Shqipëria kishte pothuajse 15 minuta për të mbyllur llogaritë me Maqedoninë praktike dhe për të siguruar tri pikët e para në rrugën drejt kualifikimit në fazën finale të Botërorit 2018, që do të zhvillohet në Rusi.
Ndeshja e djeshme u ndërpre në rezultatin 1-1 për shkak të një stuhie shiu në stadiumin ”Loro Boriçi”, në Shkodër, që ishte aq e fuqishme sa arbitri dhe lojtarët mezi i mbanin edhe sytë hapur.
Skuadrës së stërvitur nga Gianni De Biasi i mjaftoi minuta e parafundit për të mposhtur rezistencën e maqedonasve, firmosur nga Balaj në minutën e 89-të, me një devijim me kokë të krosit të Memushajt nga e majta, për të mbyllur llogaritë dhe për t’iu bashkuar Italisë dhe Spanjës në krye të grupit G.
Sadiku i kaloi në avantash shqipëtarët pas nëntë minutave lojë, ndërkohë që Alioski barazoi në të 51-tën minutë.
“Mund të thuhet se Maqedoninë e mundëm për 15 minuta. Kjo ndeshje mund të ndahet në dy pjesë… Sidoqoftë Maqedonia është një skuadër e mirë, e krijuar nga lojtarë shumë të rrezikshëm, sidomos duke filluar nga mesfusha dhe sulmi”, thotë Gianni de Biasi.
Shqipëria po ndjek ëndrrën e ndaluar të kualifikimit në një kampionat botëror, pasi bëri të vetën kualifikimin në një kampionat evropian si ai i Francës, ku humbi dy ndeshje, kundër Zvicrës dhe Francës, dhe fitoi kundër Rumanisë.
Më 6 tetor, Shqiponjat do të ndeshen në Lihtenshtejn, që dje u shpartallua nga Spanja e Lopeteguit (8-0) dhe mund të shfrytëzojë takimin Itali-Spanjë që mund të dalë në barazim për t’u renditur në krye të grupit.
Edhe kjo do të ishte një fitore e vogël për Shqiponjat.
Pastaj na vjen Spanja dhe pastaj ja fusim dhe asaj
Nese vertet ndodhe qe ja fusim edhe Spanjes,si teorikisht edhe praktikisht shkojme ne vendin e pare me 9 pike.
Portugalia humbi mbreme,Hollanda barazoj,Franca barazoj,argjentina barazoj me venezuelen,Pra sot ska me ekip te madh apo te vogel.
Luxemburgu i shenoj 3 gola Bosnies.Shqiperia duhet ti marri cdo ndeshje individuale,duke menduar vetem per veten e saj.Pastaj ne fund te behet cte behet.
Pse eshte bere zakon te thuhet ” ne te 51-ten minute” e degjoj kete shpesh edhe nga komentatoret tane te famshem qe perpiqen te imitojne komentatoret e huaj. Ore gazetare, komentatore jo cdo gje kopjohet, sidomos e folura ne gjuhen shqipe. THUHET NE MINUTEN E 51-te. NESE NUK E KAM GABIM.
Nuk eshte gabim te zgjedhesh te flasesh ne ligjerate te zhdrejte .Por jam plotesisht dakord me ty qe eshte E BEZDISSHME dhe nje lloj MAJMUNLLEKU, sidomos prej njerezve injorante te çdo kategorie,edhe(sidomos) gazetare e politikane .Ta shpifin kur e fillojne fjaline me :-Une NUK MENDOJ qe… !!!-Ndoshta u duket vetja trendy, apo ndoshta e bejne sepse thjesht injorojne thjeshtesine e te shprehurit ne ligjerate te drejte dhe …SHQIP .E sigurte eshte qe duken injorante persa i perket te mesuarit qe i kane bere shqipes kur kane mesuar(?!) bazat e saj.