Gazetarja kundër Andi Bushatit: Sheh deri aty ku fillon dhe mbaron interesi i lekut. Provincializëm

7 Shtator 2016, 22:46Rajoni TEMA

Andi Bushati ka bërë një tjetër shkrim për Kosovën që ka ngjallur debat në anën tjetër të kufirit. Kryeredaktorja e gazetës “Zëri” në Kosovë, Arbana Xharra nëpërmjet një reagimi ka kritikuar qëndrimin e Bushatit, ndërsa e akuzon atë për provincializëm.

“Nuk keni kohë as tani të na njihni sepse shihni deri aty ku fillon e mbaron interesi i lekut”, shkruan ndër të tjera Xharra për gazetarin nga Shqipëria.

Reagimi i plotë i Arbana Xharrës:

Andi Bushati, u mendova dy herë a ia vlen të merrem me shkrimin tënd primitiv, shpirtngushtë dhe idiotesk.

Ti provon të shfaqesh mendjehapur karshi mendimeve ndryshe derisa vazhdon me fyerje të atyre qytetarëve, që thjesht e duan Kosovën.

Na etiketon “izolatrik”… Por e kuptoj përse. Sepse pa fajin tënd ti je gjenerata e izoluar. Unë ty nuk të paragjykoj që je kaq i kufizuar…

Nuk të modernizon as leku që ke fituar pas çlirimit nga diktatura e as disa vizita të vonshme jashtë shtetit dhe aq më pak gardëroba firmato.

Kur thua se ne nuk e shohim “atdheun më larg se dera e Presidencës, Ministrisë, medies apo biznesit”, po duket sikur po flisni për veten tuaj.

Nuk keni pasur kohë të mësoni se kush jemi ne, sepse keni pasur prioritet të tjera, prapë pa fajin tuaj. Nuk keni kohë as tash të na njihni sepse shihni deri aty ku fillon e mbaron interesi i lekut.

Prapë këto pasoja të rënda që keni, janë pa fajin tuaj! E sheh unë nuk të paragjykoj, sepse ka kohë që i kemi tejkaluar provincializmat!

32 komente në “Gazetarja kundër Andi Bushatit: Sheh deri aty ku fillon dhe mbaron interesi i lekut. Provincializëm”

  1. beni says:

    shume e vertete zoznje dhe bravo per pergjigjen ndaj blokmenit

  2. Briklona says:

    Te lumte dora, mendja dhe pena!
    Ja ke prere drute shkurt spurdhjakut, i ke dhene ate qe meriton.
    Bravo, bravo!!

  3. mirjam says:

    Arbana, mos harxho kohe me kalamaj te llastuar ne Tirane. Kosoven e duam shtet, te forte, me perfaqsuese, me super yje neper bote, me kampjone bote, me qytetare te dlire e me gjithe te mirat. Shkuan e barazuan ne Anadoll, me kater lojtare te minutes se fundit, aferim u qofte. Meqe ka megalomane e manjake qe duan te shiten si unitariste, thjehste se skane cthone tjeter dhe jane mesuar vec te thoine e te mos bejne asgje, bash ne kete thenie jane percares. Te brohorasim sa te cirremi per te dy skuadrat tona, edhe per Zvicren ndoshta ku kemi 6 djemte tane, te gezojme fort kur ecim te dy shtetet. Shteti I ri I Kosoves ka nje elite intelekutalesh, sportistesh, artistesh tia kesh zili, dhe jo ketu ne tirane, por ngado. Po pse keta qurrane nuk shohin se ne te ekipit “kuqezi” nuk I japim asgje ekipit te Kosoves se zaten shtepise se re I dhurohet, por pelcasin se djemte e kosoves do brohoriten ne Pirshtine e jo ne Tirane? Kombin nuk e bejne shashkat, as smirat as “b…pambuket”, por vlerat. Ne shohim me simpati e me zemer plot se Kosova ka vlera sa per te dy shtetet!

    1. Gezim says:

      BBBRRRRRAAAAAAAAAAVVVVVVVVOOOOOOOOO…!

  4. Kaqaki Junior says:

    Bravo zoja Xharrafi, mire ia fute gozhdarin Karamahmud Bushatit, e ke knoqe!

  5. Drini says:

    Arbana pergjigja juaj eshte e sjellshme ;ju shkoni deri tek shpirtlig dhe provincial, ne fakt Bushati eshte nje pleher. Ai eshte aq antipopullor ketej e andej kufirit sa nuk ja vlen me te lexosh shkrimet e tij. Bushati nuk mund te jete gazetare profesional, sepse ai vjen nga blloku. Eshte e pamundur, ai ka zgjedhur profesionin e gabuar.

  6. labi says:

    Po ç’merre me Bush-atin moj zonje ,po se ke pare si e ka bere zoti,nje pellembe mbi toke!!!! Mire Lubonjes qe na mbahet per analist i madh dhe na hiqet ”Internacionalist ” e harron se te parat jane familia e atdheu,e burgu ia ka thare te gjitha nga poshte dhe larte ( larte trute ),apo atij Matoshit qe idhuj ka akademiste e famshem serb ( ata qe kane mbrojt disertacione per çfarosje popujsh,konkretisht shqiptar ). TE tre keta duhet te krijojne nje parti te tyre e ta binjakezojne me partite ultra nacionaliste serbe ( Sheshelit a ndonje tjetre….)…Respekte per ty zonje ,i kam lexuar shkrimet tuaja,je shume e sakte dhe e ekuilibruar…..

  7. Fshatari says:

    Kisha kohe PA degjuar nje zonje qe te pirdhte…nuk fajeson Bushat degjeneraten,por fajeson kontekstin Shqiptar qe sipas kesaj zhabes qenka inferior ne krahasim me Kosoven

    1. labi 100% says:

      Rrofshe o “fshatar”qe ua bere t’a kuptojnë artikullin
      se te gjithe mendojne se zonjeza ne fjale e ka vetem me bushon. ..paska qene e zene me gjera te tjera tyryfyçka po nuk na tregoj se me ç’fare gjera dhe se ketu te ne paska provincializem. Per inatin qe kane me bushon harrojne thelbin….. per inat te sime vjerre shkoj e fleh me mullixhine!

  8. mirel says:

    Po kete Andin e pagon gje Agron Duka per keto artikujt kunder kosovareve.
    Po pse mor debik iu ngjite kaq keq kesaj pune, si muti pas kepuce.
    Kosovaret ne Kosove per Kosoven eshte njelloj si shqiptari per Shqiperine. Nuk ka Shqiperi pa Kosove dhw as nuk ka Kosove pa Shqiperi.
    Emira e kesaj historie eshte se ia nxjerrin bojen klanit te Dukes qe duhet te ndeshkohet sa me pare

  9. Tradita says:

    O gazetare, Bushati nuk ka qene kurre i izoluar, ai qe femije ka shkuar sa here i ka dashur…l te te Tjithe Europen. ka qene Nipi iHysni e Viito Kapos,,,,Nuk ka munguar kurre paraja dhe pushteti. Por ndryshe nga Paraardhesit e tij mendon per Bashkim kombetar dhe kjo eshte Me e mira per Kosoven …. Bashkimi m eShqiperine do t’i sillte shume me shume te mira Kosoves se vete Shqiperise.

  10. kombi says:

    Shume shkrim idiotesk .Kosovaret ne pergjithesi ,duke filluar nga me i vogli e deri tek i madhi ,vuajne nga deliri i madheshtise , gje te cilen, ne Shqipetaret nuk e kemi . Kjo gazetare duhet te matet mire kur te replikoj me gazetaret tane .Keta gazetare ,nuk kane aftesi per bere asgje ne vendin e tyre. RRUMPALLE DHE MJERIM TOTAL . KOSOVA KRENOHET ME CA SPORTISTE DHE CA REPERA ,TE TJERAT JANE KU THERRET QAMETI ,

  11. Drenicak says:

    Te kuotohemi mbi 80 % te shqiptarve te Kosoves jan per bashkim kombtar.
    Ne Shqiperi nuk mu d te jet as 30%
    Ne banum aq sa mundem per bashkim dhe ruajtjen identitetit kombtar oor soi i Andi Bushatit cfar beri?!!
    Andi bushati nuk ka qen fmi gjat luftes se UCK pse nuk vike me luftu dhe ishim bashku po ashtu Visar Imeri dhanrri i serbes pse nuk luftoi aoo tash serbet nuk jane KS dhe eshte let me fol.
    KS i kanoset rreziku nga radikalizmi islamut qe Visari ka simpati per ta.

    1. paradoxal says:

      E ke gabim kur thua qe ne Shqiperi nuk jane as 30% per bashkim. Nese ne Kosove (po biem darkord me ty) jane 80%, ne Shqiperi jane 97% (-3% minoritetet greko-sllavo) per bashkim. kaq per sot.

  12. Maloku says:

    Kane nevoje keta intelektualucat tane per nje dush me uje akull. Eshte plotesisht e vertete qe jane provinciale te vegjel qe me kujtojne nje karikature qe kam pare te gazeta The Guardian – nje rreth veshgjatesh ku secili ja fut atij qe ka perpara dhe e han nga ai qe ka pas dhe te gjithe krenohen me fjalen ‘ja futa’.

  13. papuli says:

    Respekte per kete femer te zgjuar.

  14. Ardi says:

    Zonje e nderuar kot sa keni harxhuar kohën me kta injorante, kta as shqipen kuptojnë. Sa here qe perdorim dialektizma te pyesin çfarë the, paçka se pervete perdorin fjale nga çdo shtet tjeter thjesht per tu dukur interesant, (ne mungese te informacionit per ceshtjet ne fjale). Ky, dhe nje pjese mire e pseudogazetareve nuk mund ti pyesesh per diçka qe ndodh jashtë perimetrit Tirane e re-21 dhjetori.

  15. kozmo says:

    Shqiperia dhe Kosova duhet te bashkohen rreth nje flamuri ,dhe jo te ndahen rreth nje topi .
    I madhi Fishta nuk ka thene kot, Sa mund te mbledhesh nje thes me pleshta aq mund te bashkosh dy SHQIPETAR .

  16. Klimax says:

    Prioritetet Tuaja cilat ishin dhe cilat jane Arbana Xarra???!!! Ne qoftese mendoni se ishit “superiore” nga Ne, “te izoluarit e diktatures komuniste” sepse Ju, kosovaret, ishit “te lire” e “te lumtur” ne Jugosllavine e pushtetit te komunistit Tito, atehere perse kjo zhurme ne gjithe keto vite??!!
    Si ka mundesi ky “superioritet” ndaj te “izoluarve” kur Ju ndiheshit “krenare” qe luftonit akoma per Sulltanatin edhe kur Shqiperia kishte fituar pavaresine prej Tij????!!!!!
    Si ka mundesi ky “superioritet” kur Ju u lidhet si mish e thua me Nazizmin kur te “izoluarit ” ashtu si dhe popujt liridashes te Europes luftonin kundra tij???!!!
    Si ka mundesi ky “superiorit” ndaj “te izoluarit” kur Ju ne historine tuaj nuk kishit as autonomi dhe jo me republike apo shtet i pavarur???!!!!
    Si ka mundesi ky “superioritet” ndaj “te izoluarit” kur Ju akoma dhe sot jeni protektorat i botes dhe mbi te gjitha me pashaporten e “shtetit” Tuaj jeni shume here me te izoluar se “te izoluarit”???!!!
    Ah, po, keni “pare” boten perendimore me pare se “te izoluarit”!!!!!! Hahahaha!
    Harroni mbi te gjitha se historia, kultura, civilizimi dhe traditat e nje populli nuk fillojne as ne vitin 1945 dhe as ne vitin 1445!
    Jeni pa shtylle kurrizore!

    1. Qytetari i censuruar (pa asnje shkak) says:

      Nje shkrim tendencioz, qellim keq, me disa pyetje (pergjigje) qe fare nuk kane te bejne me realitetin e shqiptareve te Kosoves.
      1. Shqiptaret e Kosoves (edhe pse te pushtuar) nuk ishin me te lumtur por ishin me te lire se sa shqiptaret ne kohen e diktatures .
      2.Shqiptaret e Kosoves i bene lufterat me te rrepta kunder Sulltanatit . Vlen te permendet kryengritja e vitit 1911 kur Shefqet Turgut Pasha vrau shume kryengrites kosovare. Ai gjate tere rruges Prishtine – Podujeve ne cdo dhjete metra nguli ne hunj nga nje shqiptar. Kur Shqiperia fitoi pavaresine, per te cilen shqiptaret e Kosoves kontribuan shume, turqit e kishin thyer qafen per ne Anadoll keshtu qe as Kosova nuk kishte nevoje te luftonte kunder turkut. Ajo ishte e pushtuar nga serbet.
      3. Gjendja e shqiptareve te Kosoves gjate pushtimit te shtetit te SKS ishte aq e rende sa qe ata te shkrete i priten italianet si clirimtare. Dhe italianet ju dhane te gjitha te drejtat kombetare ( dhe jo vetem kombetare) qe deri atehere ata nuk i kishin.
      4. Shqiptaret e Kosoves e kishin autonomine e cila nuk dallonte nga republikat tjera.
      5. Sot protektorat i botes nuk eshte vetem Kosova por jane pothuajse te gjitha shtetet e vogla, perfshire ketu edhe Shqiperine.
      6. Fatkeqesisht sot pa shtylle kurrizore jane qe te dyja shtetet shqiptare. Shkak i kesaj jane udheheqesit idiote te cilet nuk mendojne per te miren e shtetit por mendojne vetem per b… e vet.

    2. kosovari qe i ka dy kokkra tru says:

      klimax

      jeni njerez kompleksiv,nga komplekset nuk e shihni realitetin e realiteti eshte shume i zymte.

      Darvini ne vepren e tije “Origjina e llojeve” ka thene se izolimi eshte kushti themelor per krijimin e lloje te reja,pra ju jeni nje lloj i ri i shqipetarve te projektuar nga izolimi i XHaxhit Enver.
      pasojat e izolimit po shifen nuk jeni ne gjendje te beni asgje te hajrit,perpos kultivimit te kanabisit cilsore!

      prandaj, KLIMAX nuk e keni luksin te nenqmon dikende qe eshte superior ndaj jushe.

      shendet! apo ne gegnishte,gjuhen me te cilen te kupton bota.
      SHNET!

    3. Toni KS says:

      Paragjykimet nuk te bejen te ditur por provincial. Te gjitha ato qe ke shkruar jane dokrra qe reflektojne mungesen elementare te njohurive per Kosoven, historine dhe njerezit e saj.
      Shkurtimisht demanti :
      – Ekonomikisht ishim me mire me Titon se ju me Xhaxhin. Por kurre nuk hoqem dore nga liria dhe bashkimi kombetar per shkak te avantazheve ekonomike.
      – Nuk ishim ne me nazizmin por Gjermania i theu kurrizin pushtuesi dhe okupatorit tone Serbise dhe sipas maksimes mijravjecare “armiku i armikut tim eshte miku im” shfrytezuam kete rast te merrnim pak fryme lirisht, te hapim shkollat shqipe dhe te bashkohemi me Shqiperine (edhepse me qeveri kuislinge). Ju nuk mund ta kuptoni kete pasi e moret shtetin e cunguar dhurate nga Fuqite e Medha, ndersa ne mbetem jashte pa deshiren tone.
      – Ne ishim me te ekspozuar ndaj vlerave perendimore kurse juve katrahura e Xhaxhit ju izoloi sikur ne Korene e Veriut, mirepo ne kurre nuk hoqem dore nga Shqiperia, dhe nuk u tallem me te edhe atehere kur gjithe bota e bente kete. Ishte dashuri pa kushte.
      -Sa i perkete historise te kombit shqiptar, aq histori sa kemi, Kosova ze nje vend te spikatur.
      Megjithate, kjo nuk do te thote se jemi budallenje dhe do te tolerojme secilin gomar qe i duket vetja gazetar te na fyej apo nencmoj.

      1. Adi says:

        Aman o plak, se kam respekt per komentet e tua ne pergjithesi, vetem per “ekspozim ndaj vlerave perendimore” mos me flit. Se vlera perendimore nuk jane as hip hopi, as kerri, as futbolli e as fanatizmi fetar qe po con qindra ne Siri. 90% e kosovareve ne vendet e Europes kane 70 vje andej dhe prap veteizolohen si puna turqve e arabeve, shume pak ndjekin shkollen e larte e maksimumin e suksesit e kane ne futboll sepse vendasit (si puna zviceraneve) preferojne sporte te tjera. Jo se ne jemi me mire po te pakten shqiptaret e Shqiperise megjitheqe kane vetem 20 vjet ne vende si Italia, Greqia apo Franca kane numrin me te madh te studenteve te huaj ne keto vende

        1. Toni KS says:

          @Adi, Nuk e ke kapur mire problemin. Por ta leme pak anash Kosoven dhe dalim ne Shqiperi. Qe nga 1967 sundonte ateizmi shteror apo jo. Me 1990 praktikuesit e fese ishin inekzistent apo jo. Si mendon ti prej nga mbin mjekerrcjeprit ne Shqiperi ? Dhe mos te te genjej mendja se jeni me mire se Kosova ne kete aspekt. Eshte problem global me te cilin perballet i gjithe Perendimi, ndersa ne jemi pak me vunerabel per shkak te historise dhe klasave politike te pafta dhe ekstremisht te korruptuara.
          Megjithate une jam optimist se do gjindet vaksina per kete virus.
          Sa i perket shkollimit, prape je gabim. Ti i referohesh punetoreve te krahut qe shkuan ne Perendim per buken e gojes. Profesori dhe intelektuali nuk kishin nevoje te shkonin ne Perendim sepse kishin standard te mire jetese dhe komoditet ne Kosove. Megjithate sot shqiptaret e Kosoves ne mergim nuk jane vetem punetore krahu apo futbollist, por ka nderrmarres te sukseshem, profesionist te profileve te ndryshme, artist e profesor me doktorata. Eshte nje potencial i jashtezakonshem qe mjerisht nuk shfrytezohet ne funksion te zhvillimit ekonomik te shteteve shqiptare.

    4. evgjitngenesi says:

      ti klimaks 300 e , c’pune ke me shqiptaret? ti ja ke shitur shpirtin libanezeve fenikas! shqiptaret, mbasi te kalojne kete faze te veshtire rritjeje qe prodhon debate te paqena identitare te stimuluara fshehtas nga klane serbo-greke qe bejne ligjin ne shqiperi e ne shtetin e perkohshem shqiptar te dardanise,do te kuptojne se bashkimi kombetar(ne fillim kosova dhe pastaj pjesa shqiptare e greqise) eshte rruga e vetme per mbijetesen e kesaj rrace fisnike. keto debate nuk tregojne gje tjeter vecse kush jane kolonat e 5-ta nder shqiptare. gjaku nuk behet uje dhe 4milion shqiptaret e arvanitise do te kerkojne edhe ata bashkim me shtetin e zgjeruar shqiptar. prandaj ju perpiqeni me shume se te gjithe te tjeret te pengoni kete faze te pare te bashkimit. propaganda fetare qe keni zgjedhur ben efekt vetem tek nje grusht debilash. ndrysho taktike se ta prene 300-n

  17. aqif tahipi says:

    Ne te vertete atyre qe jane kunder bashkimit te trojeve etnike shqiptare duhet tua shkerdhesh robt ,pasi shkelin mbi gjakun e shume brezave te shqiptareve ne cdo cep te trojeve etnike qe sakrifikuan jeten per shqiperine etnike.Ju anal isto gazetaret e te dy aneve te kufirit na cani perdite @arin ,me pseudo persiatjet tuaja mbi ceshtje qe as nuk e dini se si i perceptojne shqiptaret kudo ku jetojne.

  18. katarakti says:

    Nga kjo pergjigja çapraze e kesaj Xharres nuk kuptova se ku ka gabuar ne kete rast Bushati. Kjo Arbana ne menyre te terthorte do te veje ne dukje se banoret e Kosoves jane me te perparuar dhe mendjehapur se ata te Shqiperise qe kane qene “te izoluar”. Ashtu qofte. Por mesa di une, Bushati ka kerkuar qe te kete nje kombetare futbolli. Nje sistem arsimor, shkencor, kulturor, ekonomik etj etj. Ku eshte e keqja ketu?! Perse jane hedhur perpjete disa dashamires te Turqise apo te LDK-se, qe duan nje Prishtine te barazlarguar nga Beogradi dhe Tirana! Nuk e kuptoj akoma fajin e Bushatit. Siç nuk kuptoj reagimet inatçore dhe te terbuara te Robellit, kesaj Xharres dhe disa te tjereve ndaj shkrimit te Bushatit. Ju keni te drejte te luftoni per nje Kosove te pavarur nga Shqiperia. Por edhe te tjeret qe kerkojne bashkimin kombetar, kane po aq te drejte sa ju. Le te behet siç deshiron shumica ne Kosove dhe Shqiperi. Ju perse kerceni perpjete sikur iu ka pickuar gjarperi?!

  19. Kosovari says:

    Per sa kohe daulles se bashkimit komebtar i mshojne (godasin) legenat e Tirones dhe maskaranjet e Prishtines, do jete shume large bashkimi.

    Nuk eshte mekat te jeshe nipce komunistesh, por eshte kriminale qe bashkimin kombetare te e shofesh vetem ne dioptrine komuniste.

    Andi, nuk e ka as idene me te vogel se sa e rendesishme eshte per ne ne Kosove qe te kemi perfaqesim te dinjiteteshem ne arenen nderkombetare te sportit.

    Andi, do na bente nje sherbim te mire nese vjen dhe e merre Visar Ymerin me shoket e ti marksist-leninist e te mbaje ne bllokun ti.

    Por me nje kusht te mos na dergoni asnje legen te Tirones ne Prishtine per kompensim (me Legen tirone mendoje prostituta politike roze dhe blu), sepse edhe ne kemi maskaranje per eksport (qe fatkeqesishte vine e iu shesin mend ju ne Tirone).

    Cdo shqiptar / e normal (perjashto legent tironca dhe maskaranjet prishtinas) do duhej te ndihen mire me sukseset e sportisteve shqiptar (nen flamurin e Shqiperise apo te Kosoves, pse jo edhe te shteteve tjera).

    Jetojme ne shekullin 21.

    Kosova dhe trojet tjera jashte Shqiperise (londineze) i jane perjetesishte mirenjohes Ernest Koliqit qe na ka derguar mesues dhe ka hape shkolla shqipe gjate kohes se luftes se dyte botnore(ishim ne terr te plote deri ne ate kohe). Shqiptaret e Kosoves ( i jane perjtesishte mirenjohes vllezerve dhe motrave qe nga Vermoshi e deri ne Sarand qe kane nda buken e gojes dhe dhomat e per ne ne kohe lufte 1998-99.

    Asnje sportist i sotshem nuk eshet fajtor pse ne vitin 19212, nuk kishim force te krijojme Shqiperin NATYRALE.

    Andi, dhe krejt ju si Andi (ne Prishtine apo Tirane) merruni me sojin e juaj legenat e polikes e jo me sportistet.
    Sportistet po na nderojne, e politikanet ….

  20. E. Zoto says:

    Duke pirë ndonjaca gota raki aty, afër bustit të një prej burrave që, fatkeqësisht, nuk i vjen më trojeve shqiptare, Avni Rustemit tek ‘Pazari i ri’ Tiranë , më ka tërhequr vemendjen, jo-rrallë-herë që nga rruga “Tefta Tashko”, aty afër, shfaqeshin (të them të vërtetën si te nxehur apo të ndërkryer apo të shkërdhyer) lloj-lloj shkruesish apo (mender) gazetarësh apo mendjellinjsh si puna e Bushatit, Zogajt, Zhejit, mender Çanit etj. … dhe gjithmonë o tek (mender) Fevziu o tek (mender) Çani do të kishte ndonjë temë tepër te nxehtë sic ishin të nxehtë apo të ndërkryer apo të shkërdhyer mëndjellinjtë si mësipër që “zoti i ruajtë”. Edhe neve, pijedashësit, na ruajtë zoti nga komplekset.

  21. albania says:

    Ne fjalorin e saj te varfer i paska shtuar nje fjale te sapo mesuar dhe shyqyr i erdhi rasti ta perdore,qe te mos i harroje kontekstin.Ti duhet ta degjosh dhe te mesosh nga Bushati dhe jo te shkruash dy rrjeshta replike kot pa lidhje sepse je Askushi te vlersosh shqiptaret e ciles do treve.

  22. ........ says:

    KJO gazetare qe bashk me ata dy te tjeret qe kan qen me UDBn qe sulmojn ANDI BUSHATIN nuk e bejn kte se i ha meraku çfar ka then BUSHATI por duan ti bejn me die gazetaret opinionistet dhe politiken SHQIPTARE qe te mos fusin hundet ne shtetin e kosoves se jan shtet me vete kjo esht arsyeja, mos mendoni qe kjo maloke kosove bashk me ata dy spiunet e millosheviçit jan ofenduar nga theniet e BUSHATIT jan thjesht ata mostra qe nuk e duan bashkimin e kosoves me shqiprin,mos u lodhni kot o njerez mos u nxitoni kur komentoni esht gjetiu halli, u be copa malokes qe nuk di akoma te vlasi shqip korrekt i tregon injorancen nje njeriu qe esht lindur e rritur ne TIRAN me prider intelektual kur kta malok jan rritur ne nje provinc te harruar te ish jugosllavis, po nuk i ve faj pse nuk duan bashkimin e kosoves me SHQIPRIN, se çesht e verteta kta bashk me SHQIPRIN kan qen vetem nen perandorin turke dhe kur u prish ajo jetuan 100vjet nen jugosllavi keshtu qe kan te drejt qe nuk e duan bashkimin me ne dhe zakonet e traditat nuk i kan si ne, me mir gjithsecili ne vendin e vet dhe nen flamurin e vet, atdhetaret dhe shqiptaret e vertet ne kosov jan ne minoranc te theksuar, se shumica jan shoqet e shoket e ktyre tre gazetarve qe sulmojn BUSHATIN dhe atyre deputetve te parlamentit te kosoves qe kur shkoj EDI RAMA kryeministri jon ne kosov lan kuvendin dhe u larguan te ter ne perjashtim te 4-5 deputetve qe qendruan, kta jan kosovaret kjo esht e verteta, gjithsecili ne halen e vet ishim rahat enderruam per nje shqipri te madhe ca koh po qenka iluzion asgje me teper, nuk na duan, te ter rugovistat nuk e duan bashkimin me SHQIPRIN,e merni vesh o njerez mbushuni me men mos dilni me katolik se papa ne komente, e shani BUSHATIN se tha ka nje komb e nje kombetare me shum u preken per kte thenie kosovaret se serbet imagjinoni.

  23. lili says:

    Vetem e verteta IU dhemb,apo jo,o ju provincialet e Tiranes qe mendoni ende se jeni fanar i botes!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje