Pavarësisht se hetimet për vdekjen e 17-vjeçarit Ardit Gjokaj nuk kanë përfunduar, PD dhe mediat pranë saj duan t’ia lënë përgjegjësinë Erion Veliajt për këtë rast.
Sot kanë nxjerrë një pretendim qesharak.
Sipas mediave pranë opozitës, 124 vetë kanë punuar si klandestinë në Sharrë.
Dhe si fakt sjellin një deklaratë të Veliajt se do të punësoheshin edhe 200 vetë të tjerë, por që nuk dihet nëse u punësuan apo jo.
“Kompania private ‘3R’ që menaxhonte landfillin e Sharrës ka patur vetëm 76 persona të punësuar të regjistruar në këtë aktivitet.
Por në 16 mars të vitit 2016 Erion Veliaj deklaronte publikisht: “Më vjen mirë që ky është vetem fillimi. Ne do të vazhdojmë me një konvojer tjetër për të punësuar edhe 200 punonjës të tjerë, për ta çuar në 400. Ne mund të punësojmë pafund njerëz që realisht duan të punojnë. T’ju paguhen sigurimet shoqërore dhe të kenë një rrogë dinjitoze.”
Në këtë mënyrë, kryetari i Bashkisë së Tiranës konfirmonte se në landfillin ku ky institucion është bashkëpronar, janë të punësuar të paktën 200 punonjës.
Por zyrtarisht janë vetëm 76.
Mungojnë 124 vetë, të cilët dyshohet të kenë qenë qenë punonjës pa siguracione, shumica e tyre të mitur”, thuhet në këtë shkrim.
Pra, nuk ka asnjë fakt të kryer se u punësuan edhe 200 vetë, por është thjesht një premtim i Veliajt që do të punësohen edhe 200 vetë të tjerë.
Fakt do të ishte nëse këta 124 vetë do të gjendeshin dhe do të provohej se kanë punuar si klandestinë.
Me këtë logjikë i bie që të akuzojnë Ramën se 200 e ca mijë shqiptarë punojnë në të zezë, meqë ai premtoi se do të hapte 300 mijë vende pune gjatë zgjedhjeve parlamentare.
cesht ky artikull idiot.? ca po thu me vllai? ca i ke kto lidhje kineze? gjysma e kompanis esht ne burg pas vdekje se atij cunit per mosrespektim te kodit te punes. ca lidhje ka saliu me ket muhabet. bole