Ndodh për herë të parë, kryebashkiaku i Pogradecit ankohet te Nishani për fondet. Filloi fushata…?!

7 Shtator 2016, 23:05Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Gjatë takimit u bisedua rreth situatës dhe jetës së qytetarëve të Bashkisë Pogradec dhe çështjeve, me të cilat ndeshet administrata e kësaj bashkie në përmbushje të misionit të saj.

Sipas njoftimit zyrtar, presidenti i Republikës u njoh me shqetësimet e kryetarit të bashkisë rreth mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore të projekteve për zhvillimin e qytetit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët.

Kryetari i bashkisë së Pogradecit i përcolli presidentit Nishani shqetësimin e qytetarëve të kësaj bashkie, të cilët ndihen të diskriminuar nga diferencimi i politikave që ndiqen nga qeveria qendrore në lidhje me investimet publike në vend.

Presidenti i Republikës shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetjes së projekteve për Bashkinë e Pogradecit dhe e konsideroi të papranueshme politikën diferencuese të investimeve publike midis njësive të ndryshme vendore.

“Qytetarët e vendit duhet të trajtohen dhe shërbehen njëlloj dhe me të njëjtat standarde”, theksoi Nishani gjatë këtij takimi.

Presidenti i Republikës sugjeroi që administrata e kësaj bashkie të vendosë kontakte më të drejtpërdrejta me donatorë të huaj që mund të ndihmojnë në mbështetjen e projekteve zhvilluese dhe përmirësimit të shërbimeve që duhen ofruar për qytetarët.

5 komente në “Ndodh për herë të parë, kryebashkiaku i Pogradecit ankohet te Nishani për fondet. Filloi fushata…?!”

  1. Muti nuk behet lakror says:

    Qoft ky kungulli i Pogradecit si dhe ajo dhija e Shkodres po e shikojne veten se jane te deshtuar nga premtimet qe bene dhe tani po mundohen tja faturojne qeverise.

  2. Zymbyli says:

    Hahahah. Ky kryebashkiaku ka KAPRIN, atje ku nuk jepet asnje kupon tatimor dhe ku shkelen tere rregullat e qyteterimit. Tere bizneset I ka te vetat dhe I ka bere si te Bashkise. Asht hajdut more vella, koke e kembe, me tere familjen mokrare qe perfaqeson.

  3. Ivani i madh says:

    Pse ankohesh ne emer te pogradecarve ky alabak k/bashkie Kapri qe i ka ndaluar nga plazh e bllokoi zonen e plazhit perballe qytetit me shallzone duke mos i lene asnje pjese qytetareve ku mund te pushonin. Ku ne asnje vend te Europes nuk i behet nje pa drejtesi e tille qytetareve qe e votojne k/bashkiakun e tyre duke i zene me biznes privat si shallzone e ketij te pa afti qe ka leshuar te nipin si sekser per te mbledhin perqindjen e tij. Po te vesh ne Athine ne gjithe pjesa perballe saj qe nga Pali Falorja deri ne Vulgamen nje hapesh prej 10 – 15 ky eshte publike me periashtim te 1%te vogel privat. Tani cfare kerkon ky trap qe ankohesh tek ky presh i presidences qe vetem celsat e kashtes ka se ato te presidences i mban pronari i tij Berisha. Besoj se te gjithe qe pushuan kete vere ne Pogradec kete vit e pane punen e ketij sharlatani pa shtylle kurizore e bindje politike qe pogradecaret e njohin mire duke u hedhur sa te njere tek tjetra parti e cfare mund te presen qytetaret prej tij vetem vjedhje, mashtrime e idiotizmat e sharlatani

  4. LORA says:

    E paska gjetur “kauzen” e politikberjes nahija shqup-se,,,,,pikerisht ate per te cilen n’a “merakosej” edhe besnik mustafaj,diskriminimin qe beka Qeveria ne shperndarjen e fondeve per njesite vendore !!!!!!!U qofte e hajrit kjo kolloqithje e re, e denje per tu konsumuar ne komunitetin e qorrave dhe handikapateve,,,ku padyshim ben pjese edhe mender-presidenti rrota e jarit.
    TUNG.

  5. kamen says:

    nuk eshte kungull ska cte beje kur kryeministri i thote , s, ka fonde po nuk erdhe me p.s z. Rama jepi fonde se PS ka aq Edi sa dhe ti i teperon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje