SKANDALI/ Si i ka trukuar ndeshjet e Skënderbeut, Ridvan Bode

9 Shtator 2016, 18:38Sport TEMA

Në raportin e UEFA-s për trukimet e ndeshjeve të Skënderbeut, që përbëjnë një skandal, përmendet edhe emri i Ridvan Bodes.

Sipas raportit, ish-ministri Bode ka ndërhyrë ose ka influencuar në ndeshjet që Skënderbeu ka luajtur me Dinamon e Tiranës.

Këtë, sipas raportit e ka konfirmuar edhe trajneri i Dinamos së asaj kohe, Luis Manuel Blanco.

Gjithashtu, raporti  thotë se tri ndeshje mes Dinamos dhe Skënderbeut kanë qenë nën hetim.

E fundit, ajo e datës 15 prillit të vitit 2011 është trukuar për qëllime fitimesh në baste.

Gjithashtu, raporti shkruan se Bode ka shfrytëzuar lidhjet e tij me presidentin e Shkumbinit (Dashamir Sula), që ishte dhe deputet.

Ndeshjet mes këtyre dy skuadrave janë të trukuara.

6 komente në “SKANDALI/ Si i ka trukuar ndeshjet e Skënderbeut, Ridvan Bode”

  1. Nave Na says:

    Nuk ka mundesi , deputeti I Peqinit dhe Ridvan Bode jane heronjte e damakracise, ky asht nje sulm I I nteranacionales Kamuniste kunder islamit e baba Saleh berishit! Me nave na fitojne te gjithe!

  2. kosta dhembeli says:

    si i ka bere pasurite ky ish minister? i zoti per te vjedhur

  3. Baxhanaku says:

    Vetem vila qe ka ne bregdet,afer Kavajes i ka kushtu 520 mije euro ,te tjerat bejne pjese ne perandorine ekonomike ,qe vleresohet si me i pasuri i rajonit.

  4. Tedi says:

    Po te kujtoni ne ato vite, futbolli ne korce nuk ka qene ne keto nivele.
    Bravo i qofte ketij zoterise qe me deshiren e madhe per te ngritur kete sport ne keto nivele qe eshte tani, ka afruar disa nga biznesmenet me te fuqishem te kohes.
    Turp i madh te perziesh nje njeri me deshiren e madhe per te ndihmuar.
    Nje koment per kete kosta dhembeli:
    Pasuria e ketij njeriu qendron ne thjeshtesine e tij, por me thuaj se nje njeri qe ka 25 vjet pune ka ngritur nje pasuri dhe per kete njeri nuk pyesim se si e ka krijuar ate.
    Kurse ne pyesim qe nje njeri qe vetem deputet ka 20 vjet dhe minimumi 8 vjet minister financash nuk ka te drejte te kete pasuri?
    Po jemi qe na pelqen te meremi me shpifje.

    TURP

  5. Skenderbeu dixhital says:

    Seksi dhe trukimet detyrimisht behen nga dy persona ose dy grupe. Atehere ata qe jane trokuar ose kane trokuar Skenderbeun jane pa faj? Simbas jush i gjithe futbolli Shqipetar eshte nje kazino dhe jo nje loje futbolli. Po ne kemi pare dhe ndeshje te bukura dhe plot deshire per fitere? Po ndeshjet e kampionatit Europian te trokuara ishin? Mosni mor burr se na e zvordhet te vemen gje qe mbureshim si Shqiptare!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje