“Hajmalia” Balaj dhe thyerja e “mallkimit”, Shqipëria shijon fitoren në minutat e fundit!

6 Shtator 2016, 15:02Sport TEMA

Në historinë e viteve të fundit Shqipëria gjithmonë ka pësuar në fund duke i cilësuar këto minuta si një “mallkim”.

Kështu ka ndodhur me Portugalinë, me Serbinë, në Europian me Francën etj.

Por më në fund Shqipëria provoi shijen e ëmbël të fitores në minutat e fundit.

Goli i Balaj ka një simbolikë të veçantë.

Dy vjet më parë ai i shënonte Portugalisë në fitoren 1 me 0 duke nisur kështu aventurën që do të na çonte në Euro 2016.

Pas dy vjetësh ai i shënon Maqedonisë.

Le të shpresojmë se është një ogur  i mirë për Botërorin 2018 në Rusi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje