Frika nga tërmetet e përmbytjet, propozimi: Plani i qeverisë, sigurim me detyrim për shtëpitë. Ja tarifat

27 Gusht 2016, 00:01Sociale TEMA

Sigurimi i shtëpive në rast tërmetesh do të jetë i detyrueshëm për qytetarët. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka gati draftin që detyron çdo familje të sigurojë shtëpinë nga tërmetet dhe përmbytjet.

Ligji i hartuar në bashkëpunimin me Bankën Botërore pritet të kalojë së shpejti për miratim. Ky draft, i hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe Banka Botërore, do të garantojë dëmshpërblim me disa kushte, sipas dëmit që pritet të shkaktojnë tërmetet dhe përmbytjet.

Tarifa që do të paguajnë qytetarët sipas rekomandimeve të Bankës Botërore duhet të jetë nën 50 euro, ndërsa kompanitë private do të mbulojnë dëm me vlerë 20 mijë euro deri në 40 mijë euro.

Ligji parashikon që pagimi i këtij sigurimi të mbulojë dëmet e shkaktuara nga tërmetet, duke filluar që nga rrëshqitja e tokës deri te shkatërrimi i shtëpisë.

Qytetarëve mund t’u lihet e hapur mundësia për të paguar me këste siguracionin e shtëpisë. Sipas bankës, një fond i veçantë nga të ardhurat duhet të alokohet në buxhet dhe të përdoret për ndërhyrjet e menjëhershme, në rast fatkeqësish.

Nga ana tjetër, Banka Botërore vlerëson se ligji për sigurimin e detyrueshëm nga tërmetet do të lehtësonte qeverinë nga ndonjë rrezik fiskal në rast katastrofash.

DËMSHPËRBLIMI

Burime nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare shpjeguan për gazetën se në ligj është parashikuar dëmshpërblim në rast se tërmetet janë mbi 5 ballë e lart, ndërsa për përmbytjet, në rast se kalojnë 504 orë reshje të vazhdueshme, ose 21 ditë.

Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojë edhe tarifa e detyrueshme e sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

E njëjta skemë do të përdoret edhe në rast përmbytjesh. Për përcaktimin e tarifave do të ketë një lloj ndarjeje, sipas riskut, ku për zonat e banueshme me mundësi më të lartë përmbytjeje do të kenë tarifë më të lartë sigurimi.

Arsyeja se pse kërkohet që sigurimi të kthehet i detyrueshëm është minimizimi i riskut, nëpërmjet pjesëmarrjes të të gjithë qytetarëve në skemën e sigurimit apo, siç njihet ndryshe, programi kombëtar për sigurimin nga tërmetet.

Nga ana tjetër, pjesëmarrja e lartë, favorizon edhe çmime më të ulëta.

TARIFA

Banka Botërore i ka rekomanduar qeverisë shqiptare që tarifa siguracionit vjetor të jetë nën 50 euro për shtëpi.

Në rekomandimet e dhëna, Banka Botërore vlerëson se mbulimi i dëmit nga operatorët privatë duhet të variojë nga 20 mijë euro deri në 40 mijë euro.

“Me një strukturë të duhur dhe pjesëmarrjen massive publike në program, normat e primit të sigurimit për pronarët e shtëpive dhe mbulimin e sigurimit pritet të jenë mjaft të përballueshme. Përballueshmëria mund të rritet më tej, duke mundësuar që programi të parashikojë pagimin e primeve të sigurimit me këste.

Programi duhet të përcaktojë kufijtë minimalë të mbulimit në një nivel 20 mijë deri në 40 mijë euro, të cilat mund të mjaftojnë për mbulimin bazë të sigurimit që kanë nevojë pronarët e shtëpive, ndërkohë që primet duhet të mbahen të përballueshme, nën 50 euro në vit”, vlerëson në raportin e saj Banka Botërore.

Autoriteti nuk ka vendosur akoma se sa do të jetë tarifa, apo si do të shpërndahet pagesa e saj e ndarë në muaj, apo një herë në vit. Ka një lloj ndarjeje sipas riskut, ku zonat me mundësi të lartë përmbytjeje do të kenë tarifë më të lartë sigurimi.

Për tërmetet, ndryshimi i tarifës ka të bëjë me vlerën e shtëpisë. Sipas çmimeve të referencës për ndërtimet, pritet të variojë edhe tarifa e detyrueshme e sigurimit, ku qendrat e qyteteve do të paguajnë tarifë më të lartë se periferitë.

29 komente në “Frika nga tërmetet e përmbytjet, propozimi: Plani i qeverisë, sigurim me detyrim për shtëpitë. Ja tarifat”

  1. Elion says:

    Ne vend qe te kontrollojne ndertimet pasi ndertuesit nuk kontrollohen.Betonet nuk testohen.Hapin nje kapitull per te vjedhur me sigurimet.Shpresoj moa bjere termet i fortw ketu ndryshe e kemi pisk. Cilesia e ndertimeve eshte skandal pasi ndertyesit vendosin me pak.cimento ne beton dhe me pak hekur se standarti. Hajdute hesapi.

  2. Nje shqiptar says:

    Si mendon Qeveria, se ne rast termeti dhe shkaterrimit te nje qyteti kompanite e sigurimeve do te paguajne??!! Keto kompani apo banka do te shpallin falimentimin dhe nuk do te paguajne asnje leke pasi nuk do ti kene asnjehere deshiren dhe mundesite financiare qe te paguajne pasojat e nje shkaterrimi masiv te nje qyteti nga nje termet apo permbytje. Eshte shteti qe duhet te mbledhe keto fonde nga nje sigurim i detyrueshem, si rezerve e paprekeshme dhe te mos ti leje asnje leke privateve, ndryshe do te kemi edhe nje takse te re ne favor te oligarkeve.

  3. tekniku says:

    Palacollek!
    Sigurimi per keto situata eshte koncept qesharak, per vete fenomenin (termeti); kjo eshte thjeshte nje takse e re qe mbledh shteti, dhe eshte e krahasueshme me taksen e prones. Cfare do mbuloje siguracioni?! Shtepi te re ne rast shkaterrimi? Nese jo, perse te paguajne me detyrim? Po diferencimi ndermjet nje godine te ndertuar me standart dhe nje tjetre qe eshte bere thjeshte me ustallare? Po pergjegjesia e institucioneve qe kontrollojne standartin e ndertimit (dhe projektimit)?
    Karagjozlleku i shtetit shqiptar duket shume qarte sidomos tek procesi i legalizimit, ku per te hequr pergjegjesine nga vetja shteti i legalizon (duke u dhene thjeshte nje certifikim teknik te pa merituar) thjeshte me nje deklarate inxhinieri qe ne te shumten e rasteve as e ka idene se si e me cfare eshte ndertuar objekti qe legalizohet. Dhe keshtu certifikon ne treg nje mall te pasigurte, duke e vene ne pozita te njejta me objektet qe ndjekin cdo procedure tekniko-ligjore.

    Ky taksim eshte eksperiment i shemtuar e i pa logjikshem.

    1. Luli says:

      Nuk eshte se e ka menduar shteti Shqiptar, por ua imponojn keta “miqt tane nderkombetar” ket marifet apo siq thuani ju nga Shqiperia …Banka botrerore, IMF fondi monetar nderkombtar, banka europiane+ te lidhura Sigurimet e atuomjeteve , shendetsore etj etj, nuk jan tjeter pos plaqkitje e popujve te botes nga Mega bankat dhe korporatat. Elita kriminle nderkombtare per tu pasuru ne kurriz te qytetareve te shteteve te ndryshme. Banka Boterore u jep kredi qeverive dhe pastaj populli i lane me lekure….; Jul 15, 2010 – … just about everybody recognizes that megabanks screwed the economy … In 2009, banks reaped over $38 billion in overdraft fees from their … Banks have discovered a way to make money off of people without any money.

      https://www.google.com/#q=mega+banks+ripping+the+people%27s+off+

  4. Kritizeri says:

    O burra t’u xhvatim para ketyre deleve qe nuk ndihen.Qeverri e forte kjo ta merr lekun me ligje….

  5. SUL pumi says:

    C’eshte kjo “me detyrim”. Po te duash e siguron shtepine kundrejt zjarrit, apo termetit. Ne jetojme jashte dhe nuk egziston nje cudi e tille. Po qe se nuk e ke te siguruar shtepine, nuk merr te hollat ne rast fatkeqesie.
    Nese buxheti i shtetit nuk ka para, le ti gjeje. Une si individ nuk dua ta siguroj shtepine nga zjarri, apo nga termeti. Pra une e marr riskun vete ne rast fatkeqesie. Banka Boterore po na ben per te qeshur. Ku jemi, ne Zimbabve?
    Fondet e emergjencave nuk krijohen ne kete menyre.

  6. Dinamovit says:

    Pse duhet te jete me detyrim? Kjo eshte vjedhje e qoke qe po u behet shoqerive te sigurimit,do fitojne qindra milione euro nqs behet. TURP.

  7. fiqiri qinani says:

    opa!
    dul edhe nji shteg me rrjep njerzit. termeti.
    prite kur t dali edhe nanji ligj me u siguru nga vullkani. apo nga kometa dhe meteoriti.
    a nuk eshte kometa aajo qe zhduku dinosauret dikur? atehere pse nuk duhet te friksohemi se ajo mund te ndodh perseri dhe nje komet tjeter te godas?
    prandaj paguani per me u mbrojt nga kometa!
    a,se harrova,po cunami? a nuk esht rrezik? dhe ne jemi vend bregdetar.. ku vjen deti tallaz tallaze..
    duhet edhe mbrojtje nga peshkaqenet,
    edhe mbrojtje nga … legenet!

  8. Sali Kari says:

    Prap hajduterit vjedhin , komisjonet kerkojne ti paguash 20.000 euro per te dhene 10.000 E per te futur emrin ne liste dhe parate vijne me karrocen e Dulit

  9. ARANITAS says:

    NJE NGA NDYRESITE E QEVERISE DUKE FUTUR HUNDET NE CDO GJE .
    PER CFARE ESHTE SHTETI KUR NUK PREGATITET PER TE TILLA FATKEQESI,
    POR DO KRIJOJE FIRMA TE KLIENTEVE TE SAJ. NE SE I MBLEDH SHTETI PERSE
    DUHET TE SHTOHEN HALLKE PAS HALLKE NE MOS ESHTE TAKTIKE SI FILLIM
    SHTETI THE PASTAJ PRIVATIZOHET TEK KRIMINELET EKONOMIKE DHE POLITIKE.

  10. faro says:

    Dmth Edi ka vendosur te humbe zgjedhjet!?

  11. labi 100% says:

    Keto i morem vesh po nuk na that ç’fare do bej Apo ç”fare masash ka mare qiviria ne raste fatkwqsish natyrore. Apo per veten e tyre jane siguruar .

  12. Genti says:

    Shqiptarët janë kthyer në skllevër.
    Në Amerikë nuk ka sigurim me detyrim nqs nuk ke marrë borxh kundrejt tapisë së pronës.
    Kjo është ashiqare tax mbi pronën…….
    Po mirë ja bëjnë të huajt atij populli …..
    Popull legen dhe pa dinjitet se turpin e ha me bukë…..

  13. NjeQytetarOptimist says:

    Mire se erdhet ne boten reale..

  14. Bardhyl says:

    Ikni o hajdute, cfare sigurimi duhet tju paguajne njerzit kur ju nuk rregulloni rruget e Tirane ku jane care tubacjonet e dalin ne rruge. O Mafjoze kini kujdes, mos e rripni me ate popull !

  15. AL says:

    Eja tope te hapim kompani sigurimi se do dhitemi ne leke! Eja se Big Brodheri mason pertej oqeanit ia ka shtene ne mendje rilindjes qe keta njeqelizoret te na i sjellin vete leket! E pe tope, keta te vdekur nuk u ngriten kur ua privatizuam rruget e bera me leket e tyre, as kur u thame do jua shterojme lumenjte me hidrocentrale, as kur ua rritem cmimet, as kur shpikem koncesione pa fund, as kur ua rritem taksat e banesave, as tani qe e moren vesh qe do ua marrim dhe ujesjellesat! jane popull i mbaruar tope, degjo mua, lere cthote BB, edhe po ra termet nje mut do i demshperblejme tope! Eja te perfitojme te mbushim thesin se do na i marrin Ponari me shoke Topeeee!

  16. Mirush says:

    Nuk ka pse të bëhet e detyrueshme, në shumicën e vendeve kjo nuk është e tillë. Mos shpikni taksa të reja së e vdiqën këtë popull te shkrete.

  17. Toti says:

    Edhe nje plaçk tjeter o Popull zgjohu se nuk ka qeveri te mire, secila shikon si te vjedh per veti dhe per oligarket e vet (kompanit e sigurimeve), Miliona euro do te zhvaten cdo vit, qohu protesto kunder ketij mashtrimi te radhes.

  18. Qeveria bythes says:

    Po kur te shkojme ne banjo, do sigurohemi se mos dalim kaps e na dhemb bytha ? Dhe kompanite e sigurimeve te na japin sumpost, se leke nuk te japin kurre ata.

  19. Gasper says:

    E gjeten dhe nje justifikim tjeter qelbesirat, per te rrjepur akoma me shume kete popull. Prit kur te taksojne edhe Oksigjenin. Po mire bejne. Shqiptaret nuk dine te rreagojne ndaj batakcinjve dhe hajduteve, sepse jane vetem per duartrokitje neper mitingje politike!

  20. arilda says:

    po tek ne me nje ore shi mbytemi,imagjino 501 ore shi zhdukemi nga faqja e dheut. o burra vidhini delet qe nuk ndihen

  21. vaso says:

    Shtetl qe kerkonit.Nuk eshte cudi tju shohim ne rruge me thirrjen: DUAM TAKSA.

  22. Agim Anastasi says:

    Qe kur e degjova kete ide para disa muajsh u habita . Ideja e bankes boterore nuk ka vend ne Europe. Siguracioni i shtepise nuk ka lidhje me siguracionin e autos pasi kjo e fundit eshte objekt ne levizje. Shtepine qytetari do e siguron nuk do nuk e siguron. Kjo eshte ne vendin me trasparente n Gjermani. Shtetin nuk e imponon kush ne kapitalizem ti pergjigjet privatit. Ai qe demtohet nga natyra duhet ti dale zot vete realitetit . Socializmi dhe baba shtet ka vdekur para 25 vitesh. Tentativa per te ligjeruar kete tatim eshte mashtrim e menyre per te mbushur arken e shtetit. Rama duhet te bej kudes shume qe Rilindja te mos na ktheje te sistemi i produktit per shoqerine. Aktualishte sot te gjitha firmat e siguracioneve jane tumori i shoqetise ato jane iformaliteti dhe jo zgjidhja reale ekonomike. Keto firma nuk zgjidhin asgje veçse forcojne sistemin e oazeve fiskale, varferojne shtetin e shoqerine. Kjo e fundit nuk duhet ta pranoje kete metode , ta kundershtoi dhe ti shkohet deri ne gjykaten e Stasurgut. Me vjen keq per Erionin e PS qe akoma nuk ka reaguar.

  23. mesila cami says:

    kryeminister me cifut se ky i yni nuk ka pa republika jone e bananeve. e them kete sepse dhe nje nepunes i thjeshte banke e di cfar do te thote te marresh rekomandimet e cifuteve te bankes boterore.shifet se lojen e kujt ben ky rilindasi yne i leshit.nje drejtues normal dhe i pergjegjshem do ja kish bere kete popullit te vet vetem po ti kishin vene koburen kokes

  24. Bariu says:

    Duan ta rrjepin akoma kete popull,nepermjet “agjensive te sigurimeve”-si bejne me makinat qe cdo vit i ngrene cmimet,thote dr.e AFM ,gruja e Dash Shehit,pasi ka marre nje dore te mire parash,thote_Une skam cbej ,e kane vet ne dore kompanite ngritjen e cmimit……Turp znj.SHEHI !

  25. Eni says:

    Prape oligarket e sigurimeve. Shlyni demet e deritanishme kete beni…. Turp

  26. era says:

    jam dakort me qeverin e rames per sikuracionin e baneses.

  27. Tosi says:

    BRAVO!KY ESHTE ZHVILLIMI DHE RILINDJA E POPULLIT SHQIPTAR.
    KUJDES!
    NJE UDHEHEQES I TILLE NUK DUHET TE HUMBASI.
    BEHUNI GATI TA VOTONI PERSERI.TE MOS MUNGOJ ASNJE NGA ISH KOMUNISTET.

  28. Fshatari says:

    Po kur te bjere termeti more derra do filoni te pellisni si gomere ?…duam ndihma,duam shteti te na rregulloje shtepite,duam….etjetj
    Jazek milet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje