Balloja e prangave të shtatorit

1 Shtator 2016, 09:35Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ishte gushti i vitit 1992. Prokurori më proaktiv i ekipit “Mani Pulite” në Prokurorinë e Milanos, Antonio Di Pietro kishte arrestuar sekretarin e Betino Kraksit, ish-kryeministrit socialist, për të cilin ishte hapur opinioni se ishte zemra e sistemit korruptiv.

Di Pietro, bashkë me 4 prokurorët e grupit “Duart e Pastra” sipas përkthimit në shqip, kishte ndërmarrë misionin për të tronditur sistemin e rryshfeteve.

Por sekretari i Kraksit, i cili erdhi vetë në zyrën e prokurorit të Milanos, i tha që e gjithë furtuna që ai dhe shokët e tij po provokonin, do të nxirrte në breg vetëm disa peshq të vegjël dhe jo “mamuthët” e korrupsionit.

Dhe në fakt ashtu ndodhi pak a shumë.

Edhe pse në Itali u trondit sistemi, u shemb “Republika e Dytë” dhe lindi “Republika e Tretë”, realisht nuk u dënua asnjë ministër apo kryeministër për korrupsion.

Kraksi vdiq në ekzil dhe më vonë u shpall i pafajshëm pas vdekjes.

Andreoti vdiq i pafajshëm, disa ministra demokristianë dhe socialistë po ashtu, fituan gjyqet edhe pse iu gjendën miliona lireta ndën dyshekë, ndërsa produkti i atij sistemi, Silvio Berlusconi dominoi të gjithë “Republikën e Tretë” duke qenë kryeministër për pjesën më të madhe të kohës, deri në fundin pa lavdi kur u largua prej të pabërave të tij dhe jo nga sistemi.

Kurse në Kroaci, kur nisi operacioni i madh për të luftuar korrupsionin në sistem, prokurori Dinko Cvitan, mblodhi në fshehtësi provat dhe nuk bëri asnjë veprim tjetër pa arrestuar një “peshk të madh” siç ishte ish-kryeministri Ivo Sanader.

Bëri letrat dhe kishte gjithçka gati mbrëmjen e 9 dhjetorit 2010, kur ish-kryeministri kaloi kufirin në makinë dhe së bashku me të bijën u vendosën në një banesë në Salzburg të Austrisë.

Mëngjesin e 10 dhjetorit 2010, kur Bruna, e bija e Sanaderit doli të blejë bukën e freskët në furrën përballë banesës, gjeti policët e njësisë speciale të krimit ekonomik austriak që i dorëzuan një letër të Interpolit, ku babai i saj rezultonte në arrest ndërkombëtar i akuzuar për korrupsion.

Vetëm për një muaj: në janarin e vitit 2011 në Kroaci, u arrestuan 250 zyrtarë të fuqishëm, pjesa më e madhe krerë entesh publike si Albpetroli, Armo dhe OSHE-ja jonë.

Prokurori special, nga drejtorët e këtyre enteve që ishin motori i parave të shefave, nxori në dritë gjithçka: emra dhe fakte. Sistemi i rryshfetit u godit në zemër të tij. Kroacia më pas u bë anëtare e Bashkimit Europian.

Korrupsioni vazhdon akoma, por u prish sistemi që bënte të mundur statuskuonë e oligarkisë politiko-financiare.

Për Sanaderin, i cili qëndroi dy mandate si kryeministër thuhej se është një “politikan fitues” edhe pse nuk fitonte zgjedhjet. HDZ-ja e Sanaderit merrte 12 përqind të zgjedhjeve, por gjithmonë ai ishte numri 1, pasi kishte mbledhur rreth tij gjithë pushtetin e parasë që i kishte marrë frymën vendit.

Me rënien e Sanaderit, “kështjella e së keqes” dëshmoi se ishte prej rëre dhe u rrëzua e tëra. Sistemi nisi të marrë frymë, pasi poret e tij u liruan nga cipa që i zinte frymën.

Po tek ne si do të veprojnë “dinkot dhe dipietrot” shqiptarë?!

Pas dekretimit prej Nishanit, ligji i vettingut do të nisë nga zbatimi dhe nga fundi i shtatorit do të jetë dorëzuar raporti i vlerësimit për të gjithë gjykatësit e prokurorët.

E para që do të nisë nga puna do të jetë Prokuroria Speciale dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, agjentët e të cilëve kanë filluar të koalidohen nga një zyrtar i FBI-së.

Një zyrë në Bruksel ka prej kohësh që përgatit dosje për korrupsionin e stërmadh shqiptar. Ndërkohë që në Prokurorinë e Përgjithshme janë gati për t’u rihapur rreth 20 mijë dosje që janë lënë në harresë prej 25 vitesh.

Vetëm për t’i hapur të gjithë këto dokumente do të duhen më shumë se 10 vjet dhe shqiptarët do të zhgënjeheshin tmerrësisht nga pritshmëria për të pastruar dhe shkulur nga rrënjët statuskuonë e oligarkisë.

Shembulli kroat është shumë i thjeshtë.

Kush është “Sanaderi shqiptar”, ai që është gjitmonë “fitues” dhe rri gjithmonë në pushtet.

Pas tij janë lukunia e superdrejtorëve që janë bërë miliarderë dhe politikanë vetëm me dy vjet punë në KESH apo ndërmarrje të tjera publike që administrojnë sasi të mëdha parash e pasurish publike.

Nëse në Kroaci u deshën 250, tek ne mund të shkohet edhe në 100 sosh. Atëherë do të shihni si do të tronditet i gjithë “oktapodi” i abuzimit në Shqipëri.

Pas kësaj, hapja e dosjeve djegëse si “Gërdeci”, “21 janari” “vrasja e Santos” bashkë me operacionet financiare që i kanë shoqëruar do të jetë një lojë fëmijësh.

Lukunia e biznesmenëve që fitojnë kontrata publike prej 25 vjetësh, që janë vetëm kukulla të oligarkisë, do të nisë rrëfimin e para.

Kështu ndodhi edhe në Kroaci e Rumani.

Tek ne amerikanët dhe BE duket se kanë marrë më shumë kompetenca. Operacioni duket se do të jetë më i centralizuar…(Tesheshi.com)

17 komente në “Balloja e prangave të shtatorit”

  1. karamamund elefanti i trete says:

    Hajt per hajer qofte,te fillojme nga pushti i ndyre i VICIDOLIT.

    1. Qazim Mulleti says:

      Ta fillojne nga Miliardat e Edi Rames, Erjon Braces dasma e Veliajt, Blloku I Ilir Metes. apo Jo?

  2. Aurel says:

    Nuk iken e keqja me te keqija o plaku Mere,duhen njerez te paster.ka shume te keqija ky ekuacion duke filluar nga Saliu,Luli,Iliri,Edi,Erioni,Ridvani,Arbeni,Dhalla, etj etj etj etj etj etj

  3. Agimi says:

    Mos harroni Aleksander Frangajn me pasurite e tij marramendese, te tundeshme dhe te patundeshme.
    Tung,
    Gimi

  4. Zana says:

    Emocionalisht, populli do të lumturohej vetëm me arrestimin e më pas me dënimin e kryekriminelit Berisha, pastaj do të flinte i qetë e do të ishte i sigurt se të tjerët do t’i shkonin pas si në një valle devollitshe. Politikisht dënimi i tij do t’i jepte goditje të fortë konceptit dhe praktikës së mos-dënueshmërisë së krimit mafioz në vend. Figura e tij është bërë sinonimi i së Keqes, një Hije vdekëse që sillet në çdo shtëpi e na nxin shpirtin. Po perifrazoj atë gruan militante: Nuk duam as bukë, as ujë, as mish e as fruta – vëtëm të dënohet BERISHA!!! Qoftë ky Shtator i bardhë!!! Edeh deri në Tetor po presim ?

    1. tradita says:

      zana, je militante , nuk te gjykon njeri per por nese mendoni reformen ne drejtesi ,kthim tek Enver Hoxha pe rdenime politike kjo eshte nje fatekeqesi per ju dhe nuk do te realizohet . Per ty si nostalgjike Berisha eshte sinonimi i se keqes por pe r 60 % te kombit shqiptar kudo ku ai jeton eshte nje figure madhore pozitive e kombit shqiptar.Kete mund ta pohojne kushdo qe reflekton per historine dhe ngjarjet ne Shqiperi. Artikullshkruesi perpiqet te ndikoj ne drejtim te denimit te Berishes por kjo do te kishte pasoja shume te renda. Berisha nuk eshte as Saneder as Ponta. Mbi te nuk rendon as nuk mund te rendoje asnje akuze penalale reale. Edhe vete autori flet me shume per ndikim politik se sa fajsine penale et Berishes. Deri me sot Vetem akuza te pafundme politike kunder Berishes, por ai titan i vetem u mund te gjitheve.

  5. Nes doni te luftoni korrupsionin says:

    Duhet goditur korrupsioni duke u konceptuar si oktopod.Qe do te thote se koka e oktopodit ka tentalulat te cilet i kane sherbyer per tu pasuruar.P.sh. te hetohen gjithe doganieret dhe ish doganieret per pasurite qe kane dhe pastaj drejtoret e ish drejtoret e doganave dhe pastaj ministrat dhe ish ministrat perkates.
    Te hetohen tatimoret dhe ish tatimoret,ish drejtoret dhe drejtoret e tatimeve dhe ministrat dhe ish ministrat perkates.
    Kjo duhet te jete formula e hetimit per cdo dege te shtetit.

  6. tema says:

    TE JETE LOJE ????? PRESIM , KY POPULL ESHTE MESUAR ME PRITJE.

  7. Moni says:

    Do arrestohet Aleksander Frangaj? Edhe Blendi Fevziu?
    Pse, cfare ka bere Fevzo?

  8. Bushi says:

    Ai qe vjedh di edhe ti fsheh.Por çfare kujtoni ju,se Berisha,Basha e gjithe elita e tij e perfshire ne nje korrupsion galopant,nuk ka ditur te rregulloi dokumentat,per te mbrojtur pasurine e tyre te vjedhur?Ata jane mjeshtra.Ridvan Bode punoi tete vjete me Berishen,dhe i ka rregulluar aq bukur letrat,sa jo hetuesit Amerikan e BE-n,por dhe nga e gjithe bota te vijne,ato nuk mund te zbulohen kurre.Arben Imami,me çdemontimin e armatimit,ka fituar miljarda,se ka qene minister i mbrojtejs.Po keshtu vijne hadute te medhenj,si Gence Ruli,qe eshte hajduti me fonok,dhe di ta mbroje pasurine e tij.Pra nxierja e te vertetes per krimet e qeveritareve te deputeteve,ministrave te Sali Berishes,qe kane bere kerdin,dhe nuk ka meter ti mas dhe kandar ti peshoi,do jete nje nga detyrat me te veshtira,per te mos then e pamundur te nxierin e vertete.Me mire tu themi”i gezofshi”,ato qe vodhet,por mos benie akoma.

  9. RROFTE. USA / BE says:

    RROFTE. USA / BE 1000 HERE
    TE PACA SA MALET DONALD LU
    TE PACA SA MALET ROMANA VLAHUTIN
    Vendi im me i Rrenuari jo vetem ne Europe por Dhe ne Bote me ne fund po fillon te marre fryme ne sajen tuaj O shume te Dashur miq te vendit tim
    Prej shekujsh Kemi vuajtur nga kanibalet qe Kane Vrare coptuar djegur Dhe manipuliar vendin Tone
    Jane shume shume njerez si une qe do tju falenderoje juve nga thellesite e zemres dhe te shpirtit Shqipetar Zoti pra ju bekofte per kete te mire kaq te madhe
    Se kush e kishte fajin tashme e dini Por vuajtjet me te medhaja ishin se fara e keqe sa vinte e shtohej
    Kurse Dora e juaj llumin e ketij vendi po i Tregon vendin qe meriton
    Poshte per gjithmone diktatoret vrasesit dallkauket manipulatoret dhe te korruptuarit nga Shqipetaret

  10. Sul Pumi says:

    E kam komentuar shkurt edhe here tjeter ,por sot do ja u them me sakte e me gjere .Senader ish kryem kroat , nuk eshte arrestuar nga drejtesia kroate , por letrat ciper tavolinave te zyrave te drejtesise krohate ja ,la CIA Amerikane . Konkretisht e kam lexuar vete nga gazeta heute (SOT )e Wienes. Ka qene dy dite mbas vdekjes Mihel xhekson ,pa dale akoma pergjegja e analizave nga spitali mbi vdekjen e tije. . Pra 5 vite me pare . Eshte i denuar me 9 vite burg. Ky artikull eshte i shkrojtur nga nje gazetar austriak me emer dhe mbiemer.Raste shume te ralla , por do ja ju shpjegoj me poshte. Me falni qe po zgjatem per ta argumentuar te verteten.. Austria eshte nje shtet qe nuk ka probleme ekonomike , por perkundrazi , ka sistemin me social ne te gjithe boten dhe kjo nuk eshte e lehte , por do para. Ne kete konteks, gjithe populli i di cfare behet , te gjitha palacolliqet luhen , po permend vetem nje fakt edhe miliardieret rus i kane parate ne bankat austriake. Ku astria ka interes te madh, natyrisht .. Ne austri ka korrupsion legal ,po ju them dy shembuj . Ne kohe te Nanos per marjen e bankes me te madhe te asaj kohe Reifeisen Bank del ryshfeti nga buxheti i shtetit i ligjeruar, do hedhim dy lek e do fitojme 10 , Ashtu si me llotarine shteterore, qe i dha anti shqiptari Sali B , Austrise . Te terbon ,ku llotaria ne austri eshte shteterore ,ku fitimet jane shume te medhaja. ,per rruge spitale etj e tj.. Korrupsion i ligjeruar per fitime . Por me nje ndryshim te madh me shqiperine . Ku keto fitime nuk hyne ne xhepat e politikaneve , por ne kasen shteterore. Ku opozita nuk thote gje, kur hypen ne pushtet , se zgjuaresia e popullit austriak nuk i voton keta. Ashtu si dhe gjermania dha nga kasa shteterore 2 mil euro individit privat bankjer ne zvicer .ku mori kaseten e mos pagimeve te taksave ., Ryshfet i ligjeruar , per te thithur miliarda . Shembell , rasti i Henesit PRES i ekipit Bajern M e kompani…..E zgjata per te thene e per te dale tek senader ish kryem kroat .Senader ka studjuar ne linz te austrise ing. Kishte kohe qe i kishte depozituar 400 mil eurot ne Austri , ku Austria nuk fliste gje , i vinte lezet . Por kur nderhyri CIA Amerikane per kontroll, posacerisht per senader dhe kur plasi mu.i ciper themelit, i thane gazetarit mer e shkruaj keo dy rreshta. se per ndryshe pa leje nuk do ja botonin kete lajm ne gazete .. No koment . . Bile eshte filluar me oret e dorave te senader, ku ne gazete ishte shuma e vlerave te orave 2500 mije euro . Qefli i markave te ndryshme te orave, si ne dikur pullat e postave . Dhe kur permendi AMB i nderuar Zoti LU per orerat super te shtrenjta te gjygjtareve , natyrisht te korruptuar deri ne gryke. ,mu kujtuan orat e senader dhe qe nga ky moment u bera optimist per kete reforme . Se populli shqiptare nuk e meriton , eshte terhequr zvarre keto 71 vite e duke i rrembyer mbi te gjitha dinjitetin.

  11. Ajaxs says:

    Asgje nuk do ndodhi. Populli do ngopet me luge boshe. Kriminelat do vazhdojne te qeverisin.

  12. Esmeralda says:

    PYETJE “SUL PUMIT”KOMENTUESIT NGA AUSTRIA: NESE KE DIJENI RRETH ORIGJINES SE PASURIVE MARAMENDESE TE SHTETASIT SHQIPTAR ZAMIR MANE NA E THUAJ, PASI DISA HERE KA DEKLARUAR TREGETINE QE KA BERE NE VJENE ME ELEKTROSHTEPIAKE SI SHPELLEN E ALI BABAIT QE E BERI MULTIMILIARDER. Sa te vertete ka tek deklarimet e MANES?

  13. ALBAN DEGA says:

    From: Alban Dega
    Date: MAY 29, 2016 at 9:30:21 AM EDT

    Fakte jo vetem mendime

    CFARE NUK DINE JO VETEM PER POLITIKANET TANE … !?

    …. Jo vetem Perendimi demokratik por edhe Lindja eshte e Kuqe !!!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk shtrohet pyetja cfare di Bota jo vetem per politikanet shqiptare!?
    Ceshtja eshte cfare nuk di jo vetem Perendimi demokratik jo vetem per politikanet shqiptare…!?
    Me mijera kilometra larg deri ketu ne Nju Jork vijne emra e bema ministrash e deputetesh, kryebashkiakesh e ish-kryekomunaresh . Per cdo sherbim publik qe e kane detyre ligjore, per cdo emerim apo shkollim, punesim apo gradim, promovim apo perkrahje kerkojne paga ne natyre apo me para ne dore e vetem ne euro.. dollare ose te dyja. Nuk kane kohe as ti numerojne leket e shkreta.
    Ne flasim vetem per Gjykates e Prokurore te korruptuar por harrojme se kjo eshte vetem gjysma e se vertetes dhe cereku i se keqes. Harrojme se shume prej tyre per nje post te tille kane paguar 100- 500 mije euro per ato karrike!
    Kujt !? Emertesave perkatese KLD-se , deputeteve e deri edhe Presidentit nepermjet nje lukunie sekseresh qe gjuajne si hienat cdo oferte per karrike e para, per p… jeshka e per sefa!
    PPPSH Ja – jo Partia e Punes, por Partia e Pjeshkes dhe Parase Shqiptare ka mbreteruar e sundon kete vend jo vetem tani!
    Zanati me i vjeter ne Bote! Ka mijera vjet qe Bota sillet e bie ne gjunje para tyre !

    TREGU NXJERR CDO GJE NE TREG!

    Sic na thoshte ish- Presidenti i Meksikes miliarderi Luis Echeveria Alvarez ketu e 30 vjet perpara ne shtepine e tij ne Cuernavaca ” Ne kapitalizem nuk ka te bukur e te shemtuar, te trashe e te holle, te Cdo gje matet me para! Je aq i zoti, aq i bukur, aq i mencur sa para ke. Para me cdo mjet e me cdo rruge !”
    Si u siguruan votat e munguara per 2 presidentet e fundit te Republikes se Shqiperise Zoti Puritan!? Me vota te blera, me vota te trafikuara…
    Kur shitet e blihet, kur trafikohet deri edhe posti i Presidentit ai vend ka marre fund!
    Ka dale ne semafor ne pritje te klientit te radhes!
    Ky eshte faji madhor i politikes shqiptare dhe krereve te saj! Kjo eshte zanafilla e korrupsionit qe fillon tek kryeplaku e kryebashkiaku, deputeti, … e perfundon tek Presidenti i Republikes!

    E PABESUESHMJE PARA 37 VJETESH…

    Ketu ne Nju Jork dhe me teper ne Washington e ne Bruksel, ju siguroj edhe ne Beograd e ne Athine, ne Moske e ne Pekinin larget e dine me emer e mbiemer e deri ne hollesite me te vogla veset, virtutet, cenet, miresite e dobesite, bemat dhe poshtersite e cdo politikani e zyrtari te rendesishem shqiptar…
    Po sjell nje fakt te para plot 37 vjetesh nga nje reviste seroze spanjolle ” Cambio 16″. Duke iu referuar burimeve te sherbimeve sekrete ajo njoftonte se ish- KGB- Ja sovjetike kishte nepermjet Ministrise se Tregtise se Jashtme te BS kishte marre me qera nje “zyre tregtare” perballe selise se Ambasades amerikane ne Madrid… Aty kishte instaluar nje pajisje pergjimi te posacme qe rregjistronte bisedat e diplomateve amerikane nepermjet perplasjeve te valeve zanore te tyre ne xhamat rreth 5 cm te trashe te zyrave te tyre nga nje largesi prej 750 metrash..
    E pabesueshme per kohen dhe teknologjine sovjetike te asaj kohe qe as mund te krahasohej me ate amerikane, japoneze, gjermane, franceze…perendimore ne teresi!?

    FOTOT DHE FILMI QE NDRYSHUAN BOTEN

    A keni degjuar per fotografite dhe filmin qe ndryshuan Boten!?
    Gjate nje vizite ne Washington ish -Presidenti amerikan i tregoi disa fotografi ish- liderit te fundit sovjetik Mihail Gorbacov…
    Njera prej tyre tregonte limuzinen e tij duke u futur ne strehimin e tij super sekret antiberthamor ne nje nga vendet me te fshehta dhe te sigurta ne BS-ne pa fund e pa ane…
    Tjetra i tregonte targat e makines ne permasa reale dhe silueten e tij mbas perdeve te trasha te xhamave te zinj dhe te blinduar te saj duke u futur ne nje strehim tjeter teper sekret!
    Te dy fotot ishin bere nga satelite spiune amerikane nga nje lartesi prej mbi 40 mije kilometrash nga Toka!
    Gorbacovi u trondit tejet mase shkruan Regani ne kujtimet e tij.
    Pas tyre dhe filmit te Hollivudit ” A day after” Bota do te ndryshonte!

    PO SOT !?

    Teknologjia ka arritur maja te paimagjinueshme vetem 10 vjet perpara. Po plaket cdo ore e cdo sekonde!
    Sot ne hapesire numerojne rreth 5000 satelite artificiale. Vetem per telekomunikacionin sot veprojne ne hapesire mbi 1000 satelite te tjere nga rreth 25 shtete.
    Pjese e luanit u perket SHBA-se, Rusise, Kines, BE-se….
    Per publikun kjo. Po per institucionet speciale!?
    Jane te pakten 5- 10 vjet perpara!
    Puritanet e Tiranes bejne sikur nuk e dine!
    Te gjithe pergjojne te gjithe!
    Secili pergjon secilin.
    Dine per secilin prej nesh shume me teper se secili prej nesh di per vetveten!
    Dine edhe cka dime ne per vetveten… Dine edhe cfare dine e cfare thone te tjeret per secilin prej nesh.
    … Nuk dine vetem cka ata nuk duan as nuk kane interes te dine per secilin e ne te gjithe!
    Ndaj te mos bejme Puritanin dhe as te Virgjerin, te ndershmin dhe as engjellin, te Drejtin dhe te pakorrupturshemin….
    Jemi ku jemi se jemi si jemi sepse te tille jemi…
    Vendi me i bukur ne Bote me nje popull qe lind e rritet mbi nje truall flori duke numeruar qindarkat per te shtyre ditet e muajt, ndersa nje grusht politikanesh e kusaresh te pa dine e iman hyjne ne politike si te mjere e behen milionere.

    JEMI KU JEMI SEPSE JEMI ATA QE JEMI!

    Politika eshte bere mjeti dhe rruga me e lehte dhe me e shpejte per tu pasuruar dhe degjeneruar jo vetem veten e familjen, fisin e tarafin, por edhe shoqerine e shtetin ne teresi si ne Tirane edhe ne Prishtine, si ne Tetove edhe ne Malesi…
    Ndaj Reforma ne Drejtesi eshte nje emergjence Kombetare!
    Perndryshe, edhe do te jemi aty ku jemi sepse jemi si jemi, sepse jemi ata qe jemi!
    E ka thene shume qarte ketu e 150 vjet me pare nje nder baballaret e demokracise amerikane Abraham Linkolni ” Cdo popull ka qeverine qe meriton”!
    Nuk meritojme me shume…. Kenaquni shqiptare me p… jeshka. Nuk ka me plasi peshku!
    Tani e tutje ka vetem plasi p…. jeshkat!

    PLASI … JO PESHKU…. PJESHKAT!

    Hani p….jeshka, pini p… jeshka qe politika e politikanet, gjykatesit e prokuroret, Sali Berishet e Fatos Nanot, Gjin Gjonet e Ylli Rakipet, Alekandender Frangajt e Adriatik Pallat, …. te hane rehat parate dhe pasurine tuaj, dhersen e gjakun tuaj, te sotmen e te ardhmen tuaj!
    Hajde p… jeshka me lesh!
    Hajde p… jeshka pa lesh!
    Paguan Paria e Tiranes….
    Qe tu kaj me kollaj pjeshken jo vetem te Nanes!
    Edhe Nanen e Nanes e te babes, memedheun e Atdheun tone te bukur!
    E Bukura e Dheut- Shqiperia ne semafor!

    SHENIM: SHKRUAR PER HERE TE PARE ME 29 MAJ 2016

  14. fieraku NGA ferrasi says:

    @ bushi
    Paske flejt vetem ne njerin krah
    Kthehu ne krahun tjeter dhe vazhdo
    Keshtu do ishe burre i mire,dhe i besueshem.

  15. Sul Pumi says:

    Esmeralda pergjegje per ju . Zamir Mane e ka filluar tregetine me televizora . E ka filluar ne ate fillim, duke kerkuar leke borxh, ku ne ate kohe e ka filluar me 5000 ues dollare. Por keto nuk kane rendesi . Per shumat qe flasin shqiptaret si puna e jote ,do te pergjegjem , dhe do te jap nje diagnoze te sakte. Tip i kundert ne krahasim me mua ne karakter. . Sahan bythe lepires i lepiej ZEF MAZIT AMB shqiptare ne ate kohe ne Wiene I lepiej si ne ambjentet brenda ambas dhe natyrisht mbas orarit te punes e deri neper shtepira. .Kjo do te thote e nderuar ESMARALDA nuk mundesh te shperthesh e te fitosh , po nuk u lidhe me mafjen ne pushtet . Grafija e te ardhurave te tij ,po te kete shtet ligjor, sic eshte ketu ne austri , ja nxjerr shumat nepermjet faturave , cdoganimet ,taksat sa ka paguar etj Ku ketu do dilte me probleme te medha semundjes nga grafia. . Ku te jesh e bindur MANES, nuk do i interesonte te bente nje grafi rongen . Me shqip e nderuar jane dy komponente , e para qe te hapet rruga jeshile per tregti, duhet te japesh ryshfet mafies e kjo per cdo rruge e jo vetem nje here , ku mua si karakter ose si mode e vjeter,qe jam, do me vinte per te vjelle , Ceshtje karakteri., dhe e dyta , per investimet madhore, sic i ka dale nami bile si bos i madh , besoj dhe jam me se i sigurte ne emrin e tij , ustallaret poilitikane investojne dhe pastrojne leket e tyre. Eshte nje ombrelle per ta. .Me kujtohet kur Saliu ishte jashte dhe u pezulluan linjat ajrore nga llava e vullkanit Sali Berishen e ka prure ne shqiperi , me makinen e tij Z Mane . Qe te jesh nje kryeminister sidomos si Saliu, qe si beson kerkujt, kjo tregon lidhjen dhe karakterin e Manes dhe matrapazlliqet midis tyre . Por keta lloj tipash si ky manja a ka me te gjithe dhe me politikanet e socem prap mire (GRURE) Lidhjen beje vete .Do ta shpjegoj perse te shkruaj me siguri per keto pislleqe dhe karaktere te dobet . Une personalisht kur ishte Saliu ne pushtet prura mall rreth 23000 ne shqiperi direkt nga fabrika . Doganat me mbaruan pune shume shpejt, nuk me rane ne sy , Me fal qe po zgjatem, ne kohe te enverit ne dy shitsa ne nje dyqan ose dy berbera bashke, njeri do ishte patjeter fuks sigurimi, e zgjata, se cdo turn ne dogana , mafja ka spiunin e vet . Jam ndaluar tek pulle , ku tralin e lane te ikte , kurse une isha vetem ne veture , me ndaloi me shenje policie dy djem te rinj civile, rreth 23 a 24 vjeceve ,me nje benx jashte serie tip xhipi , qe rralle here e sheh njeriu ,ne shqiperi a ne europe , bile ishte pa targa. Pra ishin sklleverit e mafjes lart ne pushtet . NO KOMENT: . Kjo ishte ne rruge dhe jo ne dogane . Ishin dhe me radio ,ku incizohesh dhe ne te njejten kohe edhe degjohesh llajfe . me kercenuan jo vetem mua me jete, por familjarish ,ishin te qete dhe nuk perdoren fjale fyese. Nuk pata frike u talla dhe i thashe ,une kam disa kapsolle me 30 cm diameter, nuk ja u fuse ne by..e ju se ju jeni ushteret e mafjes se qelbur , dhe si kokra orizi ju zevendesojne , por do e perdor per kryemin ,ka qene koha e berishes e do i ruaj per te ,gjithmon serjoz por ne brendesi me vinte per te vjelle ,nga rrufjanet ne pushtet, ku kane monopolizuar cdo allke. bile kjo rendon me cmim me te larte per popullin . Cmimet e perditeshme ,vai sheqeri orizi e deri te vezet jane ne austri shume me lire se ne shqiperi Mos lenja te lire nga mafja ,lirine e tregut. . Bera kallxim ku zyrtarit te trupit dipllomatik ja mora me firme ne shkrimin e kesaj Historie te brutalitet shteteror te pa skrupullt . Me beso nuk e bera per frike ,por per te diskretituar mafjen lart ne maje te pushtetit, me kupto drejte eshte gje e vogel ,por njeriu sa te kete ne dore te ndihmoje jo veheten e tij por edhe shoqerine . Me fal u zgjata ,e ndoshta te lodha dhe besoj se e kupton me mire situaten dhe kush eshte Z MANE . Ku une nuk kam ndonje gje me te ,por ky eshte realiteti. Keshtu jane ndare njerezi . t Zoti faleminderit, qe i ka bere njerezit me karaktere te ndryshme . Jam me i hershem se Manja ne wiene ,dua te them se as edhe nje here nuk jam thurur nga ambasada per festat tona si clirimi e ngritja e flamurit . Ku nje here ambasada me ka thirur ne telefon per nevojen e interesin e vete , ja zgjidha problemin ,jo se kisha rrespekt ,por ishte perballe meje NANE TEREZA kishte pervjetorin ,prandaj i ndimova .Dua te shkruaj me vone legal, jo si sot me pseudonim edhe per ndodhine e veshit ne Wiene , qe nuk ka ndodhur fare , tjeter njeri eshte kacafytur me te drejte , por u perdor nga politikanet per cperqendrim te vemendjes. Turp nga te gjitha krahet. E keshtu eshte disa kane ideale dhe disa bashkepunojne me mafjen duke ndare parate. , Per mua eshte ideale e para . ,por do ti vije koha, besoj per se shpejti. . Dua ta mbyll e dashur ,njeriu kur do vdesi nuk e ka ne dore , si do jete koha neser nuk e ka ne dore etj e tj por nje gje ka ne dore karakterin e tij personal. Te lodha se shkruaj gjate ,besoj se me ke kuptuar kush eshte Z MANJA: Nderime nga R……………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje