Qeveria shqiptare ka zgjedhur tre kandidatë për postin e Gjykatës Europiane të të drejtave të Njeriut në Strasburg. Ata janë Ina Rama, Sokol Berberi dhe Gent Ibrahimi të cilët u seleksionuan nga 11 gjyqtar që paraqitën kandidaturën e tyre për këtë post.
Tre kandidatët e zgjedhur do të hidhen në votim ne Asamblene Parlamentare të Këshillit të Europës në muajin tetor.
Zoterinj te Komisionit,
Ky nuk eshte vendimi i juaj! Ju u morret per veshi, ju vune letren me emrat perpara dhe ju thane: firmosni! Ju firmoset letren dhe njehersh poshterimin tuaj nga politika e piste. Ju ndotet emrin, titujt, profesionet tuaj; ju ndotet Drejtesine (ne agoni). Ju mundoheni te te fyeni Gjykaten evropjane te te Drejtave te Njeriut, Keshillin e Evropes te cilet shpallin kriteret e transparence, merites, distancimit nga çdo presion politik, si kritere themelorenper perzgjedhjen e kandidateve. Ju Ju firmoset emrat e diktuara nga politika e piste 24 ore (?!) para skadimit te afatit; asnje nga kandidatet nuk ka eksperience ne fushen e te Drejtave te Njeriut, e vetmja fushe e Gjykates. Pikerisht ky fakt, e ben unike kete Gjykate! Ju firmoset per dy kuneter te politikes se piste dhe nje “te harruar” te politikes se piste, qe vendosi (me ne fund!) t’i bente nje dhurate, duke e futur ne liste. Ky vendim eshte vetem politik dhe i marre vetem nga politika e piste, ne kundershtim flagrant me principet themelore te rezolutave te Keshillit te Evropes per zgjedhjen e gjykatesve te Gjykates Evropiane.
Nese ju ka mbetur nje fije dinjitet, moral, etike denonconi presionin flagrant te politikes mbi Komisionin! Bejeni kete, per te mos poshteruar Shqiperine, Drejtesine dhe institucionin e nderuar te Gjykates evropiane!