Për 24-vjeçarin Brazilian, ëesley Pereira Guimares, mbrëmja e 02 shtatorit është kthyer në një makth, ndërsa kishte dalë me miqtë e tij për të ngrënë akullore.
Ai është qëlluar nga një person i panjohur brenda dyqanit. Në pamjet e kameras së sigurisë, shihet se si një person me një helmetë motorristi në kokë, afrohet dhe qëllon disa herë drejt
Guimares-it (personi me bluzë të verdhë), dhe largohet krejt i qetë, si të mos ketë ndodhur gjë.
Ndërkaq, miqtë e 24-vjeçarit shihen të vrapojnë në panik duke dalë jashtë dyqanit, ndërsa janë kthyer sërish pas largimit të vrasësit, por nuk kanë arritur të gjejnë trupin e Guimares-it.
Duket se viktima është zhdukur në mënyrë të mistershme, duke u shfaqur më pas në një nga spitalet e zonës, ende gjallë, por ka vdekur disa çaste më pas.
Ndërsa flitet për një manipulim të pamjeve, autoritetet kanë deklaruar se Guimares mund të jetë zvarritur midis tryezave për të dalë jashtë dhe për t’u larguar drejt spitalit.
qenkeni qorra ju te temes
Nuk qenkeni mire nga syte! Nuk e shikoni qe del bashke me grupin me koken ulur midis sekondes 7-8?
personi i parafundit.qe la vetem jevgen ne lokal eshte viktima.shifeni mire videon .Pini pak te kuqe se ju del bari
Ai largohet i fundit duket shume qarte