Veliaj u vendos “kufirin te thana” lokaleve: Në ca vende hanë pykë, në ca të tjera duhet "demarkacioni"

3 Shtator 2016, 12:39Sociale TEMA

Kryetari i Bashkisë së Tiranës po provon fort se është në shërbim të kryeqytetit, duke mos u lënë shumë hapësirë skeptikëve që të hamendësojnë nëse është e vërtetë apo jo.

Puna e parë që ka bërë që në fillim të herës ka qënë çlirimi i hapësirave publike, sidomos të zëna nga lokalet që nxjerrin në rrugë karriket, dhe më pas sistemimin e kryeqytetit.

Pastaj ka qënë krijimi i hapësirave për kënde lojrash për fëmijët, të cilët kanë qënë më të persekutuarit gjatë gjithë mandateve të mëparshme, duke lënë hapësirë për lokalet.

Edhe këtë fundjavë kreu i Bashkisë Erion Veliaj ka qënë duke inspektuar punën e nisur prej disa ditësh në dizpozicion të ndërtimit të një këndi lojrash në “Komunën e Parisit”.

Dhe është shfaqur më se i vendosur për t’u vënë kufirin “te thana” të gjithë lokaleve në këtë zonë dhe më gjërë, deklaratë kjo e hedhur dhe në rrjetin social facebook në adresën e tij.

“Kufirin te thana! Në ca vende hanë pykë, në ca të tjera si te lulishtet e Komunës së Parisit duhet “demarkacioni”, shkruan Veliaj në rrjetin social.

Kjo deklaratë ka marrë mbështetjen e të gjithë komentuesve jo vetëm të Tiranës, por nga gjithë vendi, deri në Kosovë.

6 komente në “Veliaj u vendos “kufirin te thana” lokaleve: Në ca vende hanë pykë, në ca të tjera duhet “demarkacioni””

  1. Andi says:

    Dil dhe nga rr e Bogdaneve po na hyjne ne shpi

  2. cun Tirone says:

    Demarkacion ne gjihen e Velise do te thote : hudhni leket tek Lali Eri !
    Kaloni andej nga Blloku pe te pare tavolinat qe kane mbushur trotuaret dhe kartonat vendet e parkimit…

  3. sefi says:

    kufiri tek thana duhet tu vendoset gjithe atyre qe zene hapesirat publike ose duhet te denohen kryebashkiaket qe i tolerojne ose zaptuesit kjo semndje eshte kudo shikoni ne vlore jane zene jo vetem tortuaret por edhe lulishtet nuk gjene vend pensionist te pushoji se te vjene kamarieri

  4. Miri says:

    Po ne rrugen qemal stafa ne pazar te ri qe shiten Mobilie te persorura dhe plera nga me te ndryshme ne trotuara si i bohet????

  5. EEEEEEEEEEE says:

    Me ngadal o shqipe …se punet e mira behen me qetesi dhe kohe…. MOS fluturoni me presh ne by……25 vjecari vrit prit dhe zapto terrene nuk zhduken me 3 apo 4 vjet qeverisje….te pakten i jepni OK ketij bashkiaku qe per mendi in Tim po vepron edhe shum me mir se rama…..kenaquni o shqipe dhe MOS jetoni me mendimin e botes se trete… … Se evropa qe po kerkoni eshte shum ndryshe NGA ku jetoni….ne evrope edhe te hapesh penxhere ne shtepine tende duhet te maresh leje…..jo te besh ndertime PA leje dhe te n xjerresh tavoli a ne ambiente publike….ambienti publik pagohet me takse per cdo meter katror qe shfrytezohet….

  6. Cimi says:

    Faqja ku mblidhen rilindasit…! Deri sa shteti mer takse per hapesirat publike nuk ka arsye pse mos i shfrytezoje ai qe paguan taksen. Nese kjo takse nuk do egzistonte jam shume dakort qe asnje tavolin mos vendosej ne rruge.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje