“Loro Boriçi”: Historia e stadiumit që lindi me emrin e Vojos, dhe “konkurrenca” mes Muho Asllanit e Edi Ramës

1 Shtator 2016, 12:22Sport TEMA

Edi Rama ka pasur natyrisht arsye të bëjë propagandë politike në inagurimin e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës, për të cilin ka ndërhyrë me forcë për ta rindërtuar, edhe pse ka pasur kundër banorët që banojnë përreth stadiumit dhe bashkinë Shkodër.

Për shkodranët, stadiumi është më shumë se një objekt i rëndësishëm; “Loro Boriçi” përbën ndoshta një nga të paktat gjëra që i bashkon banorët e Shkodrës, por dhe përbën një dëshmitar “par exellance” i historisë së qytetit kryesor të veriut.

Që kur u ndërtua në vitin 1952, ky stadium ishte “oazi” ku pasioni për Vllazninë krijoi në Shqipëri atë që quhet “tifozeri ultra” por që nuk shan “me libër shpie”.

Janë të paharrueshme pantonimat e Gëzim Krujës në vitet e diktaturës duke profilizuar tifozin pasionant që thërriste: “Gol për ner të familjes, gol!”.

Stadiumi u bë kur Loro Boriçi i ndjerë ishte gjallë dhe figura numër 1 dhe e pakundërshtueshme e futbollit shqiptar.

Edhe pse aksionin guerril, ku i hipi tankut përsipër me një bombë dore, Vojo Kushi e bëri në Tiranë, regjimi komunist i vuri emrin e tij stadiumit të Shkodrës, të vetëdijshëm se duke qenë një objekt adhurimi, emri që mban do të përmendet shumë më shumë se në një ndërtesë tjetër.

Vojo Kushi kishte pak lidhje me Shkodrën. Familja e tij kishte ardhur nga Struga dhe ishte vendosur fillimisht në këtë qytet pasi ndodhej një komunitet i madh struganësh që kryesisht kishin biznesin e furrave të prodhimeve prej brumi.

Kështu, me emrin e të fortit nga Struga, më 1 maj 1953 kur po zhvillohej ndeshja ndërmjet skuadrës “Puna” (ashtu quhej Vllaznia për disa vjet) dhe Dinamos u inagurua stadiumi i Shkodrës, që për kohën ishte ndër më të mirët pas “Qemal Stafës”.

“Vojo Kushi” u kthye në një institucion për qytetin. Për 15 vitet e para, stadiumin e mbushnin dhe gratë që brohoritnin si burrat për golin që shënonte Vllaznia, shkruan ‘tesheshi.com’.

Bashkë me kolektivat e ndërmarrjes, tifozeria mbushte shkallët e çdo fundjave. Në fillim të viteve ‘80 filluan të përhapen në gjuhën masive “të sharat”.

Në vitin 1979 Vllaznia arrin të fitojë në “Vojo Kushi” me Austrinë e Vjenës. Stadiumi qytetit u tejmbush dhe njerëzit nuk kishin ku rrinin.

Muho Asllani që u emërua pak vite më pas si Sekretar i Parë i PPSH-së, vendosi që me punë akordi të mbarojë stadiumin e qytetit ku u arrit të ndërtohet vetëm 2/3-ta e tij që u la për ta përfunduar qeveria e radhës.

Muho Asllani nisi të bënte llogari, por nuk kishte kohë që ta mbyllte deri në fund veprën që u vendos si objektiv në Kongresin e 9 të PPSH-së.

Por pasi Muho Asllani u largua nga pushteti, asnjë prej qeverive nuk e vazhduan projektin e “Vojo Kushit”.

I vetmi ndryshim që është bërë për 25 vjet është ndërrimi i emrit, nga Vojo Kushi në Loro Boriçi. Askush nuk kaloi dot as mbi performancën e Muhos…veç Edi Ramës./ Tesheshi.com

 

3 komente në ““Loro Boriçi”: Historia e stadiumit që lindi me emrin e Vojos, dhe “konkurrenca” mes Muho Asllanit e Edi Ramës”

  1. trajneri says:

    komb bukshkalesh jan shqiptart. pse duhet heq nji emer heroic dhe I nerum?!
    lojtare topi ka pas dhe do ket pa mas.
    heronj trima dhe vetmohues,ka me rrall. dhe e rralla cmohet. a nuk ka vler florin dhe diamanti sepse jan te rrall? me pakic.
    sa keq kur ngatrrohet diamanti me qymyrin vetem pse te dy perbehen nga karboni.
    bota nderon dhe kujton edhe disa ngordhalaq madje edhe bythqima qofshin,vec per me mbajt gjall historin e tyre,kurse shqiptaret hedhin ne koshin e harreses edhe trima te vecant si vojo kushi,qe per nga bëma e hedhjes me bomb ne dor mbi tankun fashist ne nje betej 1 me 100,dhe I vetem trim ne luft,i kalon edhe legjendat biblike,dhe per nga dramaticiteti te kujton ato te grekve te lasht homerike.
    vojo kushi I vetem dhe me armatim te thjesht,kunder nje ushtrije fashiste me tanke,vdekje e sigurt,por me zemer dhe shpirt u hodh mbi tank.
    Homeri pershkruan dyluftimin e Minelles ,burrit te Helenes,i cili ishte I fuqishem,me dashnorin e helenes Paridin qe ishe kock e lekur,ngordhalaq. dhe Paridi tutet e fshihet pas vllait te tij Hektor,per me I pshtu vdekjes se sigurt.qendrim I pandershem,jo burrnor pra.
    gjesti I vojo kushit esht teper heroic.,me permasa homerijane.,dramatic I karakterit antik grek.
    ne bible ndeshet mbreti I izraelitve David ,I vogel,me gjigandin Gallaja. Davidi triumfon me trimri zgjuarsi e talent. triumph biblik.i vogli mund viganin.,tiranin/.
    vojo kushi I vetem me nje bomb ne dor kundra nje ushtrije tankesh.kundra tiranise. perleshje biblike!
    dhe ne e hedhim ne harres!
    Ç’krim biblik!
    s’ka bibel qe e fal.
    mallkim mbi ata qe hedhin posht kedo qe ka dhen jeten,duke I zvendsu me ata qe kan lujt topin.

  2. tema says:

    RAMA ESHTE KRYEMINISTER ,NDERSA MUHO NJE COPE KOMUNISTI .

  3. corape kuqi says:

    Shyqyr qe erdhi edi rama. Ky po. Nuk po e ben shqiperine zvicer po itali pi e ben. Te gjitha koncesionet ne itali do e kthejne shqiperine. Kte stadiumin do tja leme olsit me koncesion se gjynag. Vetem stadium nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje