Si çdo vit, u nisëm nga Amerika për të kaluar pushimet në plazhin e Durrësit, ku kemi blerë një apartament në katin e sipërm të një pallati, i cili ka një verandë të madhe ku ndien freskinë dhe aromën e detit si dhe sheh pamjen e bukur të tij. Nga Amerika, me më pak shpenzime, mund t’i kalosh pushimet në zonën e Karaibeve, apo në vetë Amerikën, ku ka plazhe të mrekullueshme e plot aktivitete zbavitës, por ne nostalgjinë e kemi për vendin dhe njerëzit tanë.
Kur u nisa nga Tirana për në plazh, më erdhën ndër mend kujtime të vjetra të shumë e shumë viteve të shkuara, kur si fëmijë, me një boçe të vogël me bukë, domate e pak djathë, me gëzim, i hipnim trenit me qymyr, i cili na ndalonte mu në plazh, aty pinim edhe ndonjë aranxhatë, një pije e këndshme e freskuese që më pas u zëvendësua padrejtësisht nga “coca-t dhe cola-t”. Në njëfarë periudhe treni kishte edhe vagonë verorë të cilat ishin krejt të hapura. Pjesa më e bukur e udhëtimit ishte futja në tunel. Në mungesë të dritave, të gjithë bërtisnim, fishkëllenim, ngacmonim njëri-tjetrin. Udhëtimi zgjaste më pak se 1 orë. Ditët e diela treni mbushej aq shumë, saqë edhe vagonët e mallrave ishin plot me njerëz. Laheshim e luanim ku të donim, takonim plot të njohur, njihnim gati gjysmën e plazhit. Edhe më pas, plazhi i Durrësit mbetej një nga vendet më të bukura. Në këtë kohë trenat u bënë me vagonë më të mirë dhe me lokomotiva me naftë. Tashti ishin ndërtuar edhe disa hotele të mira dhe mund të shkonim që të shtunën dhe të dielën të gdhiheshim në plazh. Erdhi koha kur filluan të vinin edhe turistë nga vendet e “Demokracive Popullore”: gjermanë, çekosllovakë, hungarezë etj. Ata e zbukuronin plazhin, visheshin ndryshe, mbanin aparate fotografike në qafë, kishin pajisje të bukura e të larmishme plazhi, përdornin kremra plazhi e parfume gjithfarëshe. Ne na bënin shumë përshtypje, i shihnim me kureshtje dhe zili, na dukeshin si njerëz të ardhur nga planetë të tjerë, mbase edhe ne ashtu u dukeshim atyre. Disa, më guximtarët, më të hedhurit, edhe u flisnin, edhe miqësoheshin me ta, ndonëse ishte e ndaluar. Mbrëmjeve në disa pista kishte muzikë që luhej nga orkestra të mira dhe kërcehej, muzika ishte nga më të zgjedhurat e kohës. Plazhi kthehej në një oaz lirie dhe dëfrimi për të gjithë. Më pas, kur dolën radiot me tranzistorë, të gjithë mbanin nga një radio dhe të gjitha radiot ishin sintonizuar në të njëjtat stacione, në stacionet italiane. Një sfidë masive ndaj regjimit në kërkim të lirisë së mohuar.
Kur treni kthehej përsëri në Tiranë, rruga e bulevardit të madh nga ana e stacionit të trenit, mbushej plot e përplot me njerëz njëlloj siç mbushej edhe pjesa e tjetër e atij bulevardi nga ana e stadiumit kur mbaronte ndonjë ndeshje futbolli. Tashti dy nga pikat referuese të Tiranës: Stacioni i Trenit dhe Stadiumi Kombëtar, mjerisht, nuk ekzistojnë më, as aranxhata. I mori me vete modernizimi!
Në vend që Shqipëria të bënte atë që bën gjithë bota, të vendoste lidhje me trena të vegjël elektrikë, të shpejtë e të shpeshtë, që të lidhnin dy qytetet tona të mëdha fqinje: Tiranën dhe Durrësin e nisja e tyre të bëhej mu në qendër të qytetit, e prishën edhe atë lidhje arkaike që ekzistonte me ata trena primitivë, por sidoqoftë funksionalë.
Për të vajtur tashti në plazh me mjetet e transportit publik, të vëna në dispozicion në mungesë të trenit, duhet të mendohesh mirë, sepse autobusët për atë udhëtim e kanë vendin e parkimit shumë larg qytetit. Po ta kesh shtëpinë larg qendrës, të duhet të marrësh një apo edhe dy autobusë urbanë të cilët duhet të të çojnë në qendër. Aty të duhet të marrësh një autobus tjetër i cili te çon te dogana, shumë larg në dalje të Tiranës, ku parkojnë autobusët që të çojnë në Durrës. Nga Durrësi të duhet të marrësh një autobus tjetër i cili të çon në plazh. Një marrëzi e studiuar mirë nga ata që drejtojnë punët e shoqërisë shqiptare! Në vend që të mendojnë se si t’ua lehtësojnë jetën njerëzve, mendojnë si t’ua ndërlikojnë. Një marrëzi tjetër e gjen në stacionin e autobusëve: në vend që të gjesh mikrobusë me kapacitet 12-16 vende që të mbushen shpejt e të venë e vinë më shpesh, gjen autobusë me mbi 60 vende që duan orë për t’u mbushur dhe, pavarësisht se thonë se autobusët kanë orar të nisjes, ata nuk nisen pa u mbushur, ose nisen kur vjen autobusi tjetër. Kështu, një udhëtim Tiranë-Durrës, që mund të zgjaste rreth 30 minuta, shkon mbi dy orë. Por nuk është shumë problemi i kohës për shqiptarët, ata kanë kohë sa të duash me të cilën nuk dinë ç’të bëjnë, për shumë të tjerë nuk është edhe problemi i pareve që shkon edhe sa dyfishi i biletës së autobusit për në Durrës, për ta është më shumë problemi i mundimit, të cilin e ndien gjithkush. Është mundimi i udhëtimit një nga arsyet që plazhin më me vlerë të Shqipërisë, plazhin e Durrësit, Tirana thuajse e ka braktisur.
Arritëm në plazh. Ç’të shohim? Një pronar i ri që ka blerë ca garazhe të pallatit ku kemi apartamentin, i ka kthyer ato në lokale dhe ka përvetësuar të gjitha mjediset e përbashkëta të pallatit, ka ndryshuar strukturën e tij, duke shembur e ngritur mure, duke frikësuar kështu edhe banorët nga mundësia e shembjes së pallatit vetvetiu, apo nga ndonjë tërmet i dobët. Gjellëtores së tij, ku bën gjellë, pjek pula, bërxolla e peshk, i ka vendosur një tub, e ka kaluar përmes verandës tonë, duke na i shëmtuar atë, dhe tymrat i shkarkon pak mbi të. Tashti ne nuk shijojmë më aromën e detit, por erën dhe tymrat e kuzhinës së tij. Folëm me të dhe na premtoi se do ta rregullonte. Kur i thamë se nuk kishte ç’farë të rregullonte, por duhej ta hiqte, na u përgjigj me arrogancë: “Ohu, paskeni shumë llafe ju, nuk keni parë, të gjithë kështu kanë bërë” dhe vërtet, pashë shumë tuba qoftesh e pulash të ngritura mbi ballkonet e tarracat e ndërtesave. Vendosëm ta ndjekim problemin me Bashkinë e Durrësit dhe me Qendrën Rajonale të Mjedisit, por na thanë se e keni kot, pasi ai ka lidhje të forta me njerëzit e Bashkisë. Dhe, është e mundshme, përndryshe nuk do të kishte guximin të bënte ato që ka bërë. megjithatë, ne do ta ndjekim.
Vjet iu bë një reklamë e madhe vendosjes së një kulle vrojtimi me dërrasa në qendër të plazhit për të vrojtuar dhe për të shpëtuar ndonjë në rrezik mbytjeje. Vërtet ajo kullë u vu. Po ashtu u tha se disa pjesë të plazhit do të liheshin si pjesë publike në të cilat pushuesit të mund të vendosnin vetë çadra, ose të rinin si t’u donte qejfi. Kjo gjë nuk u bë, por një ditë, tamam në të dy anët e kullës së vrojtimit, një tufë e përbërë nga bashkiakë, nga policia lokale, nga trupa televizive e personalitete të tjera vendore u dukën në atë vend dhe liruan një pjesë të tij nga çadrat e privatëve nga të dy anët e kullës. Njerëzit morën frymë lirisht! Televizioni i regjistroi pamjet dhe në mbrëmje duhet t’i ketë transmetuar. Nuk kaluan as dy orë nga çasti i heqjes dhe çadrat e pronarëve u vunë përsëri, ashtu siç kishin qenë. Po ç’rëndësi ka, Shqipëria duhet ta ketë parë në televizion se plazhi i Durrësit ka edhe zona publike, edhe një kullë vrojtimi!
Këtë vit, me sa duket, nuk u pa më e arsyeshme të vihej kulla e vrojtimit dhe kullë vrojtimi nuk kishte më, as plazh publik nuk kishte, madje disa nga pronarët e çadrave jo vetëm që kishin zënë të gjithë rërën, por i kishin shtrirë deri në largësi 1 metër nga uji.
Uji i pijshëm dhe mushkonjat janë probleme kronike të atij plazhi të cilat duket se nuk do të ndreqen kurrë. U reklamua para ca kohësh ndërtimi i një trotuari të ri në rrugën e plazhit. Trotuari i ri me pllaka në formë tullash të kuqe ishte një shtesë prej rreth një metri i trotuarit të vjetër me pllaka në formë tullash të bardha, po me gjerësi rreth një metri, por i vendosur në nivel më të ulët ndaj tij. Sepse ishte bërë një trotuar me dy nivele e me dy lloj tullash, sado që ta vrisje mendjen nuk e gjeje dot. Bota i bën trotuaret me ulje të butë, kur ato bashkohen me rrugën dhe, a e dini pse? që ata të paktit që lëvizin me karrige me rrota, ta kenë më të lehtë lëvizjen. Ne bëjmë vetë trotuarin me dy nivele! Tullat që tashti kishin filluar t’i rrjepnin, ndërsa pusetat e kanaleve mungonin. Natën duhej të ishe shumë i vëmendshëm, përndryshe thyeje qafën në to. Vetë pusetat ishin mbushur me gjithfarë lloj plehrash dhe një ditë që ra pak shi, rrugët e plazhit u përmbytën.
Asnjë aktivitet kulturor e artistik nuk zhvillohet në plazh. Vetëm nga një pistë andej nga kreu i plazhit, nga ana e Durrësit, ushton një zhurmë acaruese që e quajnë muzikë e që dëgjohet kudo deri në orën 12 të natës. Dhe pastaj presin që të shkojnë turistë në atë plazh! Turistë ka, por nga ata që futen në det me gjithë brekushe a çitjane e nga ata që skuqen dhe digjen që ditën e parë.
Ndërsa në autobusët urbanë të vinte kontrolli dhe të shihet në sa e kishe marrë biletën që kushtonte 30 lekë, për çadrat që kushtonin 500 lekë nuk të jepnin kupon tatimor. Në një plazh që, sipas llogarive të përafërta, kishte rreth 10000 çadra, shteti nuk kishte asnjë të dhënë për paratë që merrnin pronarët prej tyre! Kur ua kërkoje kuponin të thoshin se nuk kishin kupon, por e regjistronin në fletore dhënien e çadrës. Në tregtore, të paktën aty ku blinim ne, kuponin tatimor ta jepnin vetëm kur ua kërkoje. Ç’luftë e madhe u bë disa muaj më parë për atë kupon, por te ne të gjitha gjërat janë të përkohshme, për fushata, duke përfshirë edhe ligjet. Nuk ka asgjë të studiuar e të qëndrueshme, asgjë të bërë me mend, asgjë që t’i qëndrojë arsyes.
e bukur S’KA AS STACION TRENI E AS STADIUM.
Mos harro se kemi bulevard me te madh dhe pallate
Te vish nga USA per plazh ne Durres…!!!???Do kerkuar faji si fillim te vetja pastaj te te tjeret!
o XHaBarka,po nuk jane te gjithe si ty more mik !! nejse PO QE MEREN VETEM ME SHESHIN SKENDERBEJ ,E HARRUAN PA THENE.SHKRIMI ESHTE MESE I GODITUR.KETA TE GJITHE (PARTITE)TALLEN ME PARATE QE SJELLIN RREFUGJATET…….PSH.ESHTE VENDI QE KA ME SHUME RREFUGJATE
JASHTE MESE 1/3.VETEM HURJA E TYRE NE BEHAR 1 MILION NJEREZ PLUS SHPENZIMEVE,SIGURIMIT TE MAKINAVE(50EUROT) E RREFUGJATEVE ITALIANE,PLUS LENIA E VALUTES FAMILIAREVE KUR MARIN RRUGEN E KTHIMIT…………..KA PARA EDHE PER TE SHPENZUAR XEN BERISHA ME FISHEKZIARRE EDHE NDOKUSH TJETER….TALLIN BYTHEN DERI SA T’U ECI.
Mire te ka gjetur, cfare kerkon ti ne Shqiperi? Heres tjeter me mire pusho duke bere plazh me cmime normale dhe jeto si Lord ne USA, sesa te vish ketu ne Albanistan, ku te heqin dhe skalpin e kokes! Degjome mua Lilo?!
KE TE DREJTE VELLACKO ,POR VETEM KJO LLOJ ANARSHIE ,I BEN TE FITOJNE PERSERI TE PANGOPURIT .
Zoteri,nuk ka ndryshuar asgje ne shqiperi.Ke bere nje harrese te Madhe…shitesit me gomar ne mes te bregdetit nuk i vure re?!
——
Xhabarka….shume koment i sakte!!!
na hape barkun xhaxhi Harashova. ike ne USA per vete se ste rrihej ketu, tani vjen kendej prape dhe kerkon aranxhata dhe te mos vij era qofte… se vetem ti e dashke eren e detit. Ne te tjereve qe vijme nga mali dhe na hahen qoftet me ere si tia bejme.
E dinte Enveri qe juve te iknit dhe te vinit prape do kerkonit aranxhata prandaj nuk linte njeri te ikte qe mos ti merrte koka ere!
Vitin tjeter, ju i dashur emigrant ne USA, behuni gati te shisni ose falni apartamentin tuaj sepse po behet gati surpriza e rradhes rilindase per taksat e banesave te cilat do te jene me te larta se atje ku jetoni.
PO une qe e kam shtepine 100 metra larg vijes se ujit dhe kam kater vjet pa bere plazh sepse ose duhet te lahem ne ujin e zi te pusetave qe derdhen ne darke dhe te paguar shezllonin bashke me cadren, ndersa cadra qe kam blere po me ndryshket ne oborr. Si tiia bej?
Po PSE o edi ne durrsaket nuk dinim te blinim shpia 100metra NGA bregu i detti,,,po ne jemi rritur aty dhe e pam se si po ndryshonte bregdeti durresit,,,,dhe ku do perfundonte,,,, apo o burra se u be deti kos,,,,futet NGA nje luge ne brez ju dhe hajd te ham kos,,,,,po mos te ishin te ardhurit qe kerkonin banesa ne plazhin e durresit qe ne vitet 2000 e me tej shkoj metri katror dhe 900euro,,nuk do ishte masakruar keshtu plazhi i durresit,,,,,blet shpiat dhe iket prap refugjat,,,, prismi se nuk keni par gje fare,,, duhet te Dini QE cilesia e atyre apartamenteve eshte zero,,,dhe pak dhe do shikoni qe do shkrihen NGA jodi dhe kripa e detit,,,,,MOS te flasim per mu,,,QE do plasi sheshit,,,,do vij koha QE ATO Pallate do falen NGA taksa QE do paguhet,, jo me te shiten QE shumicca po kerkon ti shesi me cdo menyre____
Nga amerika te plazhi tumit. I forte. Ky qenka kaqol krejt.
NGADO I TRADHËTUAR,PADREJTËSITË MË SULMOJNË,
DO ZHDUKEM NGA KY VEND,KU VEÇ VESET TRIUMFOJNË,
DHE DO KËRKOJ NË BOTË NJË VEND SADO TË MJERË,
KU DUKE QENË I LIRË,TË MUND TË JETOJ ME NDER.
ALCESTI.(MOLIER)
BRESHKËS NUK I PËLQEN ÇILTJA,AJO KËRKON FERRË.
(NJË PUNTOR KOMUNALJE)
po ç’plazh zeza thoni. megjithse kam 1/4 shekulli qe jetoj jashte, kthehem gati çdo vit. plazhin per te cilin flet zotria nga usa, une dhe bashkeqytetaret e mi e fillonim ne maj, dhe e mbaronim ne shtator- tetor. po pak rendesi ka kjo. sot mund te themi se vete durrsaket nuk e frekuentojne shume plazhin, ai qe quhej teuta- plepa. ku te vesh? sa here e kaloj me makine, degjon ca rryma muzikore qe te dritherojne mishin. ca melodi si arabe. dhe çuditerisht vine kryesisht nga lokale qe varin nga nje flamur shqiptar. ose perpara do gjesh ndonje autobuz nga tetova ose gjilani. nga pamjet filmike , se vete nuk kam shkelur me ne reren qe eshte rralluar fare, sheh siç e pershruan “americani” ,vetem private qe te zene frymen. dikur bregu ishte “i yni”. besoj te gjithe e mbani mend larmine e topave qe ngriheshin ne ajer. e kam te veshtire te shpreh me fjale . nje masakrim i tille nuk do ndodhte edhe sikur ky vend te ishte fare pa shtet. ne e patem plazhin. dhe ishte i tille ne tere kuptimin e fjales. pyetja eshte; a ja vlejti gjithe ai beton qe u hodh mbi rere? po kur turistet , sidomos ata nga kosova e maqedonia, te kerkojne me shume sherbime e cilesi, çfare do ngelet nga plazhi ? ideja do ishte qe te prishej i gjithe brezi i nderimeve ne krahun e detit. mund te ironizoni sa te doni. po kjo do ta shpetonte perfundimisht plazhin e durresit. ishte i projektuar me se miri siç ishte para 90es. mjaftonte te permirsohej infrastruktura dhe zgjerimi i hotelerive vetem nga krahu i rruges.
Dua ti them artikull shkruesit nga Amerika ,se ke aruar nja dy gjera , te vogla ,fare fare te vockla . Kujdes se merr infeksion ,ne durres , ku ujrat e zeza derdhen ne det , e ne qofte se ke femije te vegjel ben krim . Sa per cadrat 5000 leke pa kupon i merr trecerekun mafja ne pushtet , do te tregoje vetem dy shembuj. Kam qene simvjet me pushime 4 a 6 km ne jug te VLORES: Pervec hikjes se korentit ore e pa ore , po te trgoj te paren . Blinim ne dyqane te frutave e zarzavateve dhe nuk kishte cmime ,kjo jo nje dite por te gjitha ditet e javet . Koncidova vete dy here ku te huajt te huajt pyesnin me gisht per cmimin, dhe e drejtonin sa tek domatet ,e tek frutat ,ku shitesi ,me nje makine llogaritese e shkrunte ne kete makine llogaritese te madhe sa nje lopate , sa nuk ja fuste turistave tek hunda. . NO KOMENT:Kurse rasti i dyte ishte me skandalozi . Koncidova vete prezent ku vine rreth 14 veta edhe 4 police ,natyrisht per mbajtje te qetesise per te mbrojtur keta punonjes te mjere, qe marin rrogat nga taksat e fukarenjeve shqiptare. Jam per vjeljen e taksave ,pa dyshim ,por behesh fjale per 80 metra 2 qe eshte toke shteterore e natyrisht i takon bashkise dhe i thane pronarit, qe duhet ti japesh me lek ( Behej fjale per 7 cadra e 10 zezllone . dhe ti nuk paguan taksat shtetit , bashkise . Oh vaj me det, jane dhe ripjellesit ne mazhorance ,qe propogandojne se jemi sociale , pika qe sju bie. . Mbasi iken me erdhi per te vjelle me pahir e pa pahir ,kerkohej leke per keto pak metra katror ,ku nderkohe ,pronari nuk paguante takse ,per rreth 20 dhomat qe nuk jane pak , dhe aresyeja ishte .,, keta i linin te lire e ligjerisht te qete , per mos pagimin e taksave, mbasi ndertimin e kishin pa leje dhe nuk ishte legalizuar , me gjithe kane vite te shkretet qe duan ti legalizojne , me gjithe se ishin pronare te vjeter e te vertete me tapi te rregullta , ne keto troje . Keto ndertime kane mbi 18 vite qe jane ndertuar dhe nuk paguajne takse per leket qe marin ,duke i dhene me qera edhe jo lire..Te dhjefsha shtetin ,legen, oh mjere kush na drejton . Kurse nga ana tjeter ipen leje mafjes ne fuqi per te bere vila , ku nuk jane pronare edhe bile ne toke te pronareve dhe aq me keq, kur eshte toke e shtetit , e nuk e kuptojne , qe kjo i takon gjithe popullit shqiptar, qe nga veriu ne jug dhe jo mafjes me emra e te tjereve . Bregdeti i mrekullueshem shqiptar dikur , me keqeardhje te thelle mori fund sot , paskemi qene sidomos drejtuesit si trima budallenje por edhe injorante …Be cfare te dush ,per mua ke bere gabim qe ke blere ne durres ,qe nuk eshte me plazh por hale , Me gjithe se jeton ne Amerike duhet ta thoje ligjin AMERIKAN per TURIZMIN qe ka mbi 280 vite perpara ,ku sa rere ka ;(CDO NJERI DUHET TE KETE 5 M 2 RERE) e mbi kete permase do behen edhe sa shtreter do te kete . Kush do punoje hajduti i pa skrupullt dhe si me qene pronari Vangjush Dako e ka bere hale plazhin e dikurshem, se sot nuk eshte me plazh por stres e zhul. .Kurse une edhe po te kem te ardhura nuk sakrifikoj te blej, se ketu ne shqiperi nuk ka arkitekte fare nuk i pjerdh njeri ,kane vdekur , por ka mafjoze , si zor do i kaloj pushimet ne shqiperi vitin tjeter , behet fjale ne jug e nuk vjene ne pyetje Durresi i Pronarit idjot e te pa ngopur Vangjush DAKO:
Shkrim mjaft I sakt dhe memorie historike qytetare qe jo kushdo I ndjen, ndersa tani memoria eshte kthyer zhurme stalle,,,nje kryeminister qe vjen nga kjo qytetari mendonim se do ndryshonte ndonje gje
hajd hajd se tokat jan xan,plazhi ju zu,
do vij koha qe edhe ajrin do jua marrin. p,pronaret.
deshet kapitalizem?
merreni,jua solla!
pijani longun.
Mos u merzit se dite me te mira do te vijne. Po lexova diku ne artikull qe bejne cdo gje jo per tja lehtesuar jeten popullit. Po ja lehtesuan athere ska kuptim vuajtje =para. Ky eshte qellimi.
artikull i goditur, turp per kryetarin e bashkise Durres, cfare ben xhanem? a del ndonjehere te shohe cfare behet ne plazh apo eshte gjithe kohes jashte shtetit ose ne restorant? o popull durrsak cfare i bere vetes
Rruga e Plazhit eshte nje shembull se si keqperdoret buxheti,gjegjesisht paraja e popullit.U zvoglua numri i parkingjeve ne kete rruge pa vevoje me 70%,u ndertua nje trotuar ne dy nivele qe nuk u sherbene as kembesoreve as bicikletave.Pusetat kurre nuk u vendosen….Tash po prishet dhe shemtohet nga te gjitha anet nje doshtim total.