Lorik Cana disa muaj pushim: Konfirmohen problemet shëndetësore?

1 Shtator 2016, 09:26Sport TEMA

Merkato verore tashmë është dhe një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë ndërruar skuadër!

Ndër ata që nuk kanë zyrtarizuar ende të ardhmen e tyre është Lorik Cana.

Kapiteni legjendar i Shqipërise së fundmi ka pasur disa probleme shëndetësore që nuk e kanë lejuar të jetë në formën e tij më të mirë!

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni rekordmen i Kombëtares konfirmoi se i duhen disa muaj pushim.

“Gjatë ditëve të ardhshme do të bëj një komunikatë publike rreth të ardhmes time”, deklaroi shkurtimisht Cana për gazetën, ndërsa tifozët presin me padurim të dëgjojnë atë që mbrojtësi ka për t’u thënë.

Ka spekulime se Cana ka pasur problem shëndetësore me zemrën, madje edhe gjatë Europianit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje