Boshnjaku fiton skedinën me golin e Bekim Balës

6 Shtator 2016, 23:37Sport TEMA

Një qytetar nga Bosnjë-Hercegovina fitoi gati 15 000 euro, pasi rrjeta e Balës ia nxorri fituese, skedinën që kishte vendosur

Falë lojrave të fatit, ndeshja Shqipëri-Maqedoni nuk kënaqi vetëm tifozët kuqezinj. Një qytetar nga Bosnjë-Hercegovina fitoi gati 15 000 euro, pasi rrjeta e Balës ia nxorri fituese, skedinën që kishte vendosur.

Nje qytetar i Bosnje-Hercegovinës fitoi 14 500 euro fale golit te Bekim Bales, që ia bëri skedinën fituese.

Më të lumtur Bekim Bala bëri shqiptarët, por gjithsesi, jo vetëm ata.

Një thirrje e fuqishme pas rrjetës së shkodranit u dëgjua edhe në një pikë bastesh në Bosnjë-Hercegovinë.

Aty, në qytetin e vogël Çitluk, një qytetar fitoi një shifër jo të vogël, falë golit shqiptar, që ia nxorri skedinën fituese.

Ishte vetë kompania e basteve, “Premier Sportska Kladionica”, që bëri me dije atë që ndodhi.

Lista e ditës. Një lojtar priti Shqipërinë për 29 000 marka të konvertueshme, dhe goditi në shenjë.

Shifra e 29 000 markave nuk është aspak e vogël, pasi kthehet në 14 500 euro, siç sqaron media serbe B92.

Ajo, madje, poston edhe faksimilen e skedinës së qytetarit boshnjak, që me siguri thuajse të plotë duhet të jetë kroat, pasi 99 për qind e banorëve të Çitlukut janë pikërisht me këtë kombësi.

Diçka krejt e veçantë, por sidomos nëse mëson edhe se skedina që u fitua falë golit të Balës, kishte 20 ndeshje, të cilat ishin gjetur që të gjitha, ndërsa për të ishte paguar vetëm 1 markë e konvertueshme, pra gjysmë euro

2 komente në “Boshnjaku fiton skedinën me golin e Bekim Balës”

  1. Emfi says:

    Po ku e mesove ti o i uruar qe boshnjaku fitoi 15000 dhe pak me poshte 14500 o baxhelle qe te lane ty ke shkruash kete artikull idiote

  2. Shqipe says:

    Bravo…….filloni cuna luani lloto…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje