FOTOT/ Shpërthen dhuna në Dibër. Përgjaket administratori i komunës Tomin, 56 vjeçari Nuri Meda

8 Shtator 2016, 22:48Politika TEMA
FOTOT/ Shpërthen dhuna në Dibër. Përgjaket administratori i

Shtabi Elektoral i kandidatit të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama denoncon ngjarjen kriminale të ndodhur pak minuta më parë në fshatin Pilafe. Militantë të Partisë Demokratike kanë dhunuar barbarisht administratorin e komunës Tomin, 56 vjeçarin Nuri Meda në një kohë kur ai ishte në kryerje të detyrës së tij. Meda ndodhet aktualisht në Spitalin e Dibrës në gjendje të rëndë.

Dhunimi është kryer në kohën kur disa eksponentë të Partisë Demokratike me në krye Dritan Selishtën dhe grupin e kordinuar nga Agron Kuliçi ishin në veprim duke shpërndarë para për të blerë vota. Të kapur në flagrancë ata kanë goditur barbarisht administratorin e komunës Tomin.

Ky akt dhune vjen në vazhdën e presioneve dhe shantazheve që deputetët e Partisë Demokratike, militantët e saj dhe deri kryetari i kësaj force politike Lulzim Basha po ushtrojnë prej dy javësh në të gjitha njësitë administrative të Bashkisë Dibër.

Dhunuesi është Dritan Selishta, militant i PD-së.

Ai është marrë në mbrojtje nga deputetët demokratë, të cilët nuk e dorëzojnë tek policët.

6 komente në “FOTOT/ Shpërthen dhuna në Dibër. Përgjaket administratori i komunës Tomin, 56 vjeçari Nuri Meda”

  1. Azio says:

    Ky akt eshte nje krim I organizuar.
    Prandaj organet e drejtesise,policia ,prokurorija,hetuesia dhe gjykatat te vihen me njehere ne veprim.
    Se pari te thirret Lulzim Basha ne prokurori,te arrestohen kreu I PD ne Diber,ai i zones se fshatit Tomin,Agron Kulicaj dhe te tjere qe kane dore ne keto akte kriminale.
    Kjo eshte e vetmja menyre per te ndalur krimet nga kriminelet e mesiperm.
    Vetem keshtu mund te zhvillohen zgjedhje te lira, e populli I Dibres ta ndjeje vehten te qete.
    Mos hezitohet te behen realisht keto arestime,ne qofte se duam qetesi e rregull ne zgjedhje

  2. Dr says:

    Hajde cbehet more,Afghanistan esapi

  3. Kulici i Saliut says:

    Arrestoni Bashen. Urgjent!

  4. Tralala says:

    Cfare do presesh nga kryqezimi I urise per pushtet me ashpersine maloke? Dhune, dhune, dhune. Dhe kjo per nje Kryetar mes malesh. Po per Kryetar Qeverie? Njerez, Hapni syte!

  5. Shpetim says:

    C’eshte kjo qe deputetet e PD nuk lejojne t’ja dorezojne policise dritan Selishten? Ne rastin konkret deputetet jane ne thyerje te zbatimit te ligjit dhe policia duhet te tregoje dhembet e saje dhe t’u tregoje ketyre palo deputeteve ligjin. Asnje nuk del mbi ligjin. Shteti te veproje, te arrestoj Kulicin, dhe bluzat e zeza qe kerkojne te destabilizojne vendin. Kush jep para ne shkembim te votes te denohet pavaresisht kujt kampi eshte.

  6. Vlonjati says:

    PD e ngriti ushtrine me paramilitaret e saj ne Tirane me emrin A Hajdari.Si nuk ju vjen turp juve te PS qe kerkoni akoma viktima te pafajshme per te argumentuar gabimet e huliganeve 25 vjecare te PD.Cila na qenka kjo parti qe na mer ne mbrojtje kriminelet.Po keta buracaket e PD pse mshifen ne selite e PD.po dilni o trima hapur ne mbrojtje te vjedhjes se votes.Me te gjitha strukturat pergjegjese per ruajtjen e ketij procesi jemi shume te pakenaqur.Z Rama sa do durojme paudhesite e klaneve kriminale te PD.Akoma nuk eshte lare gjaku i deshmoreve te demokracise ne bulevardin Deshmoret e kombit.Thote Sala:Ti kemi thyer turinjt 100 here dhe prap do ti thyejme.Petgjigju nga vlora ashtu sic dine vlonjatet:o Sali ule koken se vlora te q… Motren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje