Gazeta amerikane “The New York Times” dhe agjencia e lajmeve Asociated Press shkruajnë për aksionin e qeverisë shqiptare kundër kultivuesve të hashashit.
Për herë të parë bëhet e ditur sasia reale e bimëve të asgjësuar nga policia. Sipas zyrtarit të lartë të policisë, Altin Qato, janë zbuluar dhe shkatërruar 1.7 milionë rrënjë kanabis sativa.