Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në qershor të 2017

26 Gusht 2016, 16:37Sociale TEMA

Rruga Tiranë-Elbasan ka një datë të re përfundimi. Pas tre vitesh vonesë, Autoriteti Rrugor bën të ditur se mosmarrëveshjet me kompaninë ndërtuese “Aktor” janë zgjidhur përfundimisht dhe punimet në segmentin problematik nga Sauku deri tek tuneli kanë rinisur.

“Tani kemi një grafik të përcaktuar punimesh.  85 përqind e punimeve përfundon brenda  këtij viti, 15 përqind vitin e ardhshëm. Rruga përfundon në qershor 2017”, thotë kreu i ARRSH, Dashamir Xhika.

Ndërtimi i rrugës 27 kilometër që lidh Tiranën me Elbasanin ka nisur në vitin 2011. Fillimisht ajo u tenderua për rreth 290 milionë dollarë. Por për shkak të 5 rrëshqitjeve në zonën e Ibës, rruga do të kushtojë më shumë.

“Kemi kërkuar një fond shtesë prej 35 milionë dollarë nga Banka e Abu Dabit. Shumë shpejt do të shkojë për ratifikim në Parlament dhe kjo mbyll plotësisht financimin”, sqaron Xhika.

Sipas Xhikës, nësë kompania ndërtuese do të zvarrrisë sërish punimet, ajo do të penalizohet.

“Kompania të mos guxojë më të luajë me këtë kontratë, sepse do të penalizohet”, thotë kreu i ARRSH.

Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, për segmentin me gjatësi 13 kilometër nga Sauku deri tek hyrja e tunelit të Krrabës kostoja totale llogaritet në 120 milionë dollarë.

4 komente në “Rruga Tiranë-Elbasan përfundon në qershor të 2017”

  1. LUAN says:

    LSI VETEM VJEDH NE EMER TE RRUGEVE. PO KETE BENTE SALIU ME LULIN TEK RRUGA E KOMBIT.

  2. Shq says:

    ASGJE s’eshte e vertet nga keto.”Aktor” shoqeria greke ka probleme te medha te rruga “korrinthos-patra” rruge e finacuar krejtrsisht nga fonde private,dhe ketu fillon e gjitha.Aktor merr fonde kendej e i perdor andej….merr fonde andej e i sjell kendej.Kjo eshte e verteta si te rruga e Elbasanit(gjasme rreshtitjet) por edhe te rruga e patres(nuk ka fonde aktor),dhe qe te mos perfundoj aktor ne nje falimentim…genjejne popullin..si ketu dhe atje….tallni trapin tallni,15km rruge 4vjet!

    AKTOR– “BY PASS” I FIERIT=NDALIM PUNIMESH PER 2.5 VJET.

    AKTOR– “ELBASANI”=4 VJET…15KM

    AKTOR–“PATRA”=100KM RRUGE=8VJET+2 TE TJERA QE THONE SE DO PERFUNDOJ??!!

    Perse nuk veprojne ministrite e te dyjave vendeve??!!
    Sepse ky “aktori” ka qen shoku i ngusht i andrea papandreut dhe u be edhe “mik” i mire me nanon”
    Per nje plak 90vjec….vuan nje shqiperi e tere!

  3. Loqemuti says:

    E po mire e paskan lene vitin e zgjedhjeve, ne 2017, gjere atehere presin njerezia.

  4. logjika says:

    Nuk e di si duhet shkruar qe te te nxjerre ndonje koment merua, megjithate; ate qe kritikon kjo gazete e ben dhe vete. Merr per njeren e plase per tjeteren. Hajde fjale e lyer , hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje