Ky është momenti i frikshëm kur një kamion merr përpara automjetet e tjera në një autostradë në ëorcester të Britanisë së Madhe.
Pamjet e filmuara nga një kamera brenda kamionit tregojnë çastet dramatike, teksa ky i fundit nuk arrin të frenojë, ndërsa përfundon duke përplasur automjetet e grumbulluara për shkak të trafikut.
Si pasojë e përplasjes, një grua dhe një fëmijë, të cilët udhëtonin me një automjet tip Fiat Bravo kanë mbetur të lënduar rëndë.
Sipas autoriteteve Britanike, drejtuesi i kamionit nuk ishte në gjendje të mirë për shkak të lodhjes dhe mund ta ketë zënë gjumi në momentin e aksidentit.