Blloku i banimit të “Shallvareve” në Njësinë Administrative Nr.10 në Tiranë ka marrë një pamje të re. Bashkia e Tiranës po zbaton në gjithë zonën projektin e rikualifikimit urban, i cili parashikon ndërhyrje në gjithë rrjetin e nëndheshëm, si dhe në infrastrukturën rrugore, trotuare, ndriçim etj. Punimet janë në fazën e fundit dhe pasi ka parë nga afër zbatimin e projektit në terren si dhe cilësinë e punimeve, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, theksoi se kjo është një nga zonat që pavarësisht se është në zemër të Tiranës ka qenë e braktisur nga investimet.
“Jam shumë i kënaqur me cilësinë e punës në të gjithë zonën e “Shallvareve”, kemi rehabilituar tre blloqe. Këtu ka qenë një gjiriz i vërtetë, një kënetë. Mbaj mend baltën deri në gju kur kam qenë nxënës këtu afër”, tha Veliaj. Më tej, duke specifikuar ndërhyrjet që po bëhen, ai ka siguruar se tashmë kjo do kthehet në një nga zonat që ofron të gjitha standardet e një zone urbane, dhe për këtë ai ka falenderuar bizneset dhe banorët e kësaj lagje për bashkëpunimin në lirimin e hapësirave për të mundësuar rrugë e trotuare më të gjera.
“Sot kemi bërë kanalizimet, kemi parkingjet e dedikuara, ndriçim, gjelbërim. Falenderoj bizneset sepse përtej tahmasë për të kapur edhe pak më shumë territor, zgjodhën qytetarinë. Sot, edhe biznesi i tyre do ecë më mirë, sepse ndodhet në një vend të bukur e të sistemuar. E di që në një qytet me një dendësi jashtëzakonisht të madhe nuk ka zgjidhje perfekte, por unë besoj që kur të gjithë lëmë pak nga vetja jonë për të mirën e përbashkët, jemi në një situatë më të mirë. Sot, kjo zonë realisht mund të quhet një zonë e zemrës së Tiranës dhe në vend që të kthenim zonat e Tiranës qendër si periferi, sot po bëjmë zonat e periferisë me të njëjtën cilësi që po punojmë edhe këtu në zonën e “Shallvareve”, u shpreh Veliaj.
Kryetari i Bashkisë bëri të ditur se ky investim do t’i japë mundësi Bashkisë së Tiranës që të pilotojë në këtë bllok edhe projektin tjetër, atë të parkimit të dedikuar. “Më vjen mirë që ky do të jetë piloti ynë i dytë, për projektin e parkimit rezidencial. Banorët, në bazë të listës që siguron administratori i pallateve, do të kenë pullën e tyre për makinën ku ata ta kenë të garantuar parkimin; nëse ka parking të mbetur atëherë mund ta përdorin edhe të tjerët, por një banor nuk duhet t’i vijë lagjes vërdallë për t’u siguruar që ka vendin e vet të parkimit dhe sigurisht që për distancat e vogla ne mbetemi një bashki që inkurajon ecjen me biçikleta, por për njerëzit që duan të përdorin mjetin e tyre të punës, makinën, do të garantojmë parkimin e tyre në këtë pallat”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës.
Nëpërmjet këtij projekti janë trajtuar pjesët mes pallateve ndërmjet rrugës “Sami Frashëri” dhe Blv. “Gjergj Fishta”. Ai mundëson shtrimin e rrjetit të kanalizimeve, energjetik, telefonisë dhe internetit, si dhe rrugë e trotuare të reja dhe të zgjeruara. Gjithashtu falë lirimit
të hapësirave të zaptuara si dhe të riorganizimit të zonës është mundësuar edhe sigurimi i 80 vendeve të reja parkimi. Në zonat mes pallateve janë krijuar lulishte dhe mbjellja e bimëve dekorative.
Shume mire Erion! Po punon me mire se te gjithe dhe po nderon Rilindjen! E pash punen qe eshte bere dhe ishte mbrekulli! Por ketu tek njesia nr.4, rr. Metush LULI, prane pallatit nr.12, pas kopshtit nr.39 po behen punime skandaloze, pa projekt, qe nuk i sherbejne te ardhmes, por injorances se ndonje banori dhe ndonje te forti qe do te mbaje me force nje treg te qelbur fruta-perimesh. Tirana nuk eshte vetem ne qender, tek shallvaret, prandaj te lutem dil shiko vete edhe ketej se cfare behet. Ne vend qe te krijojne hapesira perreth pallatit, sic ka qene dikur, po i mbyllin, me lloj-lloj muresh dhe shkallesh tip kala. Firma qe punon, IFO, as do tja dije pr vazhdon punen sikur Tirana eshte prone e tyre! Te lutem nderhy vete!
Gjeneral Erioni ka dale per rikonjicion …
Hallall plako,,,ec perpara,, le te masturbohen te fortet e saliut me nostalgjine e tij,,,,bo shtet plako, se ne na ke gjithmon ne krah,,,,
Pallatet e Aviacionit, jo Shallvaret o Tironsa t’vjeter.
Prisni edhe pak se do jua tregojme neve shtetin juve! Sala ka me fitue!
Ne masturbohemi me fotot e Ajolës!!!
..mendoj ,se Erjoni po e justifikon ç’do dite voten..dhe tregon me pune ,perse nuk duhet te jemi pishman..Tirana ketu ka qene , por sot po merr forme.,sot po mer fryme..me mire do te behet..do te fitoni dhe ju o humbes politike,se E MAJTA nuk ben dallime ne popull,por i trajton te gjithe njelloj.
Dy dur per nje koke , te qufsha gojen like
Dy dur per nje koke , te qifsha gojen like
Mire e ka Erioni, o David, ato jane Pallatet e Lanes, ose Pallatet e Bardha, si i quanin dikur, dhe jane te Shallvaret, ndersa Pallatet e Aviacionit jane midis Shkolles “Edit Durhan” (ish Shkolla “11 Janari”) dhe Shkolles “Emin Duraku”. Si duket je banor i ri ne Tirane, ose me mire ne kete lagje. Mesoje, vetem per saktesi.
Urime Erion, gjithe punonjesve te Bashkise e firmave te ndertimit qe kane punuar kaq e bukur e me cilesi, ne kete zone e kudo gjetke. Ne Tirane po duket Rilindja Urbane.
Ato jan qujt historikisht deri ne 90 – nga brezi i ri “pallatet e tenisit”. Brezi me i vjeter i quante ose “pallatet ke lana” ose “pallatet e aviacionit ke lana” per me i dallu nga pallatet e aviacionit ke Emin Duraku.
Italia ne vitet 1930 kishte ndertu dy blloqe me pallate per aviatore e vet (prandaj jan qujt pallatet e aviacionit). Pergjate 40 vjet komunizem mbeten pa diskutim banesat me te mira e me moderne ne te gjithe shqiperine. Kishin ngrohje qendrore qe ne 1930, guzhine gjigande e moderne, dhoma te medha e me tavan e larte, banjo te madhe e me vaske, ballkone fantastike, Te gjitha dritret e dyert e ballkoneve kishin grila per driten dhe motin. Pallatet kishin tarrace qe ishte nje verande gjigande me mure si ballkon. Hyrja ne pallate ishte plot me hapesire. Perpara cdo pallati kishte parqe te vegjel e me gjelberim. Kompleksi i pallateve i teri ishte i rrethuar me mure mbrojtese e dekortive.
Ne vitet 80 kam pas nje te dashur qe banonte atje dhe ne vere ne vitet e shkolles shkonim ne tarrace e nen yje here me konjak, fernet ose ponc, cigare e radio ke italjoni degjonim muzike, benim dashuri e harroheshim ne puthje kur Tirana zhytej ne gjum. Ajo ishte arratisja jone nga mizerja e jetes qe na rrethonte. Mengjesi na kthente ne realitetin absurd me rruget e zbrazura e pa trafik ku qarkullonin ne te rralle autobuzet e lodhur “te shkodres”, ZiS-at kinez, IFA-t gjermanolindore, ZUK-ēt polak e NYSA-t shtremta si dhe te pakrahasueshmit BÇ-të qe i quanim ne zhargon Gazi i Deges, Njerezit si UFO, me garderoba uniforme. jashte cdo stili e mode. Meshkujt te qethur si kinez, femrat me funde veref e pulpa gjith lesh…, dhe te kudo-gjenbdurat parrulla komuniste ne mure e fasada: Populli ne kembe Partia ne Balle!
Qenkan fut dhe moterq… 2 leksha per 1 vend pune..
Me leket e mamit i beri erjoni keto apo me leket e mamit tuaj?
Keto jane pallatet e aviacionit se shallvaret i shkallmoi shalegjati duke ndertuar monstra betoni edhe brenda oborrit te perbashket.
Shikoni ca makine leviz ky drejtori i rrugeve te bashkise, ky xhuxhi me mjeker qe e shoqeron. Do ju duket kreshniku me i ndershem e me i pafajshem se vet femija. Shikoini te gjitha jo vec aty sipas interesit te porositsit te lajmit