Proceset e kontrollit të sigurisë në aeroporte, jo rrallë janë të komplikuara, duke bërë që udhëtarët shpesh të ngatërrohen.
Por, në pamjet e filmuara nga një kamera sigurie të një aeroporti, tregohet se si këto ngatërresa mund të arrijnë edhe kulmin.
Në video shfaqet një udhëtar, i cili përpiqet të kalojë bashkë me çantën e tij, por një nga punonjësit e aeroportit i kërkon të kthehet pas dhe ta kalojë çantën në skaner.
Udhëtari shihet teksa kthehet dhe ndjek urdhërin e punonjësit të aeroportit, por duke hyrë edhe vetë në pajisjen skanuese.