Zëvendësimet në arsim, Rama: Jo për politikë, por kur del në pension. Fermerët? Kredi të buta, shteti garant

2 Shtator 2016, 11:43Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama teksa ka bashkëbiseduar me fermerët e Zharrës ka thënë se zëvendësimet në arsim nuk do të bëhen për bindje politike, por vetëm në rastet kur dikush del në pension dhe vendi lirohet.

Kjo deklaratë u bë, pas një ankese që një fermer pati për vajzën e tij, sipas së cilit, vajza nuk i ishte punësuar ndonëse ka dy fakultete.

“Zoti kryeministër, vajza ime ka dy fakultete dhe është e papunë. Unë jam me Partinë Socialiste dhe e kam të papunë vajzën” tha një nga fermerët aty.

Por kryeministri i ka dhënë dhe përgjigjen, duke i thënë se, zëvendësimet bëhen në bazë të kritereve.

“Për vajzën doja të thoja se, ne kemi bërë një ndryshim që është rrënjësor dhe jo siç ishte deri dje. Sot ka ndryshuar rrënjësisht situata dhe nuk po them se është bërë hataja, por nuk hiqen nga puna njerëzit se do ti.

Mësuesve që rrinin dhe prisnin me vite dhe nuk e gjenin një punë për shkak se, nuk ishte i partisë apo se s’jepte aq lekë e kaq lekë, ka mbaruar.

Nuk është hapur një vend pune sepse nuk ka dalë dikush në pension. Ndërsa për vajzën do ta verifikoj” u shpreh kryeministri.

Ai ka shtuar se, qeveria vijon punën për një shkollim akoma më cilësor në të gjitha sistemet, duke ndërhyrë dhe në godinat arsimore.

“Nga ana tjetër, ne do vazhdojmë të bëjmë gjithçka mundemi për një shkollim normal dhe shkolla të reja brenda një periudhe të arsyeshme . Do ndërtojmë 20 shkolla, por jo nga buxheti i shtetit.

Do bashkëpunojmë me sipërmarrjen dhe do i bëjmë”, tha ai.

Për fermerët, kredi të buta. Shteti garant

Kryeministri  Edi Rama në takimin me fermerët e zonës së Zharrës në Patos të Fierit iu premtoi atyre se qeveria do jetë garant që fermerët të marrin kredi të buta dhe se vlera e kësaj kredie është 300 milion euro. Sipas Ramës,  fermeri mund të marrë 50 milion euro në vit.

“Tani në dorë ne kemi të ndihmojmë dhe të bashkëpunojmë për të rritur kreditimin në bujqësi, financimin e familjeve fermerëve përmes fondit kombëtar të garancisë që shteti e ka vënë në shërbim të fermerëve në bashkëpunim me Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim për marrje kredie me interesa të ulëta të garantuara nga shteti.

Rezerva që është në dispozicion është 300 milion euro dhe mundësia për të marrë është 50 milion euro në vit” tha Rama.

Ju bëj apel bashkive të reja që në shërbim të fermerëve të vënë në dispozicion të tyre staf të kualifikuar, ndërkohë që këtyre të fundit të paraqesin projekte të sakta në mënyrë që të përfitojnë nga këto fonde të dhëna. Bashkitë e reja duhet të përqendrohen seriozisht me njerëz të përkushtuar.

Dua të sensibilizoj ata që punojnë në fshat, për këtë mundësi, duke pasur parasysh se edhe bankat nuk i japin paratë symbyllur, pasi duan projekt dhe bindje, gjë për të cilën do të jetë në mes shteti përmes AZHBR.

BE financon në mënyrë bujare, por ka kusht të panegociueshëm , financon në bazë projektesh bindëse.

Mbetet për tu bërë punë kolosale për të kapërcyer një epokë që ishte e përqëndruar tek krahët e familjes dhe tek të ardhurat nga emigracioni dhe shpresa se do vinte në ndihmë ndonjë thërrime nga subvencionet e shtetit që kanë qenë minimale.

Për tu futur në një epokë ku falë reformës administrativo-territoriale bashkitë të shërbejnë si urë komunikimi mes qeverisë e fermerëve dhe këta të fundit ti kthejnë sytë në dy drejtime: Programeve të financimit nga bankat dhe të Programeve të financimit nga BE.

Për të kaluar nga puna e përditshme me tokën si një punë e detyruar tek transformimi i familjes fermerë në biznes duhet të investohet në kapacitete”,  tha Rama.

1 komente në “Zëvendësimet në arsim, Rama: Jo për politikë, por kur del në pension. Fermerët? Kredi të buta, shteti garant”

  1. Krio says:

    Po kontrolloi universitetet:
    Shum kan dal ne pension po s levizin nga vendi.
    Shum kan biznese private. Jo pun te dyte ose mikrobiznes. Maskohen si profesor.
    Ja ku i ke vendet e punes. Te jesh i sigurt se ke pa frik 30%.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje