Dyndje të forta drejt Dibrës, qytetit të vogël verilindor, i cili është kthyer në “Kryeqytetin” e politikës dhe përplasjeve të forta në këto ditë boshe për nisma politike.
Nuk rreshtin së vërshuari nga Tirana, nga Kamza, nga Laçi, Burreli dhe Bulqiza njerëzit në mbështetje të dy kandidatëve për kryetarë bashkie, duke e kthyer në fushë beteje Bibrën.
Ku nuk mungojnë figurat e larta të policisë së kohës së Berishës, deri ish-zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Agron Kuliçi, i shoqëruar nga një pjesë e grupit “çiftelia” që shpallën të vdekur dikur “aksidentalisht” Kosta Trebickën, paketuesin e Gërdecit e deri tek ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Gjunkshi me shpurën e ish-oficerëve që janë të liruar nga FA.
Ka ish-deputetë, ish-zyrtarë të mbetur pa poste, njerëz që shpresojnë të kthehen në politikë, deputetë dhe zyrtarë të PD, por dhe të institucioneve shtetërore që mbahen në punë nga PS që popullojnë Dibrën.
Aq shumë është mbipopulluar me deputetë dhe eksponentë të lartë partie dhe forumesh rinore, sa është gati mision i pamundur gjetja e një hoteli.
Këtë “hall” e kanë dhe vetë deputetët, të cilët me urdhër partie do të angazhohen pothuajse të gjithë në terren të dielën e zgjedhjeve lokale.
Ata do të nisen që të premten, ditë kur janë dhe mitingjet përmbyllëse të fushatës, me praninë e 2 kryetarëve të partive, ndërkohë që do të mbeten andej, duke krijuar precedent të rrezikshëm për përplasje deri fizike.
Në orën 11:00 mblidhet PS , ndërsa në orën 15:00 PD. Pikërisht gjetja e një dhome për t’u akomoduar ka qenë tema kryesore e bisedave jashtë seance të ligjvënësve këtë të enjte.
Kjo pasi 4 hotelet në Peshkopi janë të tejmbushur. 1 është zënë nga PS, “ Korabi” dhe 3 nga PD, “Veri” ku është akomoduar dhe vetë kryedemokrati Basha, “Plaza” dhe “New York”.
Në zonë ka dhe disa hotele të tjera të tipit ”konvikt”, por me kushte të papërshtatshme për kategorinë e deputetëve.
Në këto zgjedhje PD ka angazhuar dhe forumet e saj, një ndër to grupimi “Azem Hajdari” i konceptuar enkas për ruajtjen e votave.
Pd te shkojne ne hale te gomareve kjo eshte zgjidhja
Mbeturinat e fundit te qe polli sali-krimineli po japin shpirt Llumi do filloje te pastrohet pas se dieles
POSHTE pd
Ceshte kjo marezi e poitikaneve shqiptare, me keq akoma e udheheqjes te PD, me ne krye Lulezim Bashen, qe ka nje muaje, ska lene deputet e ishe kuadro shteterore pa cuare ne Peshkopi, vetem e vetem, te genjene e mashtrojne sa me shume, me premtime e zotime qe as vete si besojne ato qe thone. Kure dote mesohen qytetaret shqiptare, qe keta kollovare, qe mashtrojne e premtojne gjera ne hava, ti zere me dru dhe tu tregoi rrugen nga kane ardhur. Takimet me qytetaret u takon ti bejne vetem kantidatet per kryetare bashkie,jo kollovaret qe diten e neseme te votimit ikin dhe se kethen koken mbrapa per mashtrimet qe lene pase. Keto jane veprime antidemokratike, bile dhe te denushme. Turpe per PD, qe spaska lene, pa mara edhe persona te diskredituar dhe akuzuar, per vjedhje, si XHelal Meziun, persona te shkarkuar nga detyra, apo figura te larguar nga ushtria e policia, si gjeneral GJinshi,apo Kulici. Turp, per PD, qe pretendon te vi ne pushtet. i lini te qete qytetaret te gjuukajne e zgjedhin vete, se kujte duhet tja japin voten. Mose ua impononi, se jemi ne shekullin e 21.
jane ngritur banda e 21 janarit dhe trafikantet e lazaratit dhe tradhetaret e shitesit e detit te fitojne zgjedhjet ne diber me ne krye banditin lul basha flamur noka agron kuliçi pseudonimi shefi do te vije dita o kuliq ne qoftese ka jete ne toke
Kjo eshte vertete nje marrezi shqiptare. Por dua te theksoj dicka domethenese. Ndersa PD I mban njerezit e saj si kur eshte ne pushtet ashtu edhe ne opozite, PS I shet njerezit e saj ne cdo moment. Shembulli me I qarte eshte Ministria qe drejtohet nga Mimi Kodheli e cila ne cdo rast promovon njerezit e Arben Imamit e te gjunkshit qe eshihni sot ne krah te Bashes. Edhe ne MM e SHP jane te njejtet njerez qe cdo dite riten, marin detyra e grada. Time for change Mimi
Si mund ti jepet vota kesaj shpure kriminale te PD qe e shkaterruan kete vend oer 25 vite rresht.PD eshte parti e kriminalizuar qe duhet te shporret nga faqja e dheut. Cfare jane gjithe ato njerez qe e katandisen kete vend mos me keq qe jane turrur per te marre nje cope pushtet per te vazhduar vjedhjen e vendit.Ne hale te vene te gjithe ata njerez qe si motiv te jetes se tyre paten vetem mashtrimin, vjedhjen dhe poshtersite.