Alvaro Morata ka folur pas ndeshjes që Spanja fitoi me Lihtenshtejnin duke vlerësuar rivalët në grup.
Sulmuesi i Realit shënoi dy herë kundër amatorëve të Lihtenshtejnit, por e di që sfidat më të vështira janë duke ardhur.
Ai është shprehur i lumtur që Kielini mori karton të kuq dhe shpjegon arsyen.
“E kam shumë mik dhe e falenderoj për shumë gjëra që më ka mësuar. Por të them të drejtën u gëzova pa masë kur mora vesh që kishte marrë karton të kuq. Që kur u hodh shorti Kielini më kërcënonte për ndeshjen Itali-Spanjë. Kaviljet e mija janë shumë të lumtura për faktin që ai nuk do të jetë në fushë”, thotë Morata për mediat italiane.
Ai ka folur edhe për rivalët duke vlerësuar kombëtaren kuqezi.
“Italia dhe Shqipëria janë dy transfertat më të vështira në grupin tonë. Duhet të përpiqemi të marrim maksimumin”, tha sulmuesi i Realit.
Spagna, Morata: “Chiellini espulso? Ho vissuto un momento di felicità immensa quando l’ho saputo”