet marre i vertete duhet pritur me qetesi durim e vertetuar lajmet nga shume burime.se keshtu si gjykojme per momenti shteti kethehet ne nje germadhe ku jetojne ve Rem brejtesa

  3. stil says:

    Po nuk thuhet nje rresht me skandale, o palo gazetar, redaktor, kryeredaktor a drejtor, kush dreqin e ka vene dhe miratuar kete titullin. Ne gjuhen shqipe thuhet nje varg, nje sërë, nje radhe. Se na hengret melcine duke e bastarduar gjuhen tuaj. Ju harrofte emri, ju ha harrofte.

    1. labi 100% says:

      Jam dakortë 100% me ty Stil…..
      armiqtë më të mëdhenjë të të kombit shqiptarë janë bastardët që astardojnë gjuhën. …!

  4. Dajti says:

    Nuk e kuptoj ku eshte skandali ketu. Ai eshte institucion sheteror dhe zbaton procedurat ligjore per blerje. Po te bente ndryshe do te shkelte ligjin. Qeveria duhet te mos lejoje punlikimi. E tenderae qe ben MPB e SHISH dhe jo ta ndershkoje se dalin informacione sensitive qe nuk varen nga SHISH.

  5. Bajram says:

    Nje skandal do te ishte sikur SHISH te mos paiset me mjetet e fundit te shkences dhe teknikes se pergjimeve.Skandal perben shkelja e normave dhe ligjeve qe ka miratuar shteti shqiptar “Mbi pergjimet dhe parandalimin e veprave kriminale” qe perbejne shkelje te tyre.Paraqitja e oficerave te SHISH ne strukturat e diplomacise shqiptare legalisht,cenon rende integritetin e personelit dhe te sherbimit diplomatik,nxjerr te zbuluar teresisht veprimtarine zbuluese ne shtetin mik ku jane atashuar dhe rrezikojne te krijojne situata te renda deri ne shpalljen e gjendjes se luftes.Keto i dijne shtetaret tane por se ku fle lepuri nuk e sqarojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje