Rrugëtimi dramatik i 15-vjeçarit shqiptar, në këmbë deri në Brindisi

27 Gusht 2016, 10:00Sociale TEMA

Një udhëtim që mund të quhej heroik, po të mos ishte njëherësh edhe dramatik.

Historia vjen nga Chiari në Itali dhe ka protagonist një 15-vjeçar shqiptar me iniciale F.Q. Ai ka udhëtuar për katër ditë në këmbë pa ujë, pa ushqim, që nga Puglia deri në Chiari,shkruajne mediat italiane.

Ishte një punëtor shqiptar, që e pikasi teksa udhëtonte të enjten rreth orës 17:00.  I foli italisht, e më pas shqip, dhe si përgjigje mori nga djali se ishte i vdekur për bukë dhe donte një vend ku të flinte.

Ai e shoqëroi në Polici në Chiari citon Panorama referuar mediave italiane.

Aty adoleshenti tregoi se ishte nisur nga Shqipëria, kishte zbritur në Brindisi në 21 gusht dhe kishte marrë rrugën drejt veriut. Ka ecur gjatë, pa ngrënë e pa pirë, fjeti rrugëve ku mundi.

Ende nuk di të thotë se për ku ishte nisur dhe cfarë synon, por me vete kishte një pasaportë të rregullt, po asnjë kontakt në celular. Ai u shoqërua në qendrën për kujdesin ndaj minorëve.

3 komente në “Rrugëtimi dramatik i 15-vjeçarit shqiptar, në këmbë deri në Brindisi”

  1. Ermir says:

    Nga brindisi ne chiari jane rreth 1000 km dhe veshtire se behen ne kembe per 4 dite or gazetar pallosh, me makine jane te pakten 12 ore…

  2. joel shkodra says:

    Lajmi nuk thote gje, por besoj se do te jete njoftuar familja e tij (nese ka) ne Shqiperi.

  3. joel shkodra says:

    Titulli te çon te “Karnavalet e Korçes” qe e kaloi Adriatikun me … tren. Edhe ky djaloshi i titullit e paska kaluar … ne kembe. Ky eshte edhe me … hero.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje