Reagon bashkia pas akuzave të PD-së lidhur me vdekjen e 17 vjecarit në Sharrë. Në një deklaratë për media bashkia sqaron se në përfundim të hetimit, Bashkia e Tiranës do të zbatojë çdo përfundim, kërkesë apo rekomandim të organeve përkatëse.
Por, na vjen keq të shohim se si për çdo fatkeqësi, aksident apo çdo moment të pafat, është gjithmonë Partia Demokratike, një parti e fatkeqësive historike të këtij qyteti e vendi, që mundohet të shfrytëzojë çdo situatë për kapital politik