FSHF hap dyert e “Loro Boriçi”-­t për ndeshjen me Maqedoninë: Sot ejani pa biletë!

6 Shtator 2016, 09:21Sport TEMA

Një lajm tejet i gëzueshëm vjen për të gjithë tifozët shqiptarë disa orë para luajtjes së pjesës së mbetur të derbit ballkanik, Shqipëri-­Maqedoni.

FSHF bën me dije se 15 minutat e mbetura të takimit, i cili u ndërpre nga stuhia dhe rrebeshi i shiut, do të ndiqen falas dhe pa bileta, si për ata që kanë paguar ashtu edhe për të tjerët që nuk kanë qenë mbrëmë në stadiumin “Loro Boriçi”.

“Sot në stadium, hyrja e lirë.

Të gjithë tifozët të cilët dëshirojnë të ndjekin pjesën e mbetur të ndeshjes Shqipëri­Maqedoni, janë të ftuar ta ndjekin atë nesër në orën 14:00.

Hyrja do të jetë e lirë për të gjithë, si për ata që kanë qenë të pajisur me biletë, ashtu edhe për të tjerët që dëshirojnë të vijnë.

Ju ftojmë të mbështesni kombëtaren tonë në atë pjesë të mbetur ankthi.

Ti mbështesim djemtë tanë, për një fitore të dëshiruar nga të gjithë”, thuhet në njoftimin e FSHF­-së.

1 komente në “FSHF hap dyert e “Loro Boriçi”-­t për ndeshjen me Maqedoninë: Sot ejani pa biletë!”

  1. kashi says:

    sot apo neser??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje