Çmenduria e një memoriali komunist në qendër të Kavajës: Ky popull do vetëm bukë!

25 Gusht 2016, 20:35Sociale TEMA
Çmenduria e një memoriali komunist në qendër të

Nga Ermir Hoxha

 

Është nde e freskët shija, përgjithësisht e hidhur, e shkërmoqjes së fasadës së stadiumit “Qemal Stafa”, ku në qendër të saj ndodhej dhe një basoreliev i socrealizmit, me siluetat e disa sportistëve e sportisteve proletare; bashkangjitur “justifikimit artistik” të kryeministrit se pse ajo lloj pamjeje nuk vlente më të ishte aty, e konsideruar  me “mision të përfunduar”.

Por ndërkohë, nuk dihet se pse ky kut artistik nuk ka funksionuar dhe ne rastin e një memoriali në qendër të Kavajës, që po ashtu, duhej që dhe për korrektesë politike, të ishte hequr që aty së bashku me “dy gishtat demokratike”, ne emër të estetikes. Por jo vetëm kaq, pasi mesazhi që përcjell ai memorial, është vërtet fyes për popullin kavajas.

Nuk është thjesht një vepër idelogjike që i ka ikur koha, por më shumë se kaq. Eshtë paturpësisht një tallje me popullin e zonës, i cili, edhe pse në pamje të parë duket sikur nderohet për një demonstratë antifashiste, në të vërtetë ajo ç’nderohet nga fakti se i madh e i vogël, qytetar e fshatar; fëmijë e të rinj, burra e gra, pleq e plaka, u ngritën jo për idealin e lirisë, por për shkaqe gastronomike. Siç dhe duket qartë në krye të memorialit, motoja e demostratës ka qenë “buka”, ajo me të cilën mbushet barku.

“Duam bukë”, pra është diçitura e veprës artistike, që nga ana tjetër të ysht të mendosh se, nëse fashizimi do u kishte dhënë bukë mjafueshëm, atëherë nuk do kishte arsye për t’u ngritur e luftuar kundër tij.

Dhe nuk dihet se si ka mundur që kjo lloj vepre të marrë “ok”-in e partisë e pushtetit, para se të realizohet në merrmer e të vendoset aty, pasi është vetëdenoncuese edhe për vetë ish-sistemin, i cili pretendonte t’i kishte themelet në ideale të larta, tejbarkut.

Pastaj, ajo zonë ku shtrihet Kavaja, që përgjithësisht njihet si bujqësore e me njerëz të aftë për të jetuar me të mirat e tokës në çdo kohë, vështirë ta ketë parë fashizmin vetëm më syrin e bukës së munguar e barkut bosh.

Pra, është një vepër tejet e çmendur për të qëndruar aty e paprekur, aq më tepër në kohën e qeverisjes së një sqimtari si Rama për artet vizuale, që veç kritikes estetike, rezervon dhe atë ideologjike në qasjet e tij.

Heqja e atij memoriali do ishte gjithashtu dhe kthimi i dinjitetit kavajas. Nuk besohet se janë popull i një tradite që jeton vetëm për të mbushur barkun.

Dhe Rama e ka për obligim, edhe politik, që ta destruktojë këtë akuzë që buron nga memoriali në fjalë.

18 komente në “Çmenduria e një memoriali komunist në qendër të Kavajës: Ky popull do vetëm bukë!”

  1. ASTRIT Vetiu says:

    C’JANE KETO PERRALLISJE PROFANI, NGA VJEN KY NJERI

    1. Grigor says:

      Nuk po flas per kete Ermir Hoxhen se e paskan telendisur te tere komentuesit.
      Por eshte nje “I rrezikshem” me emrin Malo ketu poshte qe paska problem edhe me Luftën dhe thote qe nuk ka patur fare Luftë kunder fashizmit.
      Ky nuk eshte antikomunist. Ky është antishqipetar.
      Te kritikosh komunizmin apo menyren se si deshi ta ndertonte ne Shqiperi Enver Hoxha eshte e drejte e çdokujt. Prandaj jemi ne demokraci. Por te mohosh luften e nje populli eshte krim.
      U rritem me propaganden komuniste se luftën e beri vetem Stalini ndersa anglo-amerikanet vetem June gjoja ne luftë ne fund fare kur Hitleri kishte marre fund. Por propaganda komuniste nuk mund t’a fshihte dot te verteten e luftes boterore. Prandaj u quajt luftë boterore, se përndryshe do quhej vetem Lufta Gjermano-Sovjetike.
      Edhe keta pinjollet e ballisteve qe duan te mohojne Luftën Antifashiste te popullit tone bejne te njejten gje si propaganda e Enver Hoxhes, qe ata vete e shajne.
      Nuk mohohet Lufta Antifashiste sepse ishte luftë popullore. Ata qe u vrane ne luftë ishin gati 98% njerez te thjeshte pa ide komuniste qe u ngriten ne luftë kunder armikut, ashtu sic eshte ngritur vazhdimisht populli ne shekuj.
      Urrejtja ndaj Partise Komuniste nuk duhet tu erresoje syte disa njerezve sa te behen antishqipetare.
      Kush do te flase kunder Enver Hoxhes le te flase per 40 vjeter 1945 – 1985.
      – Ishte maskara se na ndertoi hidroçentrale dhe beri elektrifikimin e Shqiperise
      – Ishte maskara sepse ndertoi nje sistem aresimor falas, bashkekohor dhe luftoi analfabetizmin
      – Ishte maskara sepse ndertoi nje sistem shendetesor falas per te gjithe

      Po ishte edhe burre i mire sepse:
      – na mbylli brenda kufijve te Shqiperise dhe na bombardove me propaganda boshe komuniste
      – I beri shume njerez fanatike te komunizmit dhe spiuner te cilet moren me qafe shume njerez te pafajshem . Dhe keta “komuniste te devotshem” apo spiuner te ndyre na jane bere demokrate te flakte.
      – sepse bllokoi ekonomikisht Shqiperine nga vendet perendimore dhe na detyronin te ndertonim socializmin duke shternguar trupin, dmth me forcat tona.
      – E nenshtroi inteligjencien shqipetare ndaj klases punetore me parullen se inteligjencia pjell borgjezine
      – Vrau dhe perndoqi tere shtresen e larte te para luftes, duke hapur rrugen per katunare si Sali Berisha te marrin pushtetin. Dhe po e moren pushtetin katunaret behet shteti rrumpallë si Shteti I Saliut.

      Ka shume po kush I numuron. Ideja eshte qe ka per te share dhe per te lavderuar si per çdo periudhe historike. Por Luftën Antifashiste nuk ka burre ta shaje se e denon historia.

  2. DAKU says:

    TEORIA E SHKATERRIMIT 26 V JECAR . NUK KENI LENE GJE PA SHKATERRUAR , NGA UZINAT , FERMAT , FABRIKAT SHKOLLAT , KANELET KULLUESE , USHTRINE , LAPIDARET DHE VARRET E HERONJVE, CDO GJE . GJATE KETYRE VITEVE U VODH DHE U SHKRI EDHE MEMORIALI I ALBULENES BETEJES SE FAMSHME TE SKENDERBEUT MBI TURQIT SEPSE ISHTE PREJ BRONXI. ORE JU PALO GAZETARE A ANALLISTE CFARE DREQI JENI ,JU DUHENI RRAHUR ME BUKE NE GOJE . PASKENI QENE FARE E POSHTER . JU Q….SHA GRATE E MOTRAT KU TI KENI

  3. shvejk says:

    Komunistet ta q…shin nonen o Ermir Leshi.

  4. duam droge... says:

    zoti ermir hoxha

    nuk e di cfare arsimi ke ..cfare shkalle intelekti..por me kaq sa ke shkruar me keqardhje mund te them se je nje idiot funksional dhe i perket asaj hordhie antikomuniste me te dhjere se vete komunistet …

    nqs se kane ngelur hallet e shqiperise te rregullohen ne prishjen e ketyre basoreliefeve te premtoj se do vi nga amerika me parat e mia dhe konform rregullave do ti prish..POR ME KUSHT..

    TE NGRE NJE TJETER BASORELIEF ..me mbishkrimin DUAM DROGE DHE QEJF sic ka ardhur koha sot kudo…

  5. PO.PO says:

    Vetem ere te mire nuk sjell , ky fare Ermir Hoxha ! Idjotet e kane
    mendjen vetem te prishin,te prishin e shkaterrojne gjithecka , si
    po behet per historine e Shqiperise e mbare shqiptareve ! Ne ,
    presim te beni dicka me te mire se ajo qe eshte bere ,pastaj jemi
    ne populli qe iu vleresojme ,kurse ju e kaluat nje cerek shekulli
    vetem me shkaterrime dhe ende nuk jeni ngopur , deri sa t`i
    nxirni edhe gurin e fundit te themelit e t`ia jepni ne tabaka
    Serbise e Greqise !

  6. Tarrasi says:

    Ka te drejte ky kavajsi :
    Te hiqet monumenti dhe ne vend te tij te vendosin… nje tas me pilaf … Kete e njohim mire kavajsit !

  7. Mesuesi says:

    O derr bir derri! Po ajo ka qene nje ngjarje reale mor budall. Kush te ka mesuar te ndryshosh te verteten mor derr?? Po pse si do te qe artistike? Te shkruhej se populli i Kavajes u ngrit per te kerkuar kuplara?? Ai per buke u ngrit dhe basorelivi ate pasqyron. Harram shkolla qe te ka mesuar mor debil.

  8. roberto says:

    Vetem nje pjelle fashisti mund te beje thirrje te tilla anti shqiptare!
    Demostrata e bukes eshte bere ne realitewt dhe kjo ka hyre ne historine e popullit te Kvajes!
    Por ai basoreliev ka vlere jo vetem per te shkuaren,por sidomos per te sotmen e MJERUAR te popullit shqiptar!
    Edhe sot pas 26 vjet shkerdhatokraci kapitaliste,popullit i duhet te ngrihet perseri jo vetem per buken,por edhe per ujin,per dritat,per arsimin,shendetesine,drejtesine etj!
    Mos ju duket gje se populli sot ka arritur lumturine dhe ky basoreliev po ju kujton vetem te kaluaren?
    Eshte e njejta llogjike kriminale qe per 26 vjet akoma vazhdon lufta kunder fantazmes se komunizmit,vetem per te mbuluar DESHTIMET SPEKTAKOLARE TE KAPITALIZMIT ne Shqiperi!
    Ngopeni popullin me buke,me pune etj dhe nuk do keni nevoje te shani komunizmin!
    Por ju pikerisht pse nuk e realizoni dot kete,luftoni me me mullinjte e eres si Don Kishoti i Mances!
    POSHTE FASHIZMI BERISHIAN!

    1. Butrinti says:

      Të lumtë Roberto!

  9. Malo says:

    Sa koment shterpe i pa kuptimte ne llogjiken è realitetit….
    Mundohu te jeshte sado pak realiste per cfar lufte e ke fjalen ti o njeri sa te ashtuquajtur deshmore jane dhe ku i kane varret keta njerez ti beson se ne shqiperi jane 28000 njerez te vrare Po si nuk keni pak dinjitet njerezor Qe keni marre pension lufte pa kuptimin real…

    1. daku says:

      ha gjize Malo , se edhe ti cope mishi me dy sy je , trap , u be bytha jote te gjykoje deshmoret .

  10. funerali says:

    futja pordhes o ermir fena.

  11. Bardhi Tolabi says:

    Per Ermal Hoxhen.
    Nuk kane vlere konstatime te tilla,pa ju bere te qarte lexuesve disa te dhena”
    -Kur eshte bere ne Kavaje demostrata qe kerkonte buke?
    -Perse eshte turp te simbolizosh me nje monument te verteten e hidhur,ne eshte bere nje demonstrate e tille?
    -A mund te sqarosh ne se ne vendet kapitalist jane bere ose jo demonstrata per buken e gojes edhe shekuj me pare,kur nuk ishte degjuar kurre emertimi Komunist e komunizem?
    Une jam Korcar dhe te them me pergjegjesi se,ne Korce,eshte bere nje demonstrate e tille ne vitin 1936,e udhehequr prej shoqerise “Puna”,ndersa partia komuniste eshte krijuar me 8 Nentor 1941.Perjetimi i asaj ngjarjeje nuk eshte krim,eshte kujtese per pushtete se nuk duhet te vuaje populli per buken e gojes sepse ai do te demonstroje kunder pushtetit per kete uri buke…
    Po ti nuk e ke problem te verteten.Ti i morre honoraret dhe e mbushe barkun me buke.Nuk behesh merrak per ata qe vuajne edhe sot per buken e gojes,njesoj si ata qe jane duke demonstruar ne kete monument edhe pse komunizmi ka rene para 25 vjetesh…

    1. Arif says:

      Mos i bini me qafe Ermir Erkeqit, ndoshta gjendet nje e mesme qe edhe memoriali te mes “destruktohet”, sikurse e quan ai ne nje gjuhe me te bukur se shqipja shkaterrimin, edhe qejfmbetja e tij te merret parasysh, meqe ai eshte i sigurte se kavajsit ne kohen e demonstrates kane patur buke, le te behet “E duam buken me gjelle”. Keshtu shqetesimi idiotesk del sikur eshte i drejte.

  12. vjola says:

    Eshte demostrata e bukes qe u be ne disa qytete edhe ne Korce dhe jane vrare shume te rinj po ku merrni vesh ju njerez me zemer te lige edhe injorante Kaq ka ne dore injoranti dhe shiko se cben .,fare e keqe

  13. suela says:

    Sa gazetar per gjynah!Po qe ne klase te peste e kemi mesuar demostraten e bukes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje