VIDEO/ "War Dogs," skenat shqiptare të filmit Holliwood-ian për Gërdecin

27 Gusht 2016, 08:40Sociale TEMA

Filmi “War Dogs,” i cili tregon historinë e dy trafikantëve të armëve, Efraim Diveroli dhe David Packouz, është shfaqur disa ditë më parë në kinematë amerikane.

Por, ndryshe nga sa është thënë më parë, Shqipëria mesa duket nuk ka qenë thjesht një moment i shkurtër, apo një ngjarje në sfond të filmit, pasi një pjesë e madhe e ngjarjeve zhvillohet pikërisht në vendin tonë.

Më poshtë janë disa momente nga skenat kryesore, të cilat zhvillohen në Shqipëri, ose flasin për persona të njohur Shqiptarë të përfshirë në trafikun e armëve, që shkaktoi edhe tragjedinë e Gërdecit.

Madje, skena hapëse e filmit “War Dogs” është pikërisht në Shqipëri, dhe tregon momentin kur David Packouz është rrëmbyer nga një bandë shqiptarësh për llogari të trafikantit tjetër të njohur, Henry Girard, për shkak të konflikteve gjatë biznesit.

Henry Girard ishte një nga biznesmenët më të njohur të armëve, por i ndodhur në listën e të kërkuarve për terrorizëm nga SHBA, ai ka nevojë për Packouz dhe Diverol-in, që të bëjnë tregti me qeverinë amerikane. Girard paraqitet si i agjenti ekskluziv për shitjen e municioneve sovjetike shqiptare, të destinuara për t’u demontuar.

Diveroli dhe partneri i tij Packouz mbërrijnë në Shqipëri, ku priten nga Ylli Pinari, i cili paraqitet si drejtuesi i kompanisë më të madhe Shqiptare të eksporteve ushtarake. Gjithashtu, Pinari iu tregon atyre edhe municionet, brenda një magazine të vjetë.

David Packouz, i cili në atë kohë ndodhej në Shqipëri për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e transportit, zbulon se municionet nuk janë të gjitha të periudhës sovjetike. Pjesa më e madhe e tyre janë kineze dhe kjo përbën problem për ta, pasi SHBA kishte vendosur embargo ndaj Kinës.

Ndërkaq, Diveroli vendos që municionet të ripaketohen, pasi kjo jo vetëm që nuk do të lejonte të kuptohej se bëhej fjalë për fishekë kinezë, por do të reduktonte gjithashtu edhe kostot e transportit.

14 komente në “VIDEO/ “War Dogs,” skenat shqiptare të filmit Holliwood-ian për Gërdecin”

  1. SPQR says:

    Po pse a ju q…fja udhet, nuk vinit dot te filmonit ne shqiperi po na beni antireklame me periferite e ndyra te Rumanise! Robt mu ne p….HOLLYMUUT!

    1. Neli says:

      Keto skena skane lidhje me Gerdecin ! Po shkelzenin ku e keni ne film qe na cate trapin qe do dilte dhe nje mut. Me duket se keta amerikanet jane vete brenda.

    2. Fantomas says:

      Mos u nxef kot. Kështu dukemi në sytë e të huajve.

  2. albani says:

    Sepse te vine ne shqiperi per te bere filmime mbase nuk jane te sigurt per jeten e tyre , mbase them une kur ketu politikanet jane mafja e vetem gjith’cka mund te ndodh. .

  3. Tema says:

    E kritikojm filmin se s’ka filmime kishash (orthodokse ose katolike). Imazhet jan si ata të kooperativave bujqesore. Në të ardhmen korrigjimi duhet të bëhet nga ata ose ne.

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Dakord me SPQR!!!! Asgje ne ate film nuk ka asgje shqipetare! As vendi, madje as gjuha. Si Kandahar! Kush e paguan kete anti reklame? Hera e disate qe Bejne filma qe nuk kane asgje Te perbashket me Shqiperine. cfare Ben shteti shqipetar, ata producente duhen hedhur ne gjyq.

  5. joel shkodra says:

    Nuk me duket (te pakten me sa shihet ketu) se filmi ka ndonje gje kundra shqiptareve. Filmi e ka me amerikanet qe e kane bere kete pune. Sa per shqiptaret duhej t’i hiqnin armet e municionet nga Shqiperia.

  6. babo says:

    Interesant. flm Tema

  7. Kreator says:

    Per te disaten here ”vellezerit”tane cifuto amerikane
    na paraqesin perpara publikut boteror si njerëz primitiv..

    1. Bazarhesap says:

      Dhe cuditerish na ka shperthyer dashuria per Israelin kete dekaten e fundit!!!

  8. shqip says:

    filmi eshte bere per publikun amerikan qe te paguaje 10-20 usd bileten. me vila e me hotele bota eshte deri ne fyt. u duhen vende te botes se trete, ku per fat shqiperia nuk eshte . prandaj dhe skenat i kane marre gjetke. pastaj mos harroni si iku trebicka. keta te heqin e te qajne mbi varr. po si kujtuat ju? qe eshte nje pune e rendomte aguridhesh, si shkerdheni dhe medhiu? pa amerikanet kjo pune as do nisej, e as do perfundonte. prandaj dhe eksperisa e trebickes doli flluske sapuni. ashtu si dhe 21 janari. duhet te bejme nje film vete. nga kineaste shqiptare. suksesi me nje histori trilleri qe e ndjek shqiptarin per çerek shekulli. ku ndrangeta albaneze i kalon te gjitha caqet e mafjes boterore. qe per hir te vertetes kane edhe ca kode deri ku mund te prevaloje e keqja. ndersa per klanin berisha limiti eshte zero absolute. nese kjo qe them behet e mundur. kinemaja shqiptare do jete kantidat nr 1 per oskar.

  9. Miri says:

    Ti perpiqesh te ngresh nje imazh sa me te mire te shqiperise dhe te del nje film i tille qe i hedh te gjitha poshte .

  10. Isuf Karaj says:

    Fjala “Round” ne gjuhen ushtarake te terrenit shqiperohet “Fishek” dhe dhe jo “rradhe”

  11. realisti says:

    skenat shume realiste! kane harruar te vene ca jashteqitje kafshesh dhe njerezish para depos!

    e pashe filmin! nuk do mbeteni te zhgenjyer!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje