Për zgjidhjen e problemit të radikalizimit fetar, Kosova dhe vendet e Ballkanit duhet të ndihmohen në rrugën e integrimit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit, Daniel Fried. Në një intervistë për shërbimin gjeorgjian të Zërit të Amerikës, zoti Fried tha gjithashtu se Kosova duhet të nxisë dhe kultivojë traditat e saj të tolerancës dhe të mos ndikohet nga forcat e jashtme.
Zgjidhja e problemit të radikalizimi fetar në Ballkan është integrimi i vendeve të rajonit në Evropë, thotë zyrtari i Departamentit të Shtetit Daniel Fried. Koordinatori për Politikat e Sanksioneve dhe ish Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, thotë se qeveritë e vendeve të rajonit duhet të inkurajojnë institucionet fetare vendase të cilat janë të njohura për tolerancën e tyre.
“Ekstremizmi dhe islami radikal në fakt nuk janë pjesë e kulturës boshnjake ose asaj shqiptare. Ato janë importuar. Qeveritë në rajon duhet të ndihmojnë tradidat e tyre islamike që janë shumë më tolerante. Kjo është një përpjekje e vështirë.”
Zoti Fried tha se edhe pse Kosova është një vend e ri me institucione jo shumë të forta, ajo është në një pozitë më të mirë për ta luftuar radikalizmin se sa në kohën kur ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së.
“Nëse Kosova nuk do të ishte e pavarur. Nëse ende do të ishte nën menaxhimin jo-funksional të OKB-së, problemi i radikalizimit do të ishte më i madh. Por, pasi Kosova është vend i pavaruar, pasi Evropa dhe Shtetet e Bashkuara shihen si faktor ndihmues në Kosovë, ne kemi kapital politik atje.”
Ai shtoi se banorët e Kosovës duhet të nxisin dhe kultivojnë tradidat e tyre të tolerancës dhe të mos ndikohen nga forcat e jashtme.
Autoritetet në Kosovë thonë se gjatë muajve të fundit nuk është regjistruar asnjë rast i ri i përfshirjes së qytetarëve të Kosovë në luftërat në Lindjen e Mesme, por ka ka pasur përpjekje për t’u bashkuar në këto luftëra. Aktualisht, sipas zyrtarëve të qeverisë, në zonat e konfliktit në Lindjen e Mesme ndodhen rreth 80 qytetarë nga Kosova, ku gjysma prej tyre janë gra dhe fëmijë.
Frid ”profesori”,ISLAMI nuk eshte pjese e shqiptareve por pjese e muslimoneve shqipfoles te cilet gjthsht nuk jane shqiptare.
Ose je SHQIPTAR ose Musliman, sepse Islami ndalon kombet..”pra asnje Shqiptar nuk eshte Musliman, dhe asnje musliman nuk eshte SHQIPTAR.
PIK.
Asnje Fe nuk eshte pjese e kultures shqiptare jane thjeshte cibane te huaj ne kete toke ojella e dogma jevgjitesh nga Lindja e Mesme kaq e thjeshte eshte kjo pune ore Profesore shqiptaret kane nje kulture te lashte dhe nuk kane nevoje per te tilla dogma trushpelarese