Dy javë më parë në numrin special që i kushtonte kampionatit të ri francez, revista France Football, e shënonte emrin e Lorik Canës, mes efektivit që do t’i shërbente edhe këtë sezon trajnerit të ri të Nantes Rene Girard.
Por më pas u tha se kapiteni i kombëtare shqiptare nuk do të luante me në stadiumin Beaujour.
U tha se ai po kërkonte një skuadër tjetër.
Por, faktet janë ndryshe.
Lorik Cana nuk është stërvitur këtë verë.
Pak ditë më parë ai njoftoi se nuk do të jetë më pjesë e kombëtares shqiptare dhe tashmë, kur merkatoja e verës është në orët e saj të fundit, mësohet se ndoshta ai nuk do të jetë më një futbollist profesionist.
Mbrojtësi që korrikun e shkuar mbushi 33 vjeç ka mbetur pa skuadër dhe ndoshta ai do ta braktisë njëherë e përgjithmonë futbollin.
Por arsyeja e lamtumirës të mbrojtësit legjendar të kuqezijve më shumë sesa me mosgjetja e një skuadre apo mosha lidhet me një problem të tij shëndetëor, që është mbajtur “Top Secret” për një kohë të gjatë, shkruan Lapsi.al.
Thuhet se futbollisti ka pasur probleme në zemër dhe mjekët e kanë këshilluar ta ndërpresë menjëherë futbollin, por ai nuk ka pranuar ta bëjë një gjë të tillë përprara realizimit të ëndrës së tij, pjesmarrjes së parë të Shqipërisë në Europianin e Francës.
“Për këtë ëndërr ai ka vënë në lojë edhe shëndetin e tij duke rrezikuar mjaft” tha për Lapsi.al, nje burim pranë FSHF-së.
Pikërisht si pasojë e këtij problemi Loriku po përgatitet ta lërë përfundimisht futbollin duke e mbyllur atë në mënyrën e tij më të mirë, me pjesmarrjen e tij si kapiten në dy ndeshjet e Francës.
Tani është koha për ti thënë faleminderit dhe lamtumirë.
Tani eshte koha per t’i thene faleminderit e sherim te shpejt,Po Te jete e vertet se ka probleme me zemren, e jo lamtumire
gazetari shkruan paskenat……….turp
pse eshte i semure……sherim teshpejte e pa zarar,njedjale qe meriton shume fjale te ngrohta
prapaskena ben njeriu i ulet
loriku mbetet nje lider, nje shpirt shqiptari, qe punoji per nje kombetare si trim i mire me shoke shume..
ai tregoji karakter veti modestie, u la rradhen te rinjeve….kjo eshte vlere dhe mirjohje per lorik canen
faleminderit per shpirtin qe i dhe futbollit dhe kombetares shqiptare
te uroje jete te lumtur me familjen tende
Si Lorik Cana nuk i vjen me futbollist Shqiperise.Hallall qumeshti i nenes.