Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është ndjekur mbrëmjen e të premtes nga një turmë protestuesish të nervozuar.
Pas një takimi politik, Maduro është përballur me turmën e njerëve, ndërsa ka kërkuar të ecë midis tyre për t’i qetësuar.
Por, kjo ka rezultuar tepër e rrezikshme, pasi turma e ka rrethuar duke përplasur tenxhere dhe tiganë, ndërsa bërtisnin “Jemi të uritur.”
Ngjarja vjen vetëm një ditë pasi një grup njerëzish të dëshpëruar e të uritur hynë me forcë brenda një kopshti zoologjik, ku vranë një kalë për t’i marrë më pas mishin.
Maduro, kohët e fundit është duke kaluar në një rënie drastike të popullaritetit, ndërsa vendi zhytet në varfëri dhe mjerim.