Pas 33 vitesh, në të njëjtën zyrë të katit të parë ku filloi punën si Redaktor i Gazetës Mësuesi, dita e fundit në detyrë e Ilir Kaninit u shoqërua me një surprizë për të, ardhjen e beftë të Kryeministrit Edi Rama. Dalja në pension e Ilirit ishte qëllimi i vizitës së palajmëruar të Kryeministrit në Ministrinë e Arsimit, ku sëbashku me ministren e Arsimit dhe kolegë trokitën në derën e zyrës së Ilirit.
Doktori i Shkencave Historike, Iliri ka emrin e tij në historikun e Ministrisë së Arsimit dhe të arsimit shqiptar. Edhe pse nuk e njihte personalisht, Kryeministri vendosi t’ia uronte vetë Ilirit, ditëlindjen, në shenjë respekti e vlerësimi të shembullit të nëpunësit profesionist, korrekt e të ndershëm, të cilët administrata shqiptare i ka të shumtë dhe që Ilir Kanini i përfaqëson.
“Unë kam ardhur për të shprehur respektin tim më të thellë për Ilirin dhe për të shfrytëzuar rastin që Iliri si një shembull i shkëlqyer, që nuk është i vetmi natyrisht, provon se administrata është larg së qeni ajo që perceptohet dhe përgojohet përditë, edhe pse është larg së qeni ajo që duhet të jetë për një vend që aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. Si Iliri ka plot njerëz të ndershëm, ka plot familjarë, prindër apo edhe më të rinj, që janë pjesë e administratës, për të bërë me përkushtim detyrën dhe për të fituar me ndershmëri rrogën dhe bukën e përditshme të fëmijëve dhe familjes së tyre,” u shpreh kryeministri.
Model i nëpunësit të përkushtuar dhe frymëzues e cilësoi edhe Ministria e Arsimit Lindita Nikolli. “Iliri ka një jetë në arsim, por është nga ata që profesionin e ka nisur mision. Ka 33 vite që punon në Ministrinë e Arsimit, i dedikuar arsimit fillor, i dedikuar revistës Mësuesi. Ka 33 vite që s’ka marrë asnjëherë raport. Një model që do të na shërbejë të gjithëve, mua të parës, por edhe të gjithëve për modelin e thjeshtësisë, profesionalizmit, korrektesës, ndershmërisë dhe këtë dua ta vlerësoj fort. Kështu që Ilir, unë të jam mirënjohëse.”
Kryeministri e cilësoi jo vetëm kënaqësi, por edhe detyrë për të promovuar shembujt si Iliri:
“Ky tribut për Ilirin është një tribut për një njeri që nuk mund të largohej nga administrata, pa u treguar të gjithëve se kush ishte, çfarë bëri në gjithë këto vite dhe çfarë kujtimi të jashtëzakonshëm do të lëri në gjithë mjedisin e ekipit, me bindjen që patjetër ministrja do të vazhdojë të shfrytëzojë njohuritë, eksperiencën, duke u këshilluar me Ilirin. Shumë mirënjohje, shumë respekt dhe realisht, për fat të keq, janë politikanët dhe kriminelët që bëjnë pjesën më të madhe të lajmeve të ditës dhe njerëzit që përditë punojnë kokulur nuk përbëjnë lajm. Por është pjesë e detyrës sime dhe pjesë e detyrës sonë që publiku t’i njohë edhe këta njerëz dhe të ndihet mirë për faktin se shteti shqiptar është larg së qeni në duart e atyre që thuhet, por është në duart, në radhë të parë, të njerëzve që punojnë me përkushtim.”
Në një ambient gëzimi, por edhe emocionesh, u rrëfyen kujtime e mbresa nga puna e përbashkët, por edhe batuta e dhurata. Një kravatë ishte dhurata e Kryeministrit, e shoqëruar edhe me një batutë: “Unë jam i gjatë, po kravatat janë normale.”
Me se fundi…..nje tufe me lule !
Respekte per punen e ndershme dhe perkushtimin !
E vetmja surprize e vertete per pensionistet do te ishte :
-SHPALLJA E MINIMUMIT JETIK TE NJERIUT NE SHQIPERI!
Kete nuk guxon as ta permende Rama se do dale qe PENSIONI I PLEQERISE eshte sot sa 25 % e tij!
Pra pensionistet jetojne me keq se lypsat!
Bravo! Pensionistet shqiptare jane me te diskriminuarit ne Europe. Jetojne poshte minimumit jetik , e kane te pamundur te jetojne me dinjitet. Po nuk i pa pensionistet PS kush do t’i shikoje? Pensionistet shqiptare po i paguajne ne kurrizin e tyre aventurar e Sali Berishes qe shkaterroi Shqiperine vetem per te miren e femijve te tij.
Hipokrizi kriminale e kryeministrit reklamaxhi.
Une dhe shoket e mij dolem ne pension,por jo vetem nuk na uroi njeri,por edhe pensionin na e dhane 6 musj me vonese,bile 40% mangut.
Tani vazhdoj gjyqin.
Derdellitni per administraten,por beni sikur nuk dini se ajo e Sigurimeve Shoqerore edhte e KANCERIZUAR!
Pa shporrur mafiozet e LSI-PDIU dhe ish te PD te kthyer ne lsi-sta,kurre nuk ka drejtesi ne pensione.
Ministri Klosi as ia ka haberin pensioneve.
Feniks, mos u nxito bir. Edhe une kam nje mal me pakenaqesira, por … le ta pershendetim kete gje te mire. Jo per Edi Ramen,por per Ilirin qe mori nje kenaqesi te merituar.
Mbase edhe Edi Rama mund te reflektoje, keshtu fillojne gjerat, per korigjimin e sjelljeve te veta brutale, fodulle, qe di gjithcka, mosperfillese.
Pushtetaret pas vitit 1991 nuk kane vu asnje tulle ne themelet e Shqiperise. Po te kishin vu ndonje tulle, si do silleshin me popullin? Kush e gjen?
O cjapi qe shkon vete tek kasapi!
Llogjika jote eshte mjerane prej nje skllavi te poshteruar.
Une nuk mashtrohem nga spektaklet e Rames,por urrej hipokrizine e tij ndaj pensionisteve.
Ne se duhej kjo sjellje le ta kerkonte nga te gjithe drejtuesit e saj ,gje qe jo vetem nuk ndodh por te hefhin nr rruge edhe para 6 muajsh nga dita e daljes ne pension.
Le me pastaj me rropatjet neper gjyqet per te marre ste qe te takon,se vete afministrata nuk i zgjidh konfliktet por i bir shkurt:Shko ne gjyq!
Pse ne kohen e diktatures asnje njeri nuk i zgjidhte konfliktet e punes ne gjyq,por ne qendren e punes?
Ja ky eshte ndryshimi kriminsl midis dy sistemeve.
Keto te shikoje Rama e jo te beje show.
Une mendoj qe nje metalitet i ri duhet te ngulitet sot. Ky gjest simbolik duhet te tejçoje nje mesazh per te gjithe drejtuesit qe te respektojne punen e te gjithe punonjseve te vet, dhe te percillen per ne pension me dinjitet. Nderkohe, Feniksi do qe te ushqehet dhe te jetoje, dhe nje ish mesues te marr pensionin (aq pak) nga akontributi dhjetra veçar eshte me e pakta. Por jo urrejtje. Urrejtja aeshte nje qiri i ndezur ne zemren e Atij qe e mban dhe e shfaq. Jete te gjate dhe te paqte zotni Feniks. Prof Z, disa vjet afer pensionit.
O cjapi qe shkon vete tek kasapi!
Llogjika jote eshte mjerane prej nje skllavi te poshteruar.
Une nuk mashtrohem nga spektaklet e Rames,por urrej hipokrizine e tij ndaj pensionisteve.
Ne se duhej kjo sjellje le ta kerkonte nga te gjithe drejtuesit e saj ,gje qe jo vetem nuk ndodh por te hedhin ne rruge edhe para 6 muajsh nga dita e daljes ne pension.
Le me pastaj me rropatjet neper gjyqet per te marre ate qe te takon,se vete administrata nuk i zgjidh konfliktet por i bie shkurt:Shko ne gjyq!
Pse ne kohen e diktatures asnje njeri nuk i zgjidhte konfliktet e punes ne gjyq,por ne qendren e punes?
Ja ky eshte ndryshimi kriminal midis dy sistemeve.
Keto te shikoje Rama e jo te beje show.
Ilirin e kam njohur disa vite me pare. Njeri dhe shkencetar ne punen e tij! Te mire e te zgjuar kane qwne dhe vellezerit e tij. Respekte dhe pension te mbare, jete e shendet!
Ç’paske qenë për show more KM ynë! Kjo farsë mua më duket një teatër i shëmtuar që s’ka asnjë vlerë. Ky pensionisti i ri do futet në rradhën e gjithë pensionistëve të tjerë dhe do të mendohet mirë para se ta pijë një kafe.
Iliri e meriton dhe pensionin e vecante…pwr meritat dhe vleresimin qw i behet…
Kopje e formave te sjelljes ne socializem me ndryshimin se atehere behej njerezore,ndersa sot tallese dhe show.
Pensionistet kane nevoje per nje pension qe te kene takatin te pine nje kafe dhe te mos turperohen para nipave e mbesave kur u kerkojne nje akullore.
Urime per kete punonjes te arsimit. Po, si nuk u kujtua kush, qeveri te majta e te djathta, per ndonje mesues qe e shkoi tere jeten fshatrave vetem se nuk kishte biografi “te pershtatshme” per regjimin dhe nuk duhej te punonte ne qytet, pa le ne ministri? Si nuk u kujtua kush per ata qe nuk u lejuan te punojne ne arsim apo ne sektore te tjere, edhepse te diplomuar, vetem pse ishin “te padeshiruar”per biografine qe kishin? Kjo nuk i ul asnje vlere ketij punonjesi te zellshem, por i ben te mendojne pushtetaret tane, megjithese brezi i “te munduarve” po mbaron pak nga pak.
Jashte politizimeve , ky gjest per njeriun e punes, intelektual dhe professionist shume I mire , meriton respekt.
Respekt per kontributin tuaj dhe vite te qeta më pas z.Kanini!