Delegatët e UEFA-s kanë vendosur që ndeshja Shqipëri-Maqedoni do të zhvillohet nesër në orën 14:00.
Pas ndërprerjes së ndeshjes delegatët e UEFA-s janë mbledhur për të caktuar orarin e ndeshjes, ku sipas rregullores në rast ndërprerje të ndeshjes për shkak të rreshjeve të shiut sfida luhet brenda 24-orëve.
Drejtuesit maqedonas kërkonin që ndeshja rë luhej në orën 12:00, ndërsa pala shqiptare kërkonte orën 16:00.
Por në fund ndeshja do të luhet në orën 14:00.