Zërat kundër shenjtërimit të Nënë Terezës, CNN publikon raportet nga një këndvështrim tjetër

4 Shtator 2016, 14:31Sociale TEMA

E gjithë bota tashmë e njeh Nënë Terezën si një shenjt dhe nuk ka asnjë kritik  apo zë jo dashamirës që mund ta ndryshojë këtë fakt.

Megjithatë, në prag të kësaj të diele të shënuar për besimtarët katolikë anembanë botës dhe për shqiptarët, CNN ka publikuar një raport të zërave që e shohin nga një këndvështrim i zymtë shenjtërimin e saj.

“Një kamp përqëndrimi i Luftës së Dytë Botërore”, kështu e përshkruan ish-vullnetari Hamley Gonzalez panoramën e Nirmal Hidray, organizatës së Nënë Terezës, ku ai ka punuar në vitin 2008 në Kalkuta.

Siç rrëfen për CNN,  Gonzalez thotë se është i tronditur për nivelin e dobët të higjienës dhe kujdesit mjekësor të pacientëve atje.

Rroba të palara që u rivisheshin atyre në trup, thotë Gonzales. Ai pohon se të sëmurët që vuanin nga sëmundjet e frymëmarrjes laheshin me ujë të akullt sepse nuk kishte kushte për ngrohje të ujit në të vetmin dush, siç pretendon ai.

Edhe për mjekun londinez,  Aroup Chatterjee , situata paraqitet e ngjashme. Në vitin 2003 ai publikoi një shkrim me tone të ashpra  mbi murgeshën e famshme pasi kishte intervistuar mbi 100 vetë që punonin me misionin e saj.

Gjithashtu ai përmend një mungesë të tmerrshme higjiene në vendet ku trajtoheshin të sëmurët. Sikurse shkruan CNN, justifikimin se nuk ka mjaftueshëm fonde, kritikët nuk e pranojnë. Ata thonë se fondacioni që operon në më shumë se 100 vende të botës, merr miliona dollarë donacione, të cilat sipas tyre duhet të përdoren për të ndërtuar  spitale, shkolla dhe për të përmirësuar kushtet në godinat e tyre.

Vetë CNN është munduar të kontaktojë krerët aktuale të organizatës së Nënë Terezës për të zbardhur diçka rreth fondeve, por kërkesa e tyre është refuzuar me një përgjigje shumë formale dhe spiritualiste, thotë CNN.

„Fonde kemi, ne mund të ushqejmë çdo njeri të uritur çdo ditë. Kjo është mrekulli e Zotit!“, ishte përgjigjia e tyre.

Po ashtu CNN sjell një tjetër këndveshtrim kritik ndaj shenjtores Nënë Terezë. Shumë lëvizje feministe dhe organizata me prirje perëndimore i kanë cilësuar teoritë e saj mbi abortin, kontraceptivët dhe divorcin tepër egocentrike.

Disa i shkojnë edhe me tej duke vënë në pikëpytje mrekullitë e Gonxhe Bojaxhiut që duhen për t’u shenjtëruar. Prabir Ghosh, Sekretari i Përgjithshëm Shoqatës së Indisë për Shkencën dhe racionalistët, thotë për CNN se organizata e tyre nuk beson në mrekulli.

Kisha e ka pranuar faktin se Monika Besra, u shërua nga kanceri në stomak, pasi vendosi sipër tij fotografinë e Nënë Terezës. Për kritikët ky version bie, pasi është mjekësia moderne ajo që shëroi të sëmuren.

Gosh pretendon se ka një video e cila dëshmon se bashkëshorti i Monika Besres pranon se e ajo është shëruar nga një kurë e posaçme, raporton Top Channel.

Zërat kritike janë në minorancë me ata dashamirës dhe jeta në organizatat e Nënë Terezës vijon si zakonisht, me të njëjtën rutinë, thjeshtësi dhe dashuri ashtu sikurse Nënë Tereza të ishte gjallë.

7 komente në “Zërat kundër shenjtërimit të Nënë Terezës, CNN publikon raportet nga një këndvështrim tjetër”

  1. Katharina die Große.Madona prej Sauku says:

    Ajo gja qi e bon te Shenjt Nanen Tereza osht Thjeshtesia dhe njerzorja brenda shpirtit te saj te brisht.
    Ne jena krenar qi si popull i lashte i japim ksaj bote gjakatare nje njeri paqsor dhe me zemer te madhe.
    Nona Tereza ishte dhurata e Perendise,Ai zgjodhi nji grua ilire per te percjell mesazhin e Jetes ne ket bote mizore.

  2. 1 says:

    Nene Tera nje figure madheshtore e humanizmit dhe paqes ne bote. Nje njeri qe ka sakrifikuar dhe ka jetuar me ato qe vuajten… Respektin maksimal per kete figure POR ajo ishte nje njeri i thjesht si gjithe te tjeter qe beri shume per kete bote per aq sa jetoi, Shenjteria dhe cdo gje ne kete jete eshte vetem nga Zoti ai te jep jeten , ai te sheron ai edhe ta merr jo nga njeriu.

  3. mirel says:

    Zerat kritije ndaj Nene Terezes kane nga mbas nje platforme urrejtjeje origjina e se ciles con ne subjektivizem. Nese jane te verteta keto qe thuhen atehere ka nhe problem shume te madh.
    Kush i menaxhon keto fonde.
    Nuk ka mundesi qe nhe grua e vetme me ca mjerane murgesha te arrijne te marrin fonde prej milionash dollare dhe te jete jaq e paprekshme nga ligjet, hetimet apo ballafaqimet me mediat qe ne kohen kur kjo ishte ne kulmin e aktivitetit te saj.
    Vetem Tereza nuk do i bente dot balle kurre nje presioni te tille.
    Nese ka te verteta mbi pretendimet e akuzave atehere pas Terezes qendron Vatikani. Ai duhet fajesuar.
    Sa per akuzuesit ose jane ateiste qe nuk besojne te mrekullite, ose jane tjesht urrejtes se Nene Teteza u shpuri katolicizmin..arsyeja e fondeve besoj.
    Nje indian, nje latin, dhe nje kanadez qe me sa duket i djeg me shume origjina shqiptare e Nene Terezes.
    Cili shenjtor deri tani paska sheruar pa nderhyrjen e shkences? Vetem ato qe sheron natyra vete.
    Po kur u dashka te shenjterohet nje shqiptare ne boten e engjejve, hipokritet nuk e durokan dot hipokrizine.

  4. Ledio says:

    Ne Indi ka 600 milion njerez qe dhjesin jashte edhe nuk ka cfare ju ben shteti e jo me nje Nene Tereza. Ajo beri kaq sa pati mundesi edhe e kuptonte qe me njeriun e sotem , grabiqar, hipokrit edhe te pangopur eshte e veshtire te luftohej varferia ashtu sic donte ajo. Ndaj edhe per shume studjues ne fund te jetes se saj ajo mendonte qe nuk ka zot. 1/100 e saj te bejme te gjithe ne edhe ju garantoj qe nqs gjithesecili nga ne nuk do gjej zotin ne te cilin beson , do gjeje miresi edhe bollek ne cdo moment te jetes.

  5. Ai says:

    Nene tereza ska ber asgje tjeter vecse nje jete luksi neper sallone vipash duke bledh miliona dollar per vatikanin..ku te varferve u kalonte vec dicka te vogel..ahh sa naiv jeni o njerez ..gjithcka per te esht vec publicitet

  6. joel shkodra says:

    Mire gazetat e organet e tjera angleze, amerikane apo te ndonje shteti tjeter i botojne keto kritika, po nje gazete shqiptare, pikerisht diten e shenjterimit te Nene Terezes te botoje keto kritika e dyshime, sikur nuk shkon. Del se ka ndonje shqiptar apo gazete si kjo qe nuk i ka pelqyer shenjterimi i Nene Terezes.

  7. labi 100% says:

    Edhe kete e that mor dobiça pervers?
    Po nuk prishe floriri pse e lyejne me balte disa te degjeneruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje