Charlie Hebdo nuk resht së fyeri italianët: Shtëpitë do t’ua ndërtojë mafia!

3 Shtator 2016, 10:37Bota TEMA

Charlie Hebdo fyen sërish italianët.

Në një karikaturë tjetër të publikuar dje ata ironizojnë italianët duke thënë se nuk është Charlie Hebdo që do t’ua rindërtojë shtëpitë, por mafia.

Aty duket një person i gjakosur nën rrënoja, si në karikaturën e mëparshme, që i adresohet lexuesve:

“Italianë…Charlie Hebdo nuk do ua ndërtojë shtëpitë tuaja, por mafia!”.

Në një karikaturë dy ditë më parë revista satirike franceze kishte publikuar foto të të lënduarve nga tërmeti duke u vënë emra spaghetti-sh.

1 komente në “Charlie Hebdo nuk resht së fyeri italianët: Shtëpitë do t’ua ndërtojë mafia!”

  1. NICK says:

    CHARLIE HEBDO, ME SA DUKET E KA HARRUAR KODIN E ETIKES, TASHME NUK PO SHOHIM HUMOR, POR TALLJE ME FATKEQSINE E TE TJEREVE, NDJEJ NEVERI PER TE. NQS KA ZGJEDHUR KETE RRUGE PER TE KAPUR SHITJET E SAJ DHE FRANCEZET QENDROJNE INDIFERENTE, ATEHERE BEHET FJALE PER PAPERGJESHMERI KOLEKTIVE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje