Mavraj e mori shiritin e kapitenit vetëm për një ndeshje, ja kush e pason Lorik Canën

1 Shtator 2016, 11:58Sport TEMA

Ditën e djeshme, brenda skuadrës kombëtare është marrë vendimi në lidhje me shiritin e kapitenit.

Gazeta “Panorama Sport” ka mësuar se është vendosur që Lorik Canën ta pasojë Ansi Agolli.

Mbrojtësi i krahut të majtë do të jetë kapiteni i ri i kuqezinjve në të ardhmen.

Do të jetë ndeshja me Maqedoninë ajo që do ta certifikojë përfundimisht diçka të tillë.

Mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj, ka qenë dje kapiteni i skuadrës kombëtare në ndeshjen ndaj Marokut.

Por në një komunikim të shkurtër pas ndeshjes me “Panorama Sport”, qendërmbrojtësi u shpreh: “Besoj se është zgjedhje e përkohshme”.

Mbrojtësi pritet të jetë kapiten i dytë i kombëtares ndërsa për momentin nuk dihet se kush do ta pasojë në këtë hierarki të re drejtimi të krijuar në grupin brenda përfaqësueses.

1 komente në “Mavraj e mori shiritin e kapitenit vetëm për një ndeshje, ja kush e pason Lorik Canën”

  1. Aleksander says:

    Agolli eshte zgjedhja e duhur ,por edhe Mavraj Berisha Memushaj Gashi do ti zgjidhja pa dyshim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje