Nga Artan Lame
Dritaret e ngushta të kishëzës mbretërore (a më mirë, kapelës mbretërore) së Pallatit të Brigadave, nuk kanë as xhama e as vetrata të ngjyrosura, por veç fletë të holla alabastre italiane që, gjysmë të tejdukshme siç janë, mjaftojnë për të tejçuar dritë të ngrohtë së jashtmi brenda. M’u kujtuan ato dritare gjatoke tek shihja dritaret e mëdha të katedrales katolike të Prishtinës që, edhe këto, panelet rreth e rreth i kanë me të tilla fletëza delikate prej alabastre.
Për mua Katerdralja e Prishtinës ishte një surprizë. E madhe, e madhe, bajagi e madhe (edhe surpriza edhe katerdralja) më bënë të mendoj e të pyes veten:
Po pse Katedralja Katolike që bëmë në Tiranë, është kaq e shëmtuar? Dhe e vockël. E që ngjan më shumë me ato kishat dështuara bruteske të periferive italiane të viteve ’70.
Po pse Katedralja Ortodokse që bëmë në Tiranë, nuk ngjan me asgjë shqiptare? Mund të zgjidhnin o ta bënin moderne të paatdhe, ose klasike sipas shumë kishave ortodokse shqiptare. S’kanë bërë asnjërën, por një mish mash stilesh.
Po pse xhamia e madhe e Tiranës që po bëhet ende, ka të njëjtin problem (veç problemit që na fshiu nga qyteti një park të gjelbëruar)? Pra nuk është as moderne mbinacionale e nuk është as tradicionale shqiptare. Eshtë thjesht një mastaba kopje betonarmeje e xhamive stambollie.
Po pse Odeoni i bektashinjve mbi kodrat e Tiranës, në çdo gur, mermer e xham, imiton pa kuptim faltoret e Indisë, e asgjë të shpirtit të bektashizmës shqiptare?
Në të gjitha rastet kemi dështuar veç se na ka zënë tash një çerek shekulli sëmundja e të bërit të gjërave “që nuk i ka parë bota” e që pastaj rrijnë siç i rri shala gomarit. Kemi humbur aftësinë të bëjmë gjëra normale.
Ajo, Katedralja e Prishtinës, ishte një gjë sa romane aq edhe shqiptare, sa katolike aq edhe patriote, sa e madhe aq edhe intime, sa klasike aq edhe moderne, sa dinosauriane aq edhe në shkallë njërëzore, sa kanonike aq edhe divulgative. Asnjë prej katër tempujve të Tiranës, nuk i afrohet as tek këmba, e Zoti më ndjeftë për ç’po shkruaj.
Më lini t’u përshkruaj veç një prej vetratave të saj. Në të shihet Skënderbeu me Papën Piu II. Piktori është kujdesur të mos tregojë atë, Skënderbeun standart tonin, e për këtë ja ka hequr përkrenaren nga koka (që meqë ra llafi, s’e ka mbajtur kurrë). E bën këtë edhe që heroi ynë t’i tregojë rrespekt Papës, por edhe që të duket më shumë si burrë shteti sesa si luftëtar. Po pse nuk e ka bërë pa përkrenare fare? Sepse përkrenarja i duhet piktorit si shenjë dalluese për të treguar që ai është Skënderbeu. E për ta shpëtuar përfundimisht heroin nga folklorizmat tona me tirqe, jelekë e qeleshe, përkundër, e ka veshur si një zotni bujar evropian të kohës së vet, me një xhybe të madhe të kuqe e me hermelin të bardhë anëve.
E më tej mbi Skënderbeun shfaqet kështjella e Krujës, e mbi kokën e Papës shfaqet Vatikani.
Në krah të Papës janë pikturuar 5 stema papnore, për të kujtuar 5 papët me të cilët pati të bëjë në të gjallë të vet Kastrioti. E ndërsa Gjergji mban ndër duar përkrenaren, Papa mban një kartë ku shkruhet titulli që ju njoh prej tij heroit: “Atleta Christi”.
Përpara tyre, pak më poshtë, qëndron peshkopi Pal Engjëlli, që shpalos një tjetër kartë ku shkruhet e famshmja formulë e pagëzimit “Unte paghesont …”.
Të gjitha këto, përfshihen në atë kornizën me panele alabastre ngjyrë mjalti me damarë të kafenjtë, që ndihmon t’i japë dritë të butë ambientit. Të tilla janë të gjitha vetratat e Katedrales, e jo veç ato, por gjithshka e saj. E menduar, e kuruar, e qytetëruar, katolike-evropiane, por po aq edhe nacionaliste-shqiptare.
E tash t’u them një ndër arsyet që besoj t’a ketë bërë të tillë atë faltore. Them të jetë pikërisht tek ajo që lidh edhe panelet prej alabastre të Kapelës mbretërore të Tiranës, me panelet e njëjta të Prishtinës. Të dyja janë bërë në troje shqiptare, janë bërë plot shqiptarizmë, por jo nga shqiptarë, por të huaj. Ne nuk e kemi atë qytetëri që duhet për të bërë punëra të tilla.
Të mos nxehemi e thërresim kot mal më mal nga inati, por veç ta pranojmë këtë qytetëri zbutëse të Evropës, e të shpresojmë që një ditë të mbijnë edhe në këtë tokë të tillë filiza.
ke nevoj per syze lame mos mbaj vetem syze te erta vizitohu te okulisti nihilist
Argumenti eshte tjeter, faji eshte tjeter, te te vrase ndergjegjia eshte tjeter. Atehere, jo pa arsye Zeusi te futi ne tynel e te ktheu ne jete. Mos na shkruaj si kofini pas te vjeli. Mos na kerko ndjese; une nuk te fal, po falja ime nuk ngre kanar. Ti nuk po shfrytezon shancin qe te dha Zeusi e kujton se me ksoj mashtrimesh do shpetosh shpirtin. Jo mor jo, deshmitar po te dal shpirti i im dhe faturen e gjygjit do ta marresh atje…per katrahuren qe prishe parajsen, te gjithe vijen bregdetare. Ishte me ligj 300 metra larg detit te beheshin ndertime dhe ashtu u nisen dhe u bene, po kur u bo zotnia jote ishte minister turzmi e u mbush bregdeti deri te dallga e pare me ndertesa. Une nuk e di per cfar ndejn, a ke ndjenja faji qe ke bere nje budallalik/krim. Ose qe ske bere asgje dhe duhet te beje dicka faktet e artefaktet jane aty ashtu si kunder njeriu. Apo Ti ne kete rast ndjehesh mire moralisht dhe kujton se e kalon me nje NDJESE. Zeusi nuk te ktheu kot ne jete…Ne altarin e ameshimit dhe paqes hyhet me vepra dhe jo me koba duke vizituar kishen…Bjer ne shehadet sa nuk vone eshte vone se ferri te pret ty dhe ai qe ke ne krah ne foto.
Sepse ne allvania ndertimi i kulteve greko-orthodhokse apo atyre turko-mohamedane ka patur nje qellim te vetem: vendosje kufinjsh !
Kisha e Prishtines eshte ndertuar me qellim perhapjen e miresise se krishterimit !
O Zot,perse nje korrak sunit duhet te ”vleresoi” kishat apo katedralet e orthodhoxeve apo katolikeve!!!!
ik mor morr arab merru me xhami/halete e muslimoneve apo teqete e baba Mondit…….ptuuuuuu plehre arabe!
Lame ka te drejte po ne fund te fundit kujt ja thote keto ,kur vete komunitetet fetare jane te perfshira ne afera koruptive qe nga menyra e ndertimit gjer te perfitimi i donacioneve .Kishat e vjetra shqiptare jane nga me elegantet ne ballkan dhe ne ate stil duheshin ndertuar ,por tani i kane bere me kube rumbullake qe vetem minareja ju mungon e do duken si xhami.Xhamite i kane kthyer te tipit iranian dhe arab qe ta neverisin kur i shikon.
Artan Lame , ka shume te drejte ! Eshte e kote te zgjatemi , i ka thene te tera .
Katedralja Orthodhokse ne Tirane eshte nje mrekulli ku nderthuret tradita me modernen.Kishat nuk ngjajne me shqiptare,greke,ruse,por ato jane nje:sipas rregullave te Kishes.Aty vizatohen vetem shenjtoret e Kishes.Ne tregohemi “patriote”aty ku nuk duhet,sepse aty ku duhet te tregohemi jemi zero.Patriotizmin e kemi kthyer ne mall per shitblerje sipas interesave te me nder politikaneve.Sa per dijeni Gjergj Kastrioti(dhe jo emri turk Skenderbe) ishte ORTHODHOKS nuk vizatohet ne kishe por ta mbajme lart ne monumente, muzeume etj dhe jo te vije nje turk e ta ofendoje ne varrin e tij.Ju lutem botoni komentin tim!
Vendi ku xhamija po ndertohet e kane ne pronesi ca banore te vjeter tiranas- shqiptare qe lane vendin ne vitet 1919;e tere familja u shperngule ne Greqi e pas 10 vitesh u shperngulen en Turqi e ma pastaj ne Siri. Ata presin deri sa te qetesohet situate ne Siri sepse dokumentet e pronesise te Namasxhahut i kane te ruajtura ne bodrumin e shtepise se tyre. Ata jane te perbetuar se xhamin qe po ndertohet ne vendin e tyre do ta shkatrrojne me eksploziv. Keshtu ma thane keta tre burra shqiptare qe jane te strehuar perkohesisht ne Gjermani
Artan Leshi duhet te etiketohet .
o lame ti je per te shitur me gomar fruta dhe perime. po kisha e rinjalljes ne tiran pra flas per kishen orthodokse eshte nje nga kishat me te bukur ne ballkan , po ti trap nuk di se nuk beson dhe nuk lexon . kishat orthodokse jane ndryshe nga ato te katolikeve . lame s je per ate pune qe ke ti je analfabet
Zoterinj komentues qe i lepini koqet feve te pushtuesve te ndryshem te shqiperise ( ilirise ,arberise )Mos u dylberizoni kot por pranoni nje te vertete te perjetshme ,Mos shikoni kisha e xhamia ,feja e shqiptarit te vertete eshte Shqiptaria. Hajt ,ne pidh te robve vafshin ata qe i duan te keqen kombit shqiptar.
Ke harruar te pefshish ketu edhe Kishen Ortodokse te Korces qe rri si nje ciban i stermadh ne mes te qytetit. Krahasoje ate me paraardhesen elegante qe i rrinte aq bukur Korces sone europiane.
Po Jezusi shkonte ne Sinagoge cdo Skulptura e Jezusit neper Kishat e Orthosllaveve apo Katoiket e Romakeve?
E bukur, shume e bukur Katedralja e Prishtines. Urime!
Po te duan, le te mesojne atje arkitektet shqiptare si te ndertojne nje Institucion fetar shqiptar.
Tere ndertimet turko-greke te institucioneve fetare jane ne princip te nisura keq, si te tilla nuk i sherbejne as fes, as shqiptarizmes. Po ashtu edhe “katedralja” katolike e Tiranes, qe vetem katedrale nuk eshte.
Ja ke fut pordhes Lame. Katedralja ortodokse eshte ndertese shume e bukur; packa se me vendin qe i kane caktuar dhe ku eshte ndertuar personalisht nuk jam dakort. Si ndertese eshte monument me vete ne Tirane. Sa per katedralen katolike mund te kesh ndonje problem me pamjen monumentale por per komunitetin jo shume te madh katolik qe ka Shqiperia nuk eshte keq. Komentet dhe verejtjet qe ke per Xhamine qe aprovoi shefi yt, o xhan, ske pse i bie rrotull dhe i ngaterron me te tjerat. Merru me mire me parkingun e bashkise se Lalit tek stadiumi, per te cilin u investuan gati 1 milion dollare dhe investimi shkoi per dhjame qeni; turpi i botes.
Qytetarine ua dha feja e paster e Jezusit, qe keto dite eshte perlyer keq me boten…..Ne erresire tradita e super barbareve te dikurshem e me vone kaq te zbutur e te qyteteruar nga Jezusi vazhdon ne Evropen e lashte, e keshtu kemi ato panele, por edhe shemtirat e modernizmit qe ne qe gati sa se humbem krejt si fe(Krishterimin), me zell e servilizem kopjojme…..Pra, rrenja e gabimit eshte tek humbja e shpirtit aty ku duhej te lulezonte qe te na jepej shembull neve qe nga shume rrethana e humbem…..Pra, faji nuk eshte krejt i joni, duan apo nuk duan t’a pranojne te qyteteruarit e Shqiperise!!……
Katedralja ortodokse e Tiranes eshte e vecante dhe e bukur mos ja fut kot Z. Lame. ndersa te tjerat neper qytete jam dakort qe e kane humbur stilin e vjeter bizantin.. kurse per katedralen Katolike ne Tirane duhet te ishte me e madhe dhe me nje arkitekture te ngashme si ajo e Prishtines
Po kush do shkoj ne Prishtin ne Katedrale. Atja ka vetem Myslyman.
Ne qeverin e Kosoves s ka nje katolik.