E frikshme, anija me turistë shkatërron gjysmën e portit

3 Shtator 2016, 18:12Sociale TEMA

Ky është momenti kur një kroçierë lundruese shkatërron një pjesë të portit të Mesina-s në Siçili, pas një manovre të gabuar.

“Carnival Vista,” anija e cila shihet në video, manovron në afërsi të portit, ndërsa vala e fuqishme e shkaktuar prej saj ka bërë që anijet e tjera më të vogla, të përplasen me drurët e dokut.

Ende nuk është e qartë përse anija ka lundruar aq pranë portit, kur kushtet atmosferike kanë qenë mjaft të mira dhe për këtë, autoritetet Italiane kanë nisur edhe një hetim.

Ndërkaq, dëmi i shkaktuar prej saj arrin shifrën 200 000 paundëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje