Projekti: Zgjerohet autostrada Tiranë-Durrës, shpejtësia 140 km/h

2 Shtator 2016, 12:11Sociale TEMA

Autoriteti Rrugor Shqiptar prezantoi këto ditë projekt-idenë për zgjerimin e autostradës Tiranës-Durrës nga Vora në Durrës, të përgatitur nga SPEA Engineering.

Projekti është i ndarë në tre lote dhe i pari mbikalimi Kamëz-Vorë, 11 kilometër.

Loti i dytë,  Vorë–Sukth  me gjatësi 10 kilometër dhe loti i tretë,  Sukth–Durrës (Nyja e Dajlanit) me gjatësi 8 kilometër.

Në dokumentin e projekt-idesë, Konsulenti ka supozuar një periudhë kohore prej 75 muajsh. Programi i propozuar i punimeve është bazuar në 5 ditë pune për javë dhe në 8 orë pune për ditë.

Është supozuar se procesi i shpronësimit të pronave dhe largimi i mbetjeve do të përfundojë paraprakisht përpara datës së nisjes së punimeve. Mirëpo projektidea nuk ka të dhëna në lidhje me koston. Për më tepër, projekti nuk është përfshirë ende në financim.

Në vitin 2008, nga ana e ARRSH-së është përgatitur studimi dhe projektimi i përmirësimit të shtresave rrugore pikërisht duke pasur parasysh dëmtimet e konsiderueshme të shfaqura në këtë segment, por ky projekt nuk u vu në zbatim sipas rekomandimeve të tij.

Në vitin 2009 është bërë një ndërhyrje riveshese vetëm në shtresat e sipërme asfaltike, e konceptuar kjo vetëm si ndërhyrje e përkohshme, apo mirëmbajtjeje, ku pas njëfarë kohe u shfaqën përsëri dëmtime gjatë gjithë segmenteve më problematike.

Më pas janë bërë përsëri ndërhyrje të pjesshme në zonat e dëmtuara, por tashmë rezulton e domosdoshme dhe emergjente studimi dhe projektimi për përmirësimin edhe të shtresave të tjera rrugore të aksit ekzistues. Natyrisht kjo e koordinuar në këtë rast me zgjerimin e superstradës.

Studim-Projektimi për Zgjerimin e Superstradës Tiranë-Durrës ka për objektiv kryesor projektimin e nje infrastrukturë të kategorisë “A”, e cila duhet të ketë karakteristikat për të përballuar volumet gjithnjë e në rritje të trafikut në këtë arterie kryesore të vendit, si dhe të përmirësojë gjendjen e shtresave rrugore ekzistuese tashmë tejet të amortizuara në një pjesë të madhe të Superstradës.

Superstrada Tiranë–Durrës lidh dy qendrat më të mëdha të vendit, Tiranën si kryeqytet dhe Durrësin si portin kryesor dhe vend turistik, sidomos për plazhin, i cili ka një shtrirje të konsiderueshme Durrës – Golem – Mali i Robit.

Në këtë mënyrë, ky segment rrugor është më i ngarkuar në trafikun e mjeteve dhe arrin kulmin në periudhën e verës, sidomos vitet e fundit me ndërtimin e autostradës së re Milot- Morine e më tej në drejtim të Kosovës, por pa lënë jashtë dhe zona të tjera të rajonit.

Pikërisht kjo rritje e vazhdueshme e trafikut e ka bërë të domosdoshme studimin për zgjerimin e kësaj superstrade për ta sjellë në parametrat e nevojshëm për përballimin e trafikut gjithmonë e më të rënduar. Por jo vetëm kaq, sepse prej vitesh në këtë segment rrugor ka pasur dëmtime të shtresave rrugore, çarje, dëmtime, ulje e gropëzime në gjatësi të konsiderueshme në të dy anët e rrugës, dhe veçanërisht në koristë anësore (sidomos atë Vorë – Durrës).

Në Termat e Referencës ishte parashikuar që infrastruktura e re të projektohej në përputhje me Standardin Shqiptar të Projektimit të Rrugëve (KTP 2001). Ne takimin e pare te zhvilluar me Klientin (ARRSH) me date 16.09.2015 konsulentit ju kërkua të përdoren standardet e reja të miratuara (VKM Nr.628 datë 15.07.2015 “Për miratimin e rregullave teknike të projektimit dhe ndërtimit të rrugëve”) për projektimin e kësaj vepre të infrastrukturës së transportit.

Kjo kërkesë u pranua nga ana e Konsulentit, i cili ka proceduar me projektimin inxhinierik sipas kërkesave dhe standardeve të reja në fuqi.

Konsulenti ka përfshirë në studim këtë segment superstrade duke filluar nga dalja e mbikalimit të Kamzës (rreth 800 m nga mesi i mbikalimit) deri në përfundimin në hyrje të Durrësit duke përfshirë dhe kryqëzimin e Dajlanit.

Studim-Projektimi i zgjerimit të Superstradës Tiranë-Durrës do të përmbajë dhe studimet dhe komponentët e tjera që përbëjnë bazën e vlerësimeve dhe arsyetimeve të projektit, të cilat jepen si më poshtë:

– Studimi topografik

– Studimi gjeologjik dhe gjeoteknik

– Studimi hidrologjik

– Percaktimin e mënyrës më të mirë për zgjerimin, vlerësim të kostos së ndërtimit

– Zgjidhje gjeometrike të përshtatshme për zgjerimin

– Zgjidhje për sistemin e Drenashimit

– Analiza dhe parashikimi i trafikut (për një periudhë 20-vjecare)

– Studimi dhe projektimi i paketës së shtresave rrugore

– Projektimin e sinjalistikës horizontale dhe vertikale si dhe të komponentëve të sigurisë rrugore

– Barrierat antizhurmë

– Spostimin e shërbimeve komunale ekzistuese (ujësjellës-kanalizime, elektrike, telefonike)

– Metodologjinë e Ndërtimit

– Raporti i Shpronësimeve

– Konsultimet me Publikun

– Vlerësimi i Ndikimeve Mjedisore (VNM), dhe përgatitja e planeve të menaxhimit dhe monitorimit mjedisor

– Vlerësimin e kostos së ndërtimit

– Analiza ekonomike dhe financiare e investimit.

Mbi bazën e të dhënave të përftuara nga studimet dhe analizat e mësipërme, Konsulenti do të realizojë projektimin inxhinierik, vizatimet përkatëse, si dhe do të llogarisë volumet e punës dhe preventivin e punimeve. Realizimi i kësaj rruge ka një dimension të rëndësishëm strategjik, si pjesë e korridorit Durrës–Morinë, Korridorit Veri-Jug që lidh Korridorin VIII Pan – Europian, pjesë e rrjetit SEETO si dhe e Planit Kombëtar të Transportit të propozuar nga qeveria shqiptare.

Gjithashtu, Konsulenti do të trajtojë veçanërisht kryqëzimet dhe mbikalimet në këtë segment rrugor duke bërë rivlerësimet e nevojshme të tyre mbështetur në parametrat e zgjerimit të rrugës dhe të trafikut. Në studimin e vet, konsulenti ka marrë parasysh mosndërprerjen e trafikut gjatë zhvillimit të punimeve.

Sistemimin e kanalizimeve sidomos në pjesën e parë Tiranë – Kashar e më tej deri në Vorë, duke qenë se kemi të bëjmë me një zonë tërësisht industriale dhe rrugë dytësore nga të dy anët. Konsulenti ka mbledhur gjithë informacionin e nevojshëm për studimet e tanishme dhe në perspektivë të kanalizimeve apo dhe të rrjeteve të tjera inxhinierike, që mund të vinë nga Tirana nëpërmjet rrugës së Durrësit.

Mundësinë e lidhjes me rrugë dytësore të pjesës Vorë–Durrës, në mënyrë të veçantë në krahun e djathtë. Por në çdo rast lidhjet e këtyre rrugëve dytësore me rrugën kryesore do të bëhen vetëm nëpërmjet kryqëzimeve. Vlen për t’u theksuar se në të dy anët e rrugës Vorë-Durrës janë ndërtuar objekte të ndryshme, kryesisht me karakter biznesi. Edhe në këtë rast, lidhja e këtyre ndërtimeve mund të studiohet vetëm nëpërmjet kryqëzimeve.

Projekti për zgjerimin e Superstradës është studiuar përgjithësisht sipas tre segmenteve:

1.Segmenti Tiranë-Vorë

2.Segmenti Vorë-Sukth

3.Segmenti Sukth-Durrës

Zona e studiuar është e shtrirë midis qytetit të Tiranës, afërsisht 800 m në perëndim të mbikalimit të kazmës, dhe Qytetit të Durrësit, në lindje të Urës së Dajlanit. Bashkitë e prekura nga gjurma e Projektit janë : Ø Tirana; Ø Vora; Ø Shijak; Ø Durrësi. Pjesa lindore e zonës së studiuar, është pjesë e Bashkisë së Tiranës, dhe përfshin Njësinë Administrative të Kasharit, kryesisht me ndërtesa të stabilizuara industriale.

Gjithashtu ndërtime të reja industriale janë të planifikuara në këtë zonë. Pjesa perëndimore e studimit, është pjesë e Bashkisë së Durrësit, me ndërtesa rezidencilae dhe industriale të shtrira përgjatë projektit. Në zonën e studimit janë identifikuar gjithashtu parcel-tokë bujqësore, kryesisht midis Vorës dhe Shkozetit.

Pjesa më e madhe e sipërfaqes së prekur nga projekti është identifikuar si rrugë ekzistuese dytësore, kanale e skarpate, të cilat në raportin paraprak nuk kanë një vlerë, me prezumimin që këto paasuri janë shpronësuar më parë (duke i konsideruar pasuri “shtet”, në administrim të ARRSH. Nga verifikimi në regjistrat e pasurive të paluajtshme, pranë Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, rezulton se këto pasuri, nuk janë regjistruar ende në pronësi Shtet. Përgjatë gjurmës së projektit janë planifikuar disa alternativa Interchange, si në Kashar, Vorë, Lalz e Sukth e Shkozet.

Autorrugë e Kategorisë “A”

Autorrugë “A” do të konsiderohet një Rrugë ndërurbane ose urbane me karrexhata të pavarura ose të ndara nga trafik-ndarës të pakapërcyeshëm, secila me të paktën dy korsi lëvizjeje, bankinë të shtruar të mundshme në të majtë dhe korsi emergjence, ose bankinë të shtruar në të djathtë, pa ndërkëmbime në nivel dhe pa lidhje të drejtpërdrejtë hyrje e dalje me prona private, e pajisur me rrethim dhe sisteme asistence për përdoruesin gjatë gjithë gjatësisë, e rezervuar për qarkullimin e disa kategorive automjetesh me motor dhe e dallueshme me sinjale të vecanta të fillimit dhe mbarimit. Për qëndrimin duhet të jenë parashikuar zona të caktuara me hyrje e dalje, të pajisura përkatësisht me korsi ngadalësimi dhe pershpejtimi.

Të dhëna kryesore:

 Shpejtësia minimale e projektimit Vp=90 km/orë

 Shpejtësia maksimale e projektimit Vp=140 km/orë

 Zgjidhja bazë me 3+3 korsi kalimi, dhe korsi emergjence nga të dyja anët

 TDMV = 24000 – 67000 mjete/24orë.

Fundi i ndërhyrjeve të konsideruara në këtë projekt ide është nyja e Dajlanit. Në këtë project ide, për këtë nyje është ruajtur konfigurimi ekzistues. Në fund të nyjes është propozuar një ndryshim i fluksit të trafikut për sa i përket rampës hyrëse në autostradë për të garantuar një lëvizje më të sigurt të mjeteve pa pika konflikti si më parë.

Rampa dalëse R1 do të jetë njësoj si rampa ekzistuese dhe do të ketë të njëtën rrjedhë trafiku si ajo ekzistuese. Rampa që shërben për të hyrë në autostradë, ajo ekzistuese ,do të mbyllet me një ishul të gjelbëruar, ndërsa rampa e re do jetë ajo që del nga rreth-rrotullimi dhe hyn për në autosdratën e re.

I gjithë trafiku që vjen nga rruga e plazhit për të hyrë në autostradë do të shkojë në rreth-rrotullimin ekzistues dhe më pas ose mund të hyjë në autostradë ose mund të kthehet përsëri për në rrugën e plazhti drejtimi Durrrës – Plepa. Në aks të rrugës ekzistuese do të vazhdojnë dy bordurat paralele me gjerësi B=1.1m nga rruga e plazhit deri të rreth-rrotullimi ekzistues.

Monitor

27 komente në “Projekti: Zgjerohet autostrada Tiranë-Durrës, shpejtësia 140 km/h”

  1. Korabi says:

    Trafikun ne segmentin Tirane-Durres e rendon shume trafiku Jug-Tirane. Duhet urgjentisht te projektohet dhe ndertohet nje segment Tirane- Jug qe shmang Durresin. Kjo eshte zgjidhja dhe jo zgjerimi i Tirane-Durres. Nje projekt ka qene i atij inxhinierit te rrjedhur qe donte te bente Tirane-Elbasan pa tunele. Qellimi i atij projekti ishte qe te lidhte Tiranen me Kakavijen. Ky aks qendror i mungon infrastruktures rrugore ne Shqiperi. Aks i cili do lehtesonte shume akset e tjera, nder to edhe Tirane-Durres.

    1. Kaculi says:

      Bravo, mbasi harxhuan miliona euro per ta bere me palma tani do duhet ta zgjerojne dhe do bejn prape dem buxhetit te shtetit sepse do dueht te priten palmat per ta zgjeruar.

      1. BM says:

        Lexoje mire. Vore – Durres. Palmat jane para Vores

        1. Kaculi says:

          Nuk e di se per cilen pjese thua lexoje mire por duke qe ne se tema nuk lejon te besh copy, artikullii thote loti pare kamez vore. me duket se ti ke filluar ta lexosh nga loti 2 e tutje.

      2. TANGULI says:

        E PARA JARI PALMAT NUK BEJNE MILJONA EURO POR MILJONA LEKE DHE KA ICIK SI SHUME NDRYSH, E DYTA JARI NUK EHSTE NEVOJA TE PRITEN PALMAT O JAR SE HIQEN DHE RIVENDOSEN , IK LEXO NAI LIBER IK MOS U MERR ME KESI GJERASH, HAJT MATMA MIRE

    2. loli says:

      projekti eshte gati per kete qe thua ti, dhe kalon nga vaqarri per rrogozhine. ka 20 vjet qe eshtr gati.
      gjithsesi skisha degjuar ndonjehere 6 vjet e 3 muaj 30 km rruge…

      1. vili says:

        6 vjete e 3 muaj torture per kedo qe do te udhetoje nga Tirana ne Durres dhe anasjelltas…

  2. cun Tirone says:

    Keto jane para te çuara dem !
    Kjo eshte menyra me e thjeshte qe qeveriater te vjedhin parate !
    Jazëk ju qofte …!

  3. agjenti Boris Karpiçkov says:

    Ne Shqiperi 140 km/h ne autostrade !!!!
    Do ti kete rene dielli ne koke ndonjerit ose po ben shaka me shqipot e mjerë

  4. Arber says:

    Shpejtesia ne autostrdat amerikane eshte 70 m/ore= 110 km/ore…

    1. BM says:

      Nuk ka palma Vore – Durres

  5. Klimax says:

    Do te lejohet shpejtesia 140 km/h ne autostraden Durres-Tirane kur ne te njejten kohe qe ne autostradat europiane me siguri shume here me te larte se rruget dhe mjetet e qarkullimit ne Shqiperi, shpejtesia maksimale e lejuar nuk i kalon te 130 km/h????!!!!

    1. shoferi says:

      Oooo Klimax..
      1…nderro klimen se te ka crregulluar
      2…130km thote libri qe ke lexuar ne gerq-qisht..por ke harruar nje gje kritike…rruget kombetare me rruget automobilistike…libri thote…shpejtesi e lejuar ne rruget e gerqis eshte:120km kombetare…130 automobilistike…por por thote libri…kjo vlen kur per nje arsyje rruga nuk ka tabela…apo kur ti(shoferi) per ndonje munges nuk i ke pare tabelat.
      3…mos u shqeteso..se do kesh mundesine me 90km/ore…
      4…edhe 90km/ore per tyja duken marramendese..do kesh mundesine te ecesh me kembe…
      5…mos ec me makine se be ne rrezik te tjeret

  6. shqip says:

    menyra me dashakeqe per menaxhimin e territorit. po jo vetem kaq, edhe te parave publike. segmenti tirane durres eshte nje rruge qe ka nevoje vetem per disa modifikime. p.sh, hyrje daljet, barrierat mbrojtese, ndriçimi aty ku mungon, riparimet ne kohe, pa vajtur puna te çarjet e te incidentet vdekjeprurese. nje investim me vlere e me strategji do ishte tirane – ndroq- golem. duke rivitalizuar qarkullimin e keti aksi, praktikisht ti ke ndare gati gjysmen e kordonit te vore- durres. dihet qe udhetaret shkojne ne durres ose per tragetin, ose per plazhin, ose per tranzit per te vijuar golem, kavaje, jug bregdet, jug kakavije. ndertimi i nje super strade me tunele per shkak te relievit, do ishte investimi me llogjik. perveç rruges do merrte zhvillim edhe vete zona. imagjinoni sa do shfryhej biznesi i koncentruar vetem ne kashar- vore- sukth. megjithate ne japim vetem mendime siperfaqsore. ekspertet mbase e kane te detajuar studimin . por vlen te thuhet qe me se fundi shqiperise po i kthehen vlerat reale qe mbart. fakti qe ka levizje eshte domethenes. pra ekonomia eshte gjithnje ne rritje.

  7. Gabimi teknik says:

    Po kemi thene Dhe do ta bejme qe. USA Dhe BE te marrin shembul nga. NE Vetem se 75 muajt eshte gabim. Teknik si datelindja e sali – karaxhixhit
    Ne rastin konkret afati ne fjale eshte gabuar per nje
    ZORO Dhe mbaron per 750 muajsh
    Mire presim si gjithmone mendimet tuaja!!!!!!

  8. nji uj selite te lutem says:

    SIPER asaj rruge qe la PPSHja mas renies se sistemit i shtuan 3 metra ne ansore asaj rruge i futen nje asfalt dhe nje beton ne mes dhe i vun emrin superstrad, gjoja e ben te re nga fillimi, tani duan te shtojn dhe nja 5 metra te tjera dhe duan ta quajn super super strad dhe shpejtesin 140 km or nuk e kam par me noj shtet tjeter kt kufizim shpejtesie, plus qe me te gjat se rrugen ke ber artikullun mer zotni sikur çoç do beni,ajo ka nevoj per mikalime nenkalime dhe bllokim nga te dy krahet qe mos kaloj as qen as mace dhe as katundar, do tabela dhe sinjalistik prefekte dhe shum mir esht ,doni te beni gjera shum te mdha dhe po lini pa buk at milet lat nam,doni te pirdhni fort si me rrugen per ne elbesan dhe autostraden durres kukes ku keni dhje ne brek,beini gjerat nga pak po me cilsi dhe perspektiv mos beni gjera per tu dukur.

  9. Vladimir says:

    Eshte fatkeqesi dhe mjerim intelektual kjo sjellje me infrastrukturen. Korabi e ka shkruar qarte. Para se te bejne keto lloje investimesh madhore, ja vlen te bejne konsulta e te vjelin mendimin e atyre qe kalojne ne keto rruge.
    Se pari ky rikonstruksion do ta beje Koridorin lemsh per disa dhjetra muaj.
    Se dyti te shikohen alternativa te tjera pa e prekur ekzistuesin, sepse ky Koridor po vjen duke u renduar.
    Se treti te mos merret asnje vendim ne kembe pa patur ne dore trafikun aktual te te gjitha rrugeve e pa kryer me pare studime te detajuara nga studiues te mirefillte te sektorit tanet dhe te huaj.
    Se katerti ky Koridor rendohet kryesisht nga levizja ne te e mjeteve qe vijne nga Jugu. Nje levizje totalisht antiekonomike qe tregon padijen, keqdashjen, injorancen, krahinarizmin, antishqiptarizmen e Autoritetit Rugor. Mendoni mijera mjete ne ore qe mbrijne ne Rrogozhine dhe, ne vend qe te nisen ne drejtim te Kombinatit per ne Unazen e Tiranes, vetem 35-40 km larg, nisen drejt Durresit, bejne mbi 70 km dhe hyjne ne Tirane nga Veriu.
    Njeres te Autoritetit Rrugor, a keni sy ne balle, a keni ndonje studim, me se e humbisni kohen. A e keni llogaritur sa koston kjo levizje e kote e disa mijera makinave?
    Koridori Rrogozhine-Tirane nuk ka nevoje per asnje leke nga shteti. E shlyen veten brenda 4-5 viteve.

  10. Lpl. says:

    Investim i panevojshem vetem per te favorizuar dike ne projekt dhe tender kjo rruge nuk bllokohet asnjehere edhe ne Evripe aq jane rruget te gjera .Shpejtsia thote 140 kmh ne nje rruge qe eshte e gjate 28 km ajo duhet te ishte te pakten 100 km qe te mendohet per nje shpejtesi te tille , mirembani kete qe eshte se nuk ka nevoje per investim fare pa nevoje .Sa harxhohen parate ketu te ndertohet segmenti Thomane -Vore te rruges Durres -Kukes ky do ishte investim i nevojshem , por me sa duket investimi ne Tirne Durres merren parate qyl se dote kete shume para qe i merr me shume estetika e panevojshme Shqiptaret duhet ta dine se edhe ne Evrope nuk jane rruget me te gjera dhe te mira por jane funksjonale me te gjithe sinjalistiken e nevojshme .Por aty duan te vjellin troç dhe shfrytezojne kete qeveri qe eshte me e dobeta dhe genjehet nga lobingjet ose fitin pjesen e vete ne harxhim parashe kote me kote keta akuzuan Berishen se e beri te gjere rrugen e kombit dhe harxhij parate kurse kte duan ta bejne super te gjere nje rruge qe mjaftin keshtu si eshte .

  11. asi says:

    70% e makinave qe levizin sot ne segmentin Tirane -Durres ecin pothuajse me 140 km/ore.

  12. Daja says:

    Menyre per te zhvatur me kollaj Po bej rrugen Plepa -Kombinat me pare qe eshte cope cope dhe shikoje sa e lehteson trafikun
    pra bej kete autostrade te domosdoshme ….. eshte e shkurter dhe mjaft efikase per te shmangur qofte trafikun e tmerrshem ne zonen e Laprakes qofte me tej …Cthem dhe une sikur do njeri te punoje vertet !!!!!!

  13. Shen Thomai says:

    Jane bere me shkolle hajdutet tani.
    Ne fillim shpiken projektin “Durana” dhe tani me pas
    cdo gje qe ndodhet brenda vijes se verdhe te Duranes
    eshte pre e ritenderimeve hajdutesh.

  14. Jak says:

    Derdellitni ju per rruget dhe projektet sa te doni, palloshi kryeminister bashke me ndihmesit e tij te babezitur kane kaluar ne fazen finale te 20% nga pallatet tek bashkia para disa vitesh tek rruget me buxhet te fryre te Shqiperise.
    Sa me i madh fondi i rruges aq me i madh 20% per hajdutet e rilindur. Prandaj quhet rilindje pasi eshte dhe rivjedhje, nen shembullin e “burrit te shtetit ” kopilit Sali Karaxhic ( Berisha ) bashkeveprues dhe bashkehajdut me Like florinin, dhe kopilin tjeter Lulzim Hoxha ( Basha ).
    E shikoni ju qe Sala ben lufte dhe me ameriken pa iu dridhur qimja, kete gje don te arrije edhe piktori pallosh pasi ta zbythin nga karrigia e pamerituar qe mban.
    Mjere ai vend qe pret te behet nga hajdutet dhe kopilat.

  15. terrr says:

    KETA INXHINIERET TANE I DINE TE GJITHA ,POR KETU LUN PARJA MODHE , PLEPA -KOMBJNAT DO TE ISHTE ZGJIDHJA ,BESOJ QE KJO DO TE BEHET ,POR DUHET TE RRJEPIN CA PARA KETEJ ,PASTAJ ANDEJ .HAJT PER HAJER JU QOFT PUNA .

  16. Pallatet Agimi says:

    Me siguri qe qysh nga termat qe paraqiten duket qe studimi eshte nje tallje e paturpeshme. Por me qe ra llafi po e them njellaf. Dy zoterinj, shqip dhe daja i kane rene ne te. A do kejo qeveri ta lehtesoj trafikun ne autostrade. Le te investoj pak ne rrugen Kombinat -Ndroq- Plepa dhe me siguri te plote, qarkullimi ulet me jo me pak se 30 %. Sa? Thjesht nje punim i thelle mirembajtje, apo me mire sistemim i karexhates ekzistuese dhe nje riveshje si ajo qe u be para nje muaji ne dalje te Kombinatit. Kostua? Absolutisht jo me teper se 100 mije euro per nje km. Per 35 kilometrat e ketij aksi vlera shkon 3.5 miljon euro. Koha e realizimit? Asnje dite me teper se tre muaj pune me 12 ore pune ne dite.Pike. Shpeton qarkullimi e mer zhvillim te nevojshem zona per jo me pak se 5 vite.
    Sa ka kushtuar rikonstruksioni i banjove te ministrit te transporteve?

  17. shq says:

    KAM NJE PROJEKT…
    E GJITHE SHQIPERIA ME RRUGE 3KROSISH.
    TE GJITHA FSHATRAT ME RRUGE TE ASFALTUARA.

    I GJITHE BREGDETI ME PAMJE 100% NGA DETI..DMTH DO PRISHET 30% E DURRSIT DHE 40% E VLORES.

    RROGA ME E VOGEL DO JET 300€.

    KUSH VRET…DO DENOHET ME PUSHKATIM..DHE FISHEKUN DO E PAGUAJ FAMILJA E VRARESIT.

    DO KEMI UJE 24ORE/DITE.

    E GJITHE ADMINISTRATA SHTETERORE DO ZGJIDHET ME KONKURS..ADMINISTRATA DO PERGJYSMOHET DHE KOMINIKIMI ADMINISTRATE-POPULL DO BEHET VETEM NDERMJET INTERNETIT.

    TVSH 10% PER USHQIMET DHE USHQIMORET…16% PER CDO LLOJ TREGETIJE TJETER.15%TATIM PER 15mil FITIME NE VIT…25%TATIM MBI 15mil…AS EDHE NJE LEK ME SHUME.. AS EDHE NJE TAKS TJETER.

    DO FUS NE BURG KRYEMINISTRIN PARAARDHES SEPSE GJATE QEVERRISJES SE TIJ U VRANE DEMOSTRUES TE PA-FAJSHEM.

    KY ESHTE PROJEKT- PROGRAMI IM I ZGJEDHJEVE NE VITIN 3013… DER ATEHERE MIRE U DEGJOFSHIM…SHPRESOJ TEK VOTA JUAJ..UNE DO I MBAJ PREMTIMET E DHENA NJE ME NJE…CDO NGJASIM I KETIJ. PROJEKT-PROGRAMI ME 2013 NUK KA ASNJE LIDHJE…EDHE PO KA! DO JETE KREJT RASTESISHT.
    (po e lexoj ndonje nga ministria e financave propozimin per taksat dhe tvsh…le ta perdori qe tani si model…se nuk me ngelet qefi(haaa)…pale qe te ardhurat e shteti do 3fishohen.Aaaa harrovaaaa…kujt i duhet nje shtet me te ardhura normale..te jen mire bankat dhe fmn-ja).

  18. GJUHA JONE SA E MIRE says:

    SHQIPRIA KA NEVOJE VETEM PER NJE AUTOSTRAD NGA VERIU NE JUG.
    VERMOSH-KONISPOL
    RRETH 400KM. MES PERMES SHQIPRISE.
    DALJET NGA KJO AUTOSTRADE NUK JAN ME LARG SE 40KM PER CDO QYTET.
    VETEM KSHU MUND TA SHIFNI SHQIPRIN TURISTIKE.
    ISHA KURJOZ ME E MOR VESH A KA NDONJE PROJEKT TE TILLE?
    400KM QE CAJNE SHQIPRINE NE MES!
    A E DINI QE NE GJITH BOTEN 400KM BOHEN PER 3 ORE (ME MOS THON ME PAK)
    IMAGJINONI SARANDJOTIN TE SHKOJ NE VERMOSH PER 3 ORE…
    e vetmja shprese esht ke Rama. (por duhen pare)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje