Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi shprehet se ndeshjen me Maqedoninë e fitoi për 15 minuta. Në një intervistë për TVSH-në menjëherë pas ndeshjen ai tha se pjesa e parë ishte më e mirë për ekipin e tij.
“Mund të thuhet se Maqedoninë, e mundëm në 15 minuta. Mund ta ndajmë në dy pjesë, në pjesën e parë luajtëm disi mirë e pastaj ishim shumë të ngadaltë”, tha De Biazi.
I pyetur nëse e mori me frikë Maqedoninë, ai tha:
“Jo, Maqedonia është ekip shumë i mirë, ka teknikë që nga mesi i fushës e lart janë shumë të rrezikshëm. Në 15 minutat e mbetura u vu në vështirësi por është një ekip që duhet patur gjithmonë kujdes”.
Sa ka fjetur mbrëmë De Biazi dhe sa herë e ka parë ndeshjen?
Nuk fjeta shumë se shkova në shtrat në orën 2, por e kam riparë ndeshjen e djeshme dhe të gjitha të tjerat e Maqedonisë për të parë se ku mund të sulmonim sot.
A mundet ta fillojë Shqipëria me këtë formacion, këtë të 15 minutave të fundit?
Po, pse jo. Ekipi mund të luajë në mënyrë të tillë, por edhe dje, kishim një mesfushor si Hyka, bëri fillim të mirë, por deri sa stakoi trurin nga ndeshja aty filluan problemet.
Është një ndeshje që luhet në dy ditë, është diçka e çuditshme. Është e vështirë që ekipi të luajë këto 15 minuta me intensitet. Për më tepër që është një kundërshtar i rrezikshëm. Është e vështirë për të karikuar skuadrën për 15 minuta?
Nuk ishte e vështirë për të karikuar skuadrën pasi bëmë një ndeshje të parë shumë të mirë dhe një pjesë të dytë që nuk luajtëm siç duhet.
Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë dhe i gëzohemi kësaj fitore sepse jemi në vend të parë me Italinë dhe Spanjën. Ndërprerja e ndeshjes shkoi në favorin tonë? Tani mund të themi që na bëri nder, sepse e fituam ndeshjen.
Por futbolli është i paparashikueshëm. Por duke parë mënyrën si po luanim në pjesën e parë askush nuk mund të mendonte se do luanim në pjesën e dytë dhe Maqedonia do na vinte për fund”, vazhdoi De Biazi.
Kemi ne lojtarë për 3-5-2?
Ne i kemi lojtarët e duhur për të luajtur me sistem 3-5-2. Mjafton të kemi 3 qendërmbrojtës. Kemi edhe Agollin, Lenjanin, Hysajn dhe Roshin. Maqedonia ka luajtur me katër mbrojtës gjithmonë, ndërsa mbrëmë me pesë.
Keni ndryshuar skemën 60 minuta para ndeshjes?
Po. Sot ishte një vepër shekspiriane.
Ti sot ishe regjizor. Nga dje dhe sot çfarë ndryshove?
Jam munduar që të ndryshoj mentalitetin e fituesit, që të mos kënaqemi me veten dhe të kërkojmë maksimumin.
Cila të shijoi më shumë, fitorja me Serbinë në CAS apo kjo me Maqedoninë? Cfarë do presim në këtë edicion?
Mua më shijojnë më shumë fitoret në fushë sesa ato në salla gjyqesh. Ndeshjet më të vështira do jenë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihteshteinit.
Sepse me Spanjen dhe Italine nuk do kete ndeshje praktikisht. Nuk i “shperfill” por eshte realist. Ca te beje qe lojtaret ja futen gjumit.
Shqipot po gezojne, se munden lagjen e tyre, maqedonine
E KAM THENE ME KOHE, DHE PO E THEM DHE TANI. JEMI ME FAT QE KEMI DE BIASIN. I VETMI GABIM I DE BIASIT QE KA BERE DERI ME SOT, ESHTE SE THIRRITI VESELIT NE EVROPIAN, DHE JO GJIMSHITIN.
DHE NGA KY GABIM, SHQIPERIA PAGOJ KUNDER FRANCES.
POR DE BIASI ESHTE VERTET NJE SUPER TRAJNER DHE TAKTICIENT I MIRE NE FUTBOLL.
si me veselin si pa veselin franca njesoj do të pallonte
Veseli esht me i mire se Gjimshiti
Ai duhej ta kushte futur Veselin sot
Kam qene 2 metra nga Igli Tare ne ndeshjen e Frances.Ai menachon Veselin.Telefonoi dike kur hyri Veseli dhe i tha ne Italisht;Ai hyri ne loje,po ben paraqitjen e pare me Shqiperine.Veseli u mor per para ne Europian po nuk krahasohet me GJIMSHITIN qe eshte e ardhmja e mbrojtjes tone.
O xha Gani kam nje pyetje :
C’mendim ke per penalltine e pa akorduar per Maqedonine ne fund ?
Turp edhe per regjine shqiptare qe transmetonte , asnjehere nuk e perseriti ate rast.
Akoma vazhdojne te na pelqejne fitoret me paterica !!!!!
Dhe xha Ganiu flet sikur kushedi se cfare loje beme dhe kushedi se me ke fituam , me vendin e 120 ne renditjen e FIFA-s.
Dhe kjo ndeshje tregoi perseri qe Ganiu nuk di te ndertoje nje skuader sulmuese. I pelqen te luaje vetem me skuadra ku mund te aplikoje skemen e vet te parapelqyer : Parkim autobusi para porte. Por kur skuadrat qe ka perballe si Maqedonia e aplikojne vete kete skeme , skuadra jone nuk di se cfare te beje ne fushe. Madje edhe golin ua dhuron vete kundershtareve.
de biasi kurrsesi nuk hidhet poshte , por ke nje te drejte te pa kundershtueshme, kur ne luajme ne mbrojtje dhe ato ne mbrojtje me iku petlla pjesen e pare thoja pse nuk bojne gol ishin shume te dobet ,por gironim topin ne fushen tone ,nuk pame nje korrne nje goditje ansore ,pse nuk bone gola nuk kuptohet
Sepse nuk ishte penallti Liku. Nuk kam ndonje konsiderate te mire per De Biasin dhe formacionin e tij pervec ndeshjes me Rumanine por ajo penallti nuk ishte. Shikoje disa here ate rast dhe do bindesh qe lojtarit nuk i eshte prekur asgje vecse topi.
Penallti e sateme.
O Tomi , kam ca pyetje :
– Nese ai rast penalltie do ishte per ne , cfare do kishe thene ? Besoj do kishim diskutuar e share arbitrin nja 1 muaj per ate rast. ( U pa qarte qe lojtari maqedonas ishte me afer topit , lojtari yne nderhyri nga prapa ).
– Pse regjia shqiptare nuk e rintrasmetoi asnjehere ate rast gjate transmetimit , nderkohe qe rastet e tjera I jepte 4-5 here.
– A I shikon kampionatet e huaja ? Sa penallti si ajo jepen ?
Shqiperise nuk iu dha penallti dje nese te kujtohet.Nderhyrja ne zone ishte e paster per top. De Biasi ska faje per penallti.Mos harro qe ne kishim edhe 1 rast te paster ne shtese. Nqs shikon statistikat ne kishim 67% mbajtje topi. Ata parkuan autobuzin, ne shenuam heret,beme 1 gabim me Kukelin dhe per pak e paguam. De Biasi nuk eshte ne diskutim.I vetmi qe beri grup me te rinj,ndryshoi mentalitetin dhe na coi ne europian.Me vjen keq qe po te shaj por je 1 bole.Nuk te shava per debat:)
me lojtare 10 minutsh si hyka xhaka bala ne formacion titullare nuk shkohet ne asnje ndeshje keta duhen per minutat e fundit te shteses
lenjani memushaj roshi duhet te jene titullare loja ne krah gjithmone i ka dhene fitore albanise
TEKNIKA E GANIUT LEN PER TE DESHIRUAR , CUNAT TANE JANE SHUME TE MIRE ,POR KY GANIU NUK PO I PERPARON .
Mund te kishin bere golin e trete ndaj Maqedonise ne minutat e fundit nese nuk do ishin treguar egoiste dhe te gjuanin vete. Gjithmone tregohen egoiste kur jane afer portes. Kjo tregon amatorizem nga lojetaret.
Normale,jemi ne javen e Shen Terezes,fati eshte me skuadren shqiptare !
Spanja dhe italia do na shembin kërbishtin. ndersa ti debiaz falëndero arbitrin që nuk i dha penalltinë maqedonisë.
mire njehere per neve fati , e mbani mend sa here e kemi ngrene ne fund,,
dolet ju legena qe s’merrni vesh nga futbolli edhe hiqeni si patriota te thekur e po beni komente per de biasi-n apo stafin e tij.
po cfare doni ju me shume nga ky tranjer qe na coj ne evropjan, po te ben qe te ndihesh skuader edhe i barabarte me shume kombe te tjere ???
apo keni ndonje tranjer, mjeshter klubesh rakie per te drejtuar kombetaren………bythecer me lopate qe nga veriu deri ne jug. qepeni gojen edhe behuni realista.
Ndeshje e dobet, c’do gje qe mund te behej gabim u be: formacioni i zgjedhur keq, vendosja ne fushe akoma me keq, pa nje ide se si do te fitohej ndeshja. Pjesa e pare me nje Chance baraz nje gol dhe kaq. Pjesa e dyte nje katastrof e vertet. Ndeshja u fitua me fat. Ne vazhdojme te vuajme akoma syndromen e inferiorit.
Shpresojm ndryshim te shpejt.
Ka ketu qe diskutojne sikur ne jemi ne eliten e futbollit boteror.Ne fituam dhe kjo ka rendesi per ne trajneri eshte adapt per kete ekip dhe kjo nuk duhet diskutuar.Ne nuk mund te themi qe do te fitojme kunder Italise dhe Spanjes por ne nje ndeshje mund te ndodh gjithcka.Smund te matemi sepse mendoni qe futbolli i tyre eshte niveli me ilarte i mundeshem si investim ashtu dhe si infrastrukture apo nivel kampionati qe eshte e kot ta permendesh,prandaj ndeshjet tone do te jene gjithmne te tilla te pasigurta dhe me supriza.Stabiliteti nuk vendoset me nje kualifikim ne evropian duhen vite dhe shume pune per te bere.
Z.De Biazi ,mendoj qe duhet zevendesuar ,te njejtin gabim beri me Gashin qe nuk dha rezultat ne kampionatin Europian ,pa pergatitje fizike ,nderkohe qe Bala ,me karakteristika te shkelqyera fizike dhe teknike ,qendron ne stol rezerve ,me duket qe De Biazi nuk ka vizion per lojtaret dhe kombinimet midis tyre !