Përurohet memoriali, Klosi: Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve, 800 përfitues nga kësti i 6-së. Do të vazhdojmë pa ndërprerje

5 Shtator 2016, 11:35Sociale TEMA

Ministri i Mirëqenies dhe Çështjeve Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi gjatë një ceremonie përurimi të një memoriali kushtuar të përndjekurve në vitet 1954-1991, vendosur në Lushnje, ka premtuar se dëmshpërblimi për ish-të përndjekurit do të vazhdojë pa ndërprerje.

“Qeveria punoi me shtresën e të përndjekurve në rrafshin material dhe moral. Janë 800 përfitues nga kësti i gjashtë. Qeveria është e angazhuar në dëmshpërblimet që do të vijojnë pa ndërprerje”, u shpreh Klosi.

Memoriali kushtuar internim dëbimeve ’54-91 është vendosur në hyrje të qytetit të Lushnjes, si simbol i kujtesës kombëtare.

Ministri Klosi tha se të tillë do të vendoset në të gjithë vendin, ndërsa vlerësoi se qeveria ka mbështetur shtresën e ish-të përndjekurve.

“Ky memorial është simbol i kujtesës kombëtare. Në Lushnje u dënuan pa u gjykuar 32 mijë persona. Qeveria ka punuar me shtresën e të përndjekurve në rrafshin moral dhe material.

Si ky memorial do të ngremë në Tiranë dhe të gjitëh Shqipërinë”, tha ministri Klosi në fjalën e tij.

2 komente në “Përurohet memoriali, Klosi: Dëmshpërblimi i ish-të përndjekurve, 800 përfitues nga kësti i 6-së. Do të vazhdojmë pa ndërprerje”

  1. Ivani i madh says:

    Te drejte ke se parti e djathte jeni per derisa ne krye kini nje mercenaret te erdhur nga PD dhe ju zuri kryen e kendit. Kesaj i thone vjedhje e maskarellek vilni votat e te majteve dhe i sherbeni te djathteve me shperblime e punesime kurse socialistet e ndershem vertiten rugeve te pa pune e te varfer. Deri sa ju dhe kapuoja juaj mercenari Rama e klani i tij te mbarojne shperblime dhe dhuruar per miqte tuaj te dashur te djathte. Kurse humbamenot socialiste qe e themeluan ate e shekojme dhe degjojne brockellat e tij sikur nxjer mendime e projekte te shkelqyer per ta dhe antaresine e saj. Kur dihet qe Ai ka nje duf e antipati per te majtet si cobane ndaj dheneve te pa bindura e te uritura qe blegerijne kur shekojme ujkun(te djathtet) aq te dashur per cobane. (Ramen)

  2. Zani Burimi says:

    Amani, o minister, vetem te pyesni zotin Daut Gumeni me ca shoke te tij se cilet jane te perndjekurit e vertete, se i keni ngaterruar si shume me te burgosur ordinere. E them me pergjegjesi se ca nga ata burgaxhinjte kane qene vertet bajga qe arriten te marrin dhe vajza shqiptare kur u arratisen se bashku me veprat e Enverit nen sqetull. Hajdutet dhe grabitesit, vrasesit dhe sherxhinjte mos i quani te perndjekur, se ia qitet lezetin krejt, si p. sh. kane marre leke do hajna qe u bene spiuna nr. 1 ne burgje dhe pas daljes nga burgu.
    Te burgosurit politike duan memoriale ne ccdo rreth te Shqiperise, por ama me emrat e tyre, te caktuar nga nje komision i pavarur i ish -te perndjekurve me emer te mire, Burra te Vertete! E them kete se sicc thuhet nga Malesia e Veriut: “Jane rrezuar Malet dhe jane ngritur halet!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje